Qeveria plan për rivlerësimin e profesioneve të rregulluara, në fokus 323 kategori
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...
Shqipëria do të nisë një proces të gjerë për rishikimin e ...

Kremlini njoftoi sot se Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin u takua me udhëheqësin e grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin disa ditë pas rebelimit të armatosur të kryemercenarit dhe luftëtarëve të tij.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se takimi u zhvillua në Kremlin në 29 qershor, pra 5 ditë pas rebelimit. Në bisedime merrnin pjesë edhe komandantë të grupit ushtarak privat të themeluar nga Prigozhini.
Mercenarët e grupit Wagner luftuan bashkë me trupat ruse në Ukrainë, por kreu i grupit, Prigozhin shprehu në mënyrë të vazhdueshme pakënaqësi ndaj udhëheqjes ushtarake ruse, pakënaqësi që kulmuan me revoltën e armatosur të 24 qeshorit ndaj Kremlinit. Revolta mori fund pas një marrëveshjeje sipas së cilës ai duhej të largohej në Bjellorusi.
Takimi ballë për ballë me Presidentin Putin, i cili e ka cilësuar udheqësin e grupit Wagner si tradhëtar, shton edhe më tej paqartësitë lidhur me të. Fati dhe vendndodhja e tij nuk janë bërë të ditur që prej revoltës së dështuar të armatosur, e cila dobësoi ndjeshëm autoritetin e presidentit të Rusisë.
Zëdhënësi Peskov tha se gjatë takimit të 29 qershorit, Putini bëri një “analizë” të veprimeve të grupit Wagner gjatë luftimeve në Ukrainë si edhe të “ngjarjeve” të 25 qershorit.

Sipas zëdhënësit, presidentit rus “dëgjoi edhe shpjegimet e komandantëve dhe u ofroi alternativat për punësimim në të ardhmen si edhe mundësitë për angazhim në luftime”.
“Nga ana e tyre, komandantët dhanë variantin e tyre mbi ngjarjet. Ata nënvizuan se janë mbështetës besnikë dhe ushtarë të kreut të shtetit dhe komandantit të përgjithshëm dhe thanë gjithashtu se janë të gatshëm të vazhdojnë të luftojnë për atdheun e tyre”, tha zëdhënësi Peskov.
Sipas zëdhënësit, në takim morën pjesë 35 persona.
Po të hënën, ministria e Mbrojtjes së Rusisë bëri publike edhe një video ku për herë që nga rebelimi i dështuar, shfaqej shefi i shtabit të forcave të armatosura, gjenerali Valery Gerasimo.
Gjatë rebelimit udhëheqësi mercenar Yevgeny Prigozhin kërkoi largimin e tij, ndërsa më herët e kishte kritikuar atë dhe ministrin e Mbrojtjes Sergei Shoigu se kishin dështuar të furnizonim me municione luftëtarët e Wagnerit në luftimet në Ukraine.
Njoftimet e së hënës duket se paraqesin një përpjekje të Moskës të kontrolluar informacionet që shpërndahen te opinioni publik, në një përiudhë të turbullt./ VOA
Sulmi rus ndaj Ukrainës do të jetë në krye të agjendës të ...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se vendi i ...
Udhëheqësit e NATO-s pritet të konfirmojnë në samitin në V...
Kundërsulm i Forcave të Armatosura të Ukrainës në Zaporizh...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka zbarkuar në Mbretërinë...
Gjashtë të vdekur nga goditja me thikë në kopshtin e fëmij...
Opozita maqedonase ka njoftuar ndërprerjen e të gjitha kon...
Franca ka ndaluar shitjen, posedimin dhe transportin e të ...
Postimet “fake” në lidhje me konfliktin në Ukrainë vazhdoj...
Disa aleatë të SHBA-së kanë shprehur shqetësim për vendimi...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen, është shpre...
Të dhënat e fundit nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Koso...
Në ditën e 500-të të luftës ndaj Rusisë, Presidenti Volody...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të sh...
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të sht...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur në telefon me P...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Luftëtarët mercenarë të grupit Wagner të udhëhequr nga Yev...
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggel...
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...