Nesër provimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë/ Mirela Kumbaro paralajmëron maturantët
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë ...
Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro, bëri të ditur se janë ...

Kryeministri britanik Keir Starmer do të takohet me Presidentin Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë të enjten për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe lidhjet tregtare dypalëshe. Presidenti amerikan ka kërcënuar me vendosjen e tarifave ndaj Evropës dhe ka kërkuar që kontinenti të mbështetet më pak tek Uashingtoni për sigurinë e tij.
Përpara takimit, Presidenti Trump, i cili dëshiron që anëtarët e NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, përsëriti qëndrimin e tij se Evropa duhet të “fuqizohet”. Ai u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën se taksapaguesit amerikanë “nuk duhet të paguajnë më shumë sesa evropianët”.
Në atë që duket si përpjekje për të treguar pajtim me kërkesën e Presidentit Trump, të martën, Kryeministri Starmer njoftoi një rritje të papritur të buxhetit të mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar në 2.5% të PBB-së deri më 2027. Kryeministri Starmer tha se një vit më pas buxheti për mbrojtjen do të rritet në 2.6% të PBB-së.
“Kur të takoj Presidentin Trump, do të jem i qartë: dua që marrëdhënia mes vendeve tona të fuqizohet” u tha Kryeministri Starmer deputetëve në parlamentin britanik. Ai e quajti marrëdhënien me Uashingtonin “aleancën më të rëndësishme” të vendit të tij.
Kryeministri Starmer u tha gazetarëve të martën se rritja e shpenzimeve të mbrojtjes është një proces që ka filluar para tre vjetësh, pas fillimit të agresionit rus kundër Ukrainës më 2022. Rritja e shpenzimeve do të financohet duke ulur buxhetin e ndihmës për botën e jashtme. Kjo ndihmë tani do të jetë vetëm 0.3% e PBB-së.
Ai e pranoi se vendimi për të rritur shpenzimet e mbrojtjes ishte “përshpejtuar” ndërsa Presidenti Trump ka filluar takimet me Moskën, pa përfshirjen e Ukrainës, apo evropianëve dhe e ka bërë të qartë se po zvogëlon mbështetjen amerikane për sigurinë e Evropës.
“Presidenti Trump mendon se ne duhet të bëjmë më shumë dhe unë jam dakord me të. Këtë mendim kam edhe unë”, tha zoti Starmer. Ai shtoi se synon gjithashtu të rrisë më tej shpenzimet e mbrojtjes në 3% në një mandat të mundshëm të ardhshëm, i cili do të fillojë më 2029, pas zgjedhjeve të ardhshme.
Gjatë takimit me Presidentin Trump, Kryeministri Starmer do të bëj përpjekje të përforcojë qëndrimin se evropianët duhet të jenë pjesë e çdo diskutimi mbi luftën në Ukrainë, tha Gesine Weber nga Fondi gjerman Marshall.
“Do të ishte shumë e çuditshme të kishim një situatë ku barra ju kalon evropianëve, por jo përgjegjësia dhe reflektimet strategjike”, tha për Zërin e Amerikës zonja Weber.
Në vitin 2023, Shtetet e Bashkuara shpenzuan 3.4% të PBB-së për mbrojtjen, sipas të dhënave të qeverisë amerikane të përpiluara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve të Paqes në Stokholm.
Paqeruajtësit evropianë
Takimi i Kryeministrit Starmer vjen pas vizitës së Presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë të hënën. Presidenti francez ka propozuar krijimin e një force paqeruajtëse evropiane në Ukrainë si një garanci sigurie kundër një agresioni të ardhshëm rus, një plan që ka mbështetjen e Kryeministrit Starmer.
Sipas këtij skenari, Shtetet e Bashkuara “do të bënin më pak në kohë normale, por do të ishin të gatshëm të ndihmonin”, nëse shpërthen një krizë, tha për Zërin e Amerikës Michael O'Hanlon nga Instituti ‘Brookings’.
Mbetet për t'u parë nëse plani do të realizohet duke marrë parasysh interesat e ndryshme brenda NATO-s dhe Bashkimit Evropian, tha zoti O'Hanlon.
“Pyetja më e rëndësishme është nëse të dy udhëheqësit do të kenë marrëdhënie të mira? A kanë ata një vizion të përbashkët?” thotë ai për Presidentin Trump dhe Kryeministrin Starmer, sepse kjo mund të sinjalizojë paraqitjen e një strategjie perëndimore për t'i dhënë fund luftës, me mbështetjen e NATO-s.
“Nëse është kështu, atëherë ne jemi në një pozicion të mirë për të bërë përpjekje të promovojmë negociata mes Rusisë dhe Ukrainës”, shtoi ai.
Të mërkurën Presidenti Trump sinjalizoi se Ukraina duhet të “harrojë” anëtarësimin në NATO dhe se nuk duhet të presë shumë nga Uashingtoni.
“Unë nuk do të ofrojë shumë garanci për sigurinë. Evropa duhet ta bëjë këtë, sepse evropianët janë fqinji i tyre”, tha Presidenti Trump.
Përveç diskutimit me Moskën, Presidenti Trump kërkon nga Kievi arritjen e një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës dhe rimbursimin e fondeve të dhëna nga administrata Biden për të mbështetur përpjekjet e vendit për luftë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të takohet me Presidentin Trump në Shtëpinë e Bardhë të premten.
Kërcënimet me tarifa
Vizita është një sfidë për Kryeministrin Starmer pasi ai kërkon të balancojë interesat e Mbretërisë së Bashkuar me ato të aleatëve evropianë, ndërsa angazhohet me administratën e re të Shteteve të Bashkuara.
Ai do të dojë të sigurojë kushte të favorshme për Britaninë në rast të vendosjes së tarifave amerikane që mund të ndikojnë në eksportet britanike. Uashingtoni ka vendosur tarifa prej 25% ndaj çelikut dhe aluminit që importohet nga vendet evropiane. Presidenti Trump po kërcënon me vendosjen e tarifave të tjera, duke thënë se Bashkimi Evropian ka qenë “shumë i padrejtë” ndaj Amerikës.
Kryeministri Starmer është “në një pozicion paksa delikat” pasi Britania e Madhe nuk është pjesë e tregut të Bashkimit Evropian, tha zonja Weber nga Fondi gjerman Marshall.
“Për të, çështja thelbësore është të shmangë vendosjen e tarifave nga Amerika dhe të përpiqet të mos i kundërvihet Uashingtonit dhe në tç njejtën kohë të mod ndjekë një linjë shumë konfrontuese me Bashkimin Evropian”, tha ajo.
Ministrja britanike e financave Rachel Reeves tha të mërkurën se ishte e bindur se tregtia dhe investimet SHBA-Britani nuk do të dëmtoheshin për shkak të kërcënimeve tarifore të Presidentit Trump./ VOA
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të takohet nesër...
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, njoftoi se...
Udhëzimet audio të zbuluara nga koordinatorët grekë të shp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se ai po plani...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar pas arrestimit ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë po vazhdon numëri...
Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për veprime...
Dënimi i sotshëm i presidentit të Republikës Sërpska (RS) ...
Grupi militant palestinez Hamas do të kthejë trupat e katë...
Zyrtarja e lartë e Kombeve të Bashkuara për Lindjen e Mesm...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Organizata “Freedom House” tha të mërkurën se liritë polit...
Presidenti i Ukrainës Zelensky tha sot se nuk ka ende gara...
Presidenti Donald Trump do të mbajë sot mbledhjen e tij të...
Një gjykatë boshnjake ka dënuar liderin serb të Bosnjës, M...
Sekretari i Shtetit, Marco Rubio, u takua me ministrin sau...
Bllokadat e studentëve nuk po ndalen, kurse Vuçiç-i thotë ...
Ukraina dhe SHBA-ja kanë rënë dakord për kushtet e një mar...
Kremlini mirëpriti atë që e cilësoi të martën si “qëndrim ...
Autoritetet e Tajvanit po hetojnë një anije me ekuipazh ki...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B në...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba ka dhënë një ...
Një 59-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi u kap duke lë...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Australia në dhjetor u bë vendi i parë në botë që ndaloi m...
Ka përfunduar numërimi i votave për subjektet politike në ...
Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...