Ish-kryeministri i Malajzisë humb përballjen me drejtësinë/ Dënohet me burg për korrupsion
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...

Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndërkombëtarë dhe vendimet që merr reflektojnë frymën kushtetuese, tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi takoi të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar ka nisur vizitën e tij në Prishtinë, teksa bashkësia ndërkombëtare po inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të gjejnë zgjidhje për çështjen e targave dhe dokumenteve serbe, që nxitën rritjen e tensioneve midis dy shteteve.
Edhe vizita e Escobarit në Kosovë është thënë se është në kuadër të përpjekjeve që të bindin palët që të tejkalojnë tensionet.
“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon”, shkroi Osmani në një postim në Facebook, pas takimit me të dërguarin amerikan.
Escobar po qëndron në Prishtinë pesë ditë pas rundit të fundit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë, që u mbajt në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Në këtë takim, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nuk arritën ndonjë marrëveshje.
Takimi u thirr me synim uljen e tensioneve, pasi serbët lokalë në fund të korrikut dhe fillim të gushtit, kundërshtuan dy vendime të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe.
Escobar atë ditë u raportua se ishte brenda ndërtesës ku u mbajtën takimet, por SHBA-ja nuk është e përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejt në dialog, por mbështet BE-në në këtë proces.
Gjatë javës, në Prishtinë dhe Beograd do të qëndrojë edhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
BE-ja ka thënë se palët janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun për të gjetur një zgjidhje për targat dhe dokumentet serbe para 1 gushtit.
Pas heqjes së barrikadave pasditen e 1 gushtit, Qeveria e Kosovës u zotua që do të shtyjë zbatimin e vendimeve për 1 shtator.
Vendimi i parë ka të bëjë me riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia, në ato RKS (Republika e Kosovës). Targat me akronime të qyteteve të Kosovës – sikurse KM, PZ e të ngjashme – që lëshohen nga Serbia, konsiderohen ilegale nga Prishtina zyrtare.
Ndërkaq, vendimi i dytë ka të bëjë me lëshimin e një dokumenti për hyrje-dalje për të gjithë shtetasit e Serbisë, që hyjnë në Kosovë. Këtë dokument, Serbia ua lëshon shtetasve të Kosovës qe 11 vjet dhe derivon nga Marrëveshja për lirinë e lëvizjes që palët kanë arritur në Bruksel më 2011.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se shteti i tij me dëshpërim po kërkon që të gjendet një zgjidhje para 1 shtatorit, teksa më 21 gusht ka deklaruar se të gjitha propozimet e tij janë refuzuar nga Kurti gjatë rundit të 18 gushtit.
Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti më herët ka thënë se vendimet e Qeverisë për targat dhe dokumentet janë ligjore dhe se Kosova është e gatshme të heqë dorë nga vendimi për lëshimin e dokumentit për hyrje/dalje, nëse edhe Serbia bën të njëjtën gjë.
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...
Konflikti në Ukrainë arrin tashmë gjashtë muaj nga fil...
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu r...
Parashikimi i gabuar i motit i kushtoi vendin e punës dy eks...
Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 f...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi të h...
Anthony Fauci, eksperti i shquar i sëmundjeve infektiv...
Çmimi i gazit natyror dhe energjisë elektike ka thyer ...
Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi p...
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë v...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Presidenti i Afrikë së Jugut, Cyril Ramaphosa, gjatë n...
Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e ve...
Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir P...
Forcat e sigurisë në Somali i dhanë fund të dielën një...
Të dielën, më 20 gusht, bombardimet ruse goditën një z...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ditëve të f...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...