Gjenerali ukrainas: Afër 9.000 ushtarë të vrarë në luftën kundër Rusisë
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë v...

Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi për sulme të reja ruse, ndërsa Ukraina përgatitet të shënojë të mërkurën 31-vjetorin e pavarësisë nga ish-Bashkimi Sovjetik.
Zoti Zelenski tha gjatë fjalimit të tij të mbrëmjes të dielën, se ai kishte folur me presidentin francez, Emmanuel Macron për "të gjitha kërcënimet" e paraqitura nga Rusia dhe se mesazhe të ngjashme i ishin dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
Një tjetër arsye pse besohet se sulmet ruse ndaj Ukrainës mund të shtohen është edhe vrasja e vajzës së një ideologu rus ultra-nacionalist, që konsiderohet si një nga aleatët e afërt të presidentit, Vladimir Putin.
Kievi paralajmëroi se Rusia është duke përgatitur sulme të reja ndaj Ukrainës në 31-vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga ish Bashkimi Sovjetik. Udhëheqësi ukrainas, Volodimir Zelenski përmendi se një nga veprimet e dhunshme ruse mund të jetë edhe mbajtja e një gjyqi për një grup ushtarësh ukrainas të kapur gjatë rrethimit të qytetit Mariupol.
“Nëse bëhet ky gjyq i neveritshëm, nëse njerëzit tanë bëhen pjesë e një shfaqje të tillë duke shkelur të gjitha marrëveshjet, të gjitha rregullat ndërkombëtare, nëse ka abuzime... Kjo do të jetë vija përtej së cilës çdo negociatë është e pamundur”, tha zoti Zelenski.
Ndërkohë, një tjetër arsye që besohet se autoritetet ruse mund ta përdorin për sulme të reja është edhe vrasja me bombë në makinë, të dielën, e vajzës së Alexander Dugin, një teoricien politik ultranacionalist dhe mbështetës i pushtimit të Ukrainës nga presidenti Vladimir Putin.
29-vjeçarja që punonte si komentatore televizive e që gjithashtu e mbështeti agresonin rus kundër Ukrainës, u vra të shtunën kur makina që po ngiste shpërtheu teksa po kthehej nga një festival kulturor ku kishte marrë pjesë me të atin.
Sipas analistit politik Abbas Gallyamin, incidenti ishte një veprim paralajmërimi për popullin rus.
“Për aparatin e propagandës, ky është një veprim frikësimi. Në përgjithësi, për një votues besnik, ky është një veprim simbolik, duke demonstruar se armiqësitë tani janë transferuar në territorin e Rusisë, që do të thotë se kjo nuk është më një luftë abstrakte që e shikoni në televizion. Jo vetëm që po bombardohet Krimea, por sulmet terroriste tani po kryhen në rajonin e Moskës”, vlerëson analisti Gallyamov.
Ukraina zyrtare e ka hedhur poshtë përfshirjen në këtë sulm që besohet se nuk kishte në shënjestër viktimën, por babain e saj, Alexander Dugin. Mykhailo Podolyak, këshilltari i presidentit Zelenski tha se Ukraina “nuk është shtet kriminal si Rusia dhe padyshim nuk është një shtet terrorist”.
Alexander Dugin e ka mbrojtur prej kohësh idenë e bashkimit të territoreve rusishtfolëse dhe territoreve të tjera në një perandori të re të madhe ruse, përfshirë Ukrainën. Presidenti ukrainas tha të dielën në mbrëmje se ka biseduar me presidentin francez, Emmanuel Macron për "të gjitha kërcënimet" e paraqitura nga Rusia. Këto mesazhe ai tha se ia ka përcjellur edhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.
“Ata e kuptojnë se çfarë po bën dhe çfarë po kërcënon pushtuesi. Dhe ata e kuptojnë se Ukraina nuk do ta tolerojë këtë. Nuk do të tolerojë mundimin e njerëzve për të cilët mund të thuhet vetëm një gjë: ata janë heronj të atdheut të tyre; ata mbrojtën lirinë e popullit të tyre nga pushtuesit”, tha presidenti ukrainas, Zelensky.
31-vjetori i pavarësisë së Ukrainës nga sundimi sovjetik që shënohet të mërkurën, përkon me 6-mujorin e sulmit rus ndaj Ukrainës. Agresioni rus, që filloi më 24 shkurt, ka shkaktuar vdekjen e mijëra ushtarëve nga të dyja palët dhe civilëve ukrainas, ndërsa ka detyruar miliona ukrainas të largohen nga shtëpitë e tyre për në pjesën perëndimore të vendit, larg fushëbetejave në Ukrainën lindore, ose duke ikur tek vendet fqinje.
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë v...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel ...
Presidenti i Afrikë së Jugut, Cyril Ramaphosa, gjatë n...
Policia e Pakistanit ka akuzuar ish-kryeministrin e ve...
Kancelari Olaf Scholz tha se presidenti rus Vladimir P...
Forcat e sigurisë në Somali i dhanë fund të dielën një...
Të dielën, më 20 gusht, bombardimet ruse goditën një z...
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, tha se në takimin ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ditëve të f...
Presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot në Be...
Projekti gjigant nuk është gjë e re: tri shtete që shtrihe...
Lëvizja Besa ka fituar në zgjedhjen për asamblenë komunale...
Përsëritet tragjedia në Turqi. Vetëm pak orë pas aksi...
Dhjetëra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Ba...
Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagos...
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtu...
Marrëdhënia midis Rusisë dhe Izraelit është më e tensionua...
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia...
Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomik...
Pas dymbëdhjetë orësh diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...