Fotot dhe videot duke u puthur e kërcyer/ Kryeministrja e Finlandës kërkon falje
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...

Kreu i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Ferenc Kajári, ka njoftuar autoritetet në Kosovë për përgatitjet dhe angazhimet shtesë të këtij misioni, me qëllim që të garantohet paqja dhe siguria në veri të vendit.
Ai u takua më 24 gusht me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrin e Punëve të Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Sipas njoftimit të lëshuar nga Zyra e Kurtit, kreu i ekzekutivit kosovar ka shprehur zotimin e Qeverisë dhe institucioneve të sigurisë për koordinim me KFOR-in lidhur me “garantimin e sigurisë dhe lëvizjes së lirë”.
“Kryeministri Kurti dhe ministri Sveçla falënderuan gjeneralmajor Kajárin për angazhimin dhe përkushtimin e KFOR-it, veçanërisht javëve të fundit”, thuhet në njoftim.
KFOR, që ka afër 4.000 ushtarë në Kosovë, kohëve të fundit ka rritur prezencën në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, pas rritjes së tensioneve.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s gjenden në Kosovë që nga viti 1999 dhe misioni i tyre buron nga Rezoluta 1244 e Kombeve të Bashkuara.
Pasi serbët lokalë bllokuan rrugët në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht, KFOR tha se ishte i gatshëm të ndërhynte nëse do të rrezikohej stabiliteti.
Komente të njëjta kishte bërë edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjatë takimeve të ndara në Bruksel më 17 gusht me kryeministrin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Barrikadat u ngritën në veri për të kundërshtuar dy vendime të Qeverisë së Kosovës: atë për targat dhe dokumentet serbe.
Qeveria u zotua për shtyrjen e zbatimit të vendimeve deri më 1 shtator, pasi barrikadat u hoqën pasditen e 1 gushtit.
Por, që atëherë Kosova dhe Serbia kanë shkëmbyer akuza lidhur se kush është fajtorë për rritjen e tensioneve në veri.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje që të bindin palët të arrijnë një marrëveshje para 1 shtatorit, kur pritet që të hyjnë në fuqi vendimet për targat dhe dokumentet.
Në këtë kuadër po realizohet edhe vizita në Prishtinë – e më pas edhe në Beograd – e të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Ballkanit Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Ata thanë të mërkurën në Prishtinë se presin që Kosova dhe Serbia të ofrojnë propozime konkrete për gjetjen e një zgjidhjeje.
Qeveria e Kosovës thotë se të gjitha makinat me targa të lëshuara nga Serbia me akronime të qyteteve të Kosovës, duhet të riregjistrohen në RKS – Republika e Kosovës. Por, Serbia ka kërkuar që të përdoren targa KS, që janë neutrale ndaj pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, Prishtina dëshiron që po ashtu të gjithë shtetasit e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, të pajisen me dokument për hyrje/dalje, sikurse pajisen shtetasit kosovar kur hyjnë në Serbi.
Kosova ka propozuar që të hiqet krejtësisht dorë nga lëshimi i këtyre dokumenteve, nëse Serbia vepron njësoj. Për lëshimin e dokumenteve për hyrje/dalje, palët kishin arritur marrëveshje vite më parë, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja./ REL
Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të n...
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha sot se ...
Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në p...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për...
Ndërsa ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë, preside...
Evropa mund të jetë duke përjetuar thatësirën më të rë...
Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndër...
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...
Konflikti në Ukrainë arrin tashmë gjashtë muaj nga fil...
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu r...
Parashikimi i gabuar i motit i kushtoi vendin e punës dy eks...
Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 f...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi të h...
Anthony Fauci, eksperti i shquar i sëmundjeve infektiv...
Çmimi i gazit natyror dhe energjisë elektike ka thyer ...
Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...