Aksidenti me dy viktima në Cërrik/ Policia me reagim zyrtar
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po përgatiten për "veprime të shumëfishta" në përgjigje të një sulmi me dron nga militantët e mbështetur nga Irani, që shkaktoi vrasjen e tre ushtarëve amerikanë, "Kataib Hezbollah", një nga grupet më të fuqishme në Irak, njoftoi se po pezullonte të gjitha operacionet e tij ushtarake kundër forcave amerikane në rajon.
Presidenti amerikan Joe Biden tha të martën se ai ka vendosur se si do t'i kundërpërgjigjet administrata e tij sulmit me dron nga militantët e mbështetur nga Irani në një bazë amerikane në Jordani, në të cilin u vranë tre ushtarë amerikanë dhe u plagosën dhjetëra të tjerë të dielën.
"Po", tha Presidenti Biden para gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë të martën për një udhëtim drejt Floridës për mbledhje fondesh në Florida. Sulmi i së dielës ishte i pari që shkaktoi viktima në mesin e ushtarëve amerikan në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës Izrael-Hamas në Rripin e Gazës më 7 tetor.
Grupi Rezistenca Islamike në Irak, që mbështetet nga Teherani, ka marrë përgjegjësinë për sulmin në bazën pranë kufirit të Jordanisë me Irakun dhe Sirinë. Pentagoni tha se sulmi ka "gjurmët" e militantëve irakianë të grupit “Kataib Hezbollah”, mbështetur nga Irani.
Grupi "Kataib Hezbollah" të martën njoftoi pezullimin e operacioneve ushtarake kundër trupave amerikane në rajon.
I pyetur nëse ky reagim i ardhshëm amerikan me të vërtetë do ta frenonte Iranin, zoti Biden tha: "Do të shohim". Grupet e mbështetura nga Irani kanë kryer më shumë se 160 sulme ndaj objekteve ushtarake amerikane në rajon, pavarësisht sulmeve hakmarrëse nga Uashingtoni. Rebelët e grupit Houthi, një tjetër organizatë e mbështetur nga Teherani, kanë vazhduar gjithashtu sulmet e tyre me raketa dhe dronë kundër anijeve tregtare në Detin e Kuq, pavarësisht nga sulmet e shumta ajrore të Shteteve të Bashkuara ndaj sistemeve të tyre të lëshimit të raketave në Jemen.
Presidenti Biden nënvizoi atë që ai dhe zyrtarët e tij kanë thënë vazhdimisht, se Uashingtoni nuk dëshiron një zgjerim të konfliktit.
"Unë nuk mendoj se ne kemi nevojë për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme. Kjo nuk është ajo që unë po kërkoj", tha ai.
Është e vështirë të gjendet një reagim ushtarak, që do të frenonte sulmet e mëtejshme të grupeve të mbështetura nga Irani dhe njëkohësisht do të shmangte mundësinë e përhapjes së luftës në rajonin e Lindjes së Mesme. Duke folur me gazetarët në bordin e avionit presidencial “Air Force One”, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby tha se parimi udhëzues është degradimi i aftësive të grupeve për të sulmuar trupat dhe objektet amerikane dhe dërgimi një "sinjali të fortë për mbështetësit e tyre" në Gardën Revolucionare Islamike të Iranit.
"Presidenti do të bëjë atë që është e nevojshme për të mbrojtur trupat tona, objektet tona dhe sigurinë tonë kombëtare ... interesat tona në rajon", tha ai, duke shtuar se urdhri i Presidentit Biden do të jetë një "qasje me nivele të ndryshme" që mund të përfshijë "veprime të shumta"./ VOA
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradi...
Vendet e Bashkimit Europian kanë rënë dakord për të miratu...
Hamasi tha të martën se po shqyrtonte një propozim të ri p...
Gjermania, Holanda dhe Polonia nënshkruan të martën një ma...
Bordi elektoral i shtetit të Illinoit vendosi të martën që...
Vëllimi i ekonomisë së padeklaruar në Gjermani pritet të r...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogu...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se të martën...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha të martën s...
Britania e Madhe është e gatshme për ta njohur formalisht ...
Një video skandaloze është shpërndarë në mediat "onlin...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka uruar Talat Xhaferin,...
Avokatët e Hashim Thaçit kanë kërkuar të tërhiqen nga ...
Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka dhënë dritën jeshile ...
"Konfliktet ndodhin në botë dhe vendi duhet të mbrohet...
Ish-kryeministri pakistanez, Imran Khan, është dënuar ...
Gjendja e korrupsionit në Kosovë nuk ka ndryshuar gjatë vi...
Një bazë ushtarak amerikane në një zonë rurale të Jordanis...
Babai i Naim Murselit, Shaban Murseli ka dëshmuar para aut...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar të hënën ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...