Horoskopi i ditës, e mërkurë 15 korrik 2026
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...
Dashi Ruani qetësinë në marrëdhënie dhe shmangni reagimet...

Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler ka shprehur dëshpërimin e saj për gjendjen në fushën e drejtësisë, që është ndër më të kritikuarat për shkak të pranisë së korrupsionit, ndikimeve politike, mungesës së efikasitetit dhe profesionalizmit.
Ambasadorja Aggeler ka thënë se përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.
“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, ka thënë Aggeler
“Kur bëhet fjalë për progresin në gjyqësor jemi të zhgënjyer. Gjatë tridhjetë viteve të fundit, ne kemi investuar gjysmë miliardë dollarë në programet e sundimit të ligjit dhe qeverisjes së mirë, por nuk po shohim përmirësimet dhe reformat që prisnim nga një investim kaq i madh”, ka thënë ambasadorja amerikane Angela Ageler, në një intervistë për gazetën Kapital.
Ajo ka shprehur shqëtësimin e saj mbi praninë e korrupsionit jo vetëm në gjyqësor por edhe në fushat tjera
“Korrupsioni sistematik në të gjithë vendin në të gjithë sektorët po dëmton njerëzit e Maqedonisë së Veriut. Ju të gjithë meritoni një shoqëri, një gjyqësor, një qeveri, veprimet e së cilës janë transparente dhe ju shërbejnë juve - qytetarëve. Është një gurthemel i një demokracie të drejtë dhe funksionale. Kjo është ajo ku qeveria duhet të fokusohet, pavarësisht se cila parti është në pushtet”, është shprehur Aggeler.
Sipas saj, “gjyqësori duhet të jetë një sferë e pavarur, plotësisht e vetfinancuar dhe jopolitike e qeverisë. Udhëheqësit politikë këtë duhet ta duan dhe ju qytetarët duhet ta kërkoni”.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 20 qershor e kanë vendosur kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merkon, në listën e personave që u ndalohet hyrja në SHBA, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion të konsiderueshëm.
“Merko shpërdoroi fondet dhe ndërhyri në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut në institucionet dhe zyrtarët demokratikë të Maqedonisë së Veriut”, është thënë në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.
Kritika ndaj pushtetit gjyqësor dhe partive politike për ndërhyrjen në punën e gjyqësorit ka drejtuar edhe Bashkimi Evropian.
Ambasadori, David Geer ka paralajmëruar ardhjen në Shkup të një misioni për vlerësimin e punës së Këshillit Gjyqësor, organit më të lartë të drejtësisë në Maqedoninë e Veriut, që zgjedh dhe monitoron punën e gjykatësve.
Por, Këshilli ka qenë në shenjstër të kritikave për zgjedhjen e kuadrove partiak në pozita drejtuese në organet e drejtësisë, por edhe për mos veprim në më shumë raste lidhur më vjetërsimin apo mos procedimin e rasteve që kanë të bëjnë me zyrtarë të lartë shtetëror./ REL
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër ...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë bomba ...
Qeveria holandeze u rrëzua të premten pasi anëtarët e ...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën h...
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës n...
I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escob...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’i dërgojnë Ukr...
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po vi...
Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ...
UASHINGTON – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të en...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje...
Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yelle...
Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione t...
Përplasjet verbale mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kur...
Një zjarr ka përfshirë shtëpinë e të moshuarve në Via dei ...
Kompanitë amerikane dhe gjermane ishin taksapagueset më të...
Japonia ka protestuar ndaj Koresë së Jugut, pasi kjo e fun...
Halima, 8 vjeçe, u mërzit shumë kur mësoi se pasi kishte k...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...