Këshilli i BE-së miraton sot heqjen e tarifave roaming me vendet e Ballkanit Perëndimor
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Këshilli i Bashkimit Europian pritet të miratojë ditën e e...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të shtunën se pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, Bashkimi Evropian është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë, duke nxitur reagimet e të dërguarve amerikanë dhe evropianë si dhe të opozitës në shtëpi.
Gjatë një fjalimi në kuadër të Forumit të Dubrovnikut, ministrja Gërvalla tha se çështja thelbësore për sigurinë në Ballkanin Perëndimor është nëse BE-ja mund të garantojë siguri dhe paqe në Evropë.
“Vlerësimi im është që BE-ja nuk mundet. Sepse nuk është në gjendje dhe e aftë për të ofruar siguri. Arsyet janë të dukshme: nuk ka vullnet politik, ka shumë mospajtim në bllok dhe pa Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n, BE-ja është një ‘tigër prej letre’ në aspektin e sigurisë”, tha zonja Gërvalla. Përgjatë fjalimit të saj ajo shtoi se Evropa nuk ka asnjë histori suksesi në përpjekjet për të parandaluar luftërat.
“Ne kemi nevojë për një strategji të re dhe njerëz të rinj që përpiqen të gjejnë një mënyrë më të mirë. Ndryshe nga të tjerët, ne nuk po përpiqemi ta përdorim BE-në si arkë. Jemi më shumë për vlera evropiane sesa për paratë evropiane”, tha ministrja Gërvalla.
Escobar: Gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, është kombinim i bashkëpunimit BE-SHBA
I dërguari amerikan, Gabriel Escobar, tha se ndryshe nga ministrja Gërvalla, mendon se “gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, ka qenë kombinim i bashkëpunimit të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara”.
Zoti Escobar tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është ndarë në dy shtigje; njëri me shtetet në NATO që janë shumë më të qëndrueshme, kontribuuese në qëndrueshmërinë rajonale dhe të vendosura në rrugën drejt integrimit evropian dhe tjetri i atyre që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin me sfidat e tyre”.
Sipas tij dallimet thelbësore janë se shtetet të cilat janë pjesë e NATO-s dhe që kanë përjetuar zhvillimet më të mëdha, janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Ato që vazhdojnë të kenë udhëheqje që besojnë se popullizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara, janë ata që po përballen me shumë sfida”.
Lajçak: BE-ja nuk është e përkryer – por është ëndërr e shteteve që trokasin në dyert e saj
I dërguari evropian, Miroslav Lajçak, tha se Bashkimi Evropian është larg të qenit i përkryer, por “është më i miri që kemi. Është bashkimi më i suksesshëm i shteteve. Nuk ka një bashkim tjetër në këtë planet, që ka ofruar qëndrueshmëri politike e ekonomike më të mirë. Mendoj se anëtarësimi në BE është një ëndërr e shteteve që janë duke trokitur në derën e bllokut”, tha ai.
Qeveria e Kosovës është kritikuar nga diplomacia perëndimore dhe është vënë në masa ndëshkuese nga Bashkimi Evropian për shkak të tensioneve në veriun e saj ku grupe protestuesish serbë dolën në rrugë duke kundërshtuar vendosjen në zyra komunale të kryetarëve shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit, të bojkotuara nga partitë serbe.
Perëndimi kërkon uljen e tensioneve përmes një plani evropian që parasheh pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur në favor të mbajtjes së zgjedhjeve të reja dhe uljes së pranisë së njësive të posaçme të policisë në veri, krahas vendosjes së sundimit të ligjit.
Ndërsa presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se çështja e papërmbushur është “tërheqja e njëkohshme e kryetarëve të komunave dhe njerëzve që ndodhen përreth ndërtesave të komunave”, duke iu referuar protestuesve serbë.
Reagime në Kosovë pas fjalimit të ministres Gërvalla
Përfaqësues të opozitës në Kosovë kritikuan fjalimin e ministres Gërvalla duke e cilësuar “të papërgjegjshme” deklaratën e saj për BE-në.
“Sa për referencë, ‘tigër prej letre’ e ka quajtur, Mao Zedong, SHBA-në”, shkroi në rrjetet sociale nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
“Të mjerë dhe të rrezikshme” e ka cilësuar gjendjen diplomatike të Kosovës, zëdhënësja e Lidhjes Demokratike, Sibel Halimi.
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, shkroi mes tjerash se “më e pakta që do të duhej, është një deklaratë e Presidentes dhe Kryeministrit ku do sqaronin se ajo që ka thënë Ministrja e Jashtme, nuk është qëndrim zyrtar i Republikës së Kosovës”.
Opozita e ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për dëmtim të marrëdhënieve me aleatët, duke paralajmëruar veprime për të kundërshtuar qasjen e qeverisë ndaj krizës në veri të vendit./VOA
Sekretarja amerikane e Thesarit, Janet Yellen nxiti të sht...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka folur në telefon me P...
I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin P...
Luftëtarët mercenarë të grupit Wagner të udhëhequr nga Yev...
Ambasadorja e SHBA-së në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggel...
Kombet e Bashkuara (OKB) kanë vënë në dukje një numër ...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të dërgojnë bomba ...
Qeveria holandeze u rrëzua të premten pasi anëtarët e ...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan shprehu të shtunën h...
Që nga fillimi i luftës së agresore ruse kundër Ukrainës n...
I dërguari special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escob...
I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun ndërm...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) do t’i dërgojnë Ukr...
Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike po vi...
Në fabrikat e ushtrisë amerikane në Kentaki dhe Kolorado p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg u ...
UASHINGTON – Avionët luftarakë rusë fluturuan sërish të en...
Forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje...
Sekretarja e Thesarit e Shteteve të Bashkuara, Janet Yelle...
Gjermania kundërshton që Ukrainës t’i dërgohen municione t...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...