
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratuar një marrëveshje afatgjatë, për të vënë mënjanë, për t’i përdorur kur të jetë nevoja, përfitimet nga pasuritë prej qindra miliarda dollarësh të Bankës Qendrore Ruse në Evropë, të ngrira për shkak të luftës së Moskës ndaj Ukrainës, tha një zyrtar i Bashkimit Europian.
Marrëveshja, e arritur të hënën vonë, ka ende nevojë për miratim zyrtar, por shihet si hapi i parë drejt përdorimit të një pjese prej 200 miliardë eurosh (216 miliardë dollarë) të pasurive të Bankës Qendrore Ruse në Bashkimin Europian, për të ndihmuar Ukrainën të rindërtohet nga shkatërrimi rus.
Zyrtari, i cili kërkoi të mos identifikohej pasi marrëveshja nuk ishte miratuar ende ligjërisht, tha se blloku "do të lejonte fillimin e mbledhjes së të ardhurave të jashtëzakonshme të krijuara nga pasuritë e ngrira ... për të mbështetur rindërtimin e Ukrainës."
Se si do të përdoren të ardhurat do të vendoset më vonë, pasi të jenë shqyrtuar të gjitha mekanizmat ligjore dhe praktike.
Ajo çka e bën urgjente këtë hap është fakti që Ukraina po përpiqet të sigurojë qëndrueshmëri, ndërsa planet e ndihmës në BE dhe Shtetet e Bashkuara po frenohen për shkak të mosmarrëveshje politike, përfshirë mëdyshjet nëse aleatët do të vazhdojnë të ndihmojnë Ukrainën me të njëjtin ritëm siç bënë në dy vitet e para të luftës.
Udhëheqësit e BE-së do të takohen të enjten me shpresën se do të miratojnë një paketë mbështetjeje prej 50 miliardë eurosh (54 miliardë dollarë) për Ukrainën, ndërsa i vetmi që kundërshton është kryeministri hungarez Viktor Orban.
Në fillim të këtij muaji, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy bëri thirrje për një vendimmarrje "të fortë" këtë vit që pasuritë e ngrira në bankat perëndimore "të shkojnë për mbrojtjen kundër rusëve dhe rindërtimin" e Ukrainës.
Shtetet e Bashkuara njoftuan në fillim të agresionit rus se Uashingtoni dhe aleatët e saj kishin bllokuar qasjen ndaj më shumë se 600 miliardë dollarësh që Rusia mbante jashtë kufijve të saj, duke përfshirë afërsisht 300 miliardë dollarë fonde që i përkisnin Bankës Qendrore të Rusisë.
Që atëherë, SHBA-të dhe aleatët e saj kanë vazhduar të vendosin një sërë sanksionesh që kanë patur si objektiv kompanitë dhe elitat e pasura që kanë lidhje me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas një vlerësimi të fundit të Bankës Botërore mbi dëmin në Ukrainë, të publikuar në mars 2023, kostot për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e vendit do të jenë 411 miliardë dollarë gjatë 10 viteve të ardhshme, që përfshin nevojat për fonde publike dhe private.
Belgjika, e cila mban presidencën e rradhës të Bashkimit, po udhëheq bisedimet nëse do të konfiskohen pasuritë e Rusisë. Belgjika është gjithashtu vendi ku mbahen shumica e pasurive të ngrira ruse .
Ky vend po mbledh taksat mbi pasuritë. Kryeministri belg Alexander De Croo tha në tetor se 1.7 miliardë euro (1.8 miliardë dollarë) që ishin mbledhur nga taksat mund të përdoreshin për të paguar për pajisje ushtarake, për të siguruar ndihmë humanitare dhe për të ndihmuar në rindërtimin e vendit të shkatërruar nga lufta./ VOA
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim të ri p...
Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një ma...
Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që...
Vëllimi i ekonomisë së padeklaruar në Gjermani pritet të r...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet...
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar ...
Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vi...
Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanis...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën ...
Grupi militant, Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjë...
Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar viktimat e masakrë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...