IMAX ndalon përdorimin e pajisjeve të kinemasë në Rusi
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu r...

Konflikti në Ukrainë arrin tashmë gjashtë muaj nga fillimi i tij dhe palët nuk kanë dhënë shenja se mund të ulin armët. Ekspertët thonë se bombardimi i qyteteve ukrainase nga forcat ruse ka konsoliduar vullnetin dhe vendosmërinë e popullit ukrainas për të vazhduar luftën, si dhe i ka sjellë jetë të re NATO-s.
Rusia filloi më 24 shkurt në Ukrainë atë që e quajti “operacion i posaçëm ushtarak”, për të cilin thotë se synon të çmilitarizojë Ukrainën dhe të mbrojë banorët rusishtfolës në treva që Presidenti rus Vladimir Putin thotë se i kanë takuar historikisht Rusisë.
Ky është sulmi më i madh ndaj një vendi europian që nga Lufta e Dytë Botërore.
Ukraina u shkëput nga Moska kur Bashkimi Sovjetik u shpërbë në vitin 1991 dhe vendet perëndimore e quajnë konfliktin një luftë pushtuese të paprovokuar.
Ndërsa palët nuk po japin shenja për uljen e armëve dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje, lufta ka bashkuar NATO-n.
“Kjo ka rigjallëruar NATO-n pas largimit nga Afganistani. NATO tashmë ka një qëllim të ri, që është në vetvete qëllimi i saj i vjetër: frenimi i Rusisë. Do të thotë se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë riangazhimin në Europë. Sigurisht që evropianët shqetësohen për çfarë mund të ndodhë në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale amerikane, që mund t’i ndryshojë gjërat sërish. Por, për sa kohë që kemi një qeveri amerikane të përkushtuar ndaj aleancës, jemi rikthyer në situatën ku Shtetet e Bashkuara dhe aleatët në Evropë dhe Azi do të bashkohen kundër kombinimit të Rusisë me Kinën”, thotë Angela Stent, studiuese në Institutin Brookigs.
Ajo thotë se vende si Shtetet e Bashkuara, Britania, Polonia dhe vendet balltike tregojnë mbështetje të vendosur për Ukrainën dhe po punojnë me vendet e tjera anëtare ku anketimet e opinionit publik tregojnë shenja lodhjeje nga lufta, ndërsa inflacioni, çmimet e energjisë dhe mangësitë në furnizime rrisin presionin ndaj vendeve të NATO-s. Megjithëse kjo mund të shtojë thirrjet për një zgjidhje të negociuar, raportimi në media i mizorive të forcave ruse, njoftimet për sulmet ndaj civilëve dhe frika për një incident bërthamor do të mbështesin vazhdimësinë e përkrahjes ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.
“Nuk shoh të zërë shumë vend frika. Shikoj madje më shumë përshtatje me luftën dhe mbi 70% e ukrainasve janë përfshirë duke ndihmuar forcat e armatosura në front me gjithfarë lloji ndihmash humanitare, madje edhe duke blerë municione, paisje mbrojtëse, paisje për komunikimin dhe për ndihmën e shpejtë. Pra, i gjithë vendi vazhdon të jetë shumë i mobilizuar”, thotë Orysia Lutsevych, drejtuese e Forumit për Ukrainën në organizatën Chatham House.
Gjatë gushtit, vendet perëndimore angazhuan mbi 1.55 miliardë dollarë në fonde, pajisje dhe trajnime për të rritur aftësitë e ushtrisë ukrainase dhe administrata e Presidentit Biden po përgatit një tjetër paketë ndihmash ushtarake prej 775 milionë dollarësh, duke e rritur kështu në 10.6 miliardë dollarë ndihmën amerikane të dhënë për Ukrainën që nga muaji shkurt.
Zonja Stent mendon se me këtë rinangazhim të aleatëve, Shtetet e Bashkuara arritën ta mbajnë Kinën jashtë këtij konflikti.
“Diçka tjetër që duhet të ketë në mendje SHBA-ja është që të mos ndërmarrë veprime që forcojnë marrëdhënien Rusi-Kinë. Putini ka marrë tashmë vendimin të jetë partneri i ri i Kinës dhe sigurisht t’i largohet Perëndimit, dhe mendoj se do të ishte diçka e zgjuar të mos i shtyjmë më pranë njëri-tjetrit”, thotë zonja Stent.
Ekspertet parashikojnë një luftë të zgjatur. Megjithë marrëveshjet e mundshme dytësore të karakterit humanitar, nëse Kremlini nuk ndryshon kurs nuk pritet të ndodhin negociata të mirëqena. Nëse nuk ndodh ndonjë incident madhor, si p.sh. tek centrali bërthamor në Zaporizhzhia, lufta pritet të vazhdojë edhe në vitin 2023./ VOA
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu r...
Parashikimi i gabuar i motit i kushtoi vendin e punës dy eks...
Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 f...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi të h...
Anthony Fauci, eksperti i shquar i sëmundjeve infektiv...
Çmimi i gazit natyror dhe energjisë elektike ka thyer ...
Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi p...
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë v...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Presidenti i Afrikë së Jugut, Cyril Ramaphosa, gjatë n...
Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e ve...
Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir P...
Forcat e sigurisë në Somali i dhanë fund të dielën një...
Të dielën, më 20 gusht, bombardimet ruse goditën një z...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ditëve të f...
Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot në Be...
Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihe...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...