Aksident rrugor në Turqi/ Raportohet për 15 viktima dhe 22 të plagosur
Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagos...

Dhjetëra vende të botës, duke përfshirë edhe ato të Bashkimit Europian, ofrojnë programe për përfitimin e lejes së qëndrimit e më pas shtetësisë, në këmbim të investimit në këto shtete.
Hedhja e idesë së qeverisë shqiptare për të nisur dhënien e pasaportave apo vizave "të arta” nuk është e re, madje ka vite që aplikohet nga shumë shtete në mbarë botën.
8 vendet që japin më shpejt pasaportën në këmbim të investimit në kompani, blerjes së pasurive të patundshme apo dhurimit të një shume parash për bamirësi janë Malta, Vanuatu, Grenada, Saint Kitts dhe Neviss, Saint Lucia, Dominica, Antigua e Barbuda dhe Mali i Zi.
Malta rankohet e para në botë për shpejtësinë e dhënies së pasaportës dhe lehtësive të lëvizjeve që aplikanti mund të përfitojë përmes shtetësisë të saj.
Nëse pasaportën e merr për 3 vjet, minimumi i investimit që kërkohet është 600 mijë euro dhe brenda 12 muajve nëse investohen 750 mijë euro të ndara në blerje shtëpie ose marrje me qira të një prone, hapjes së një biznesi dhe dhurimit të një shume prej 10 mijë euro për bamirësi.
600 deri në 750 mijë euro është edhe shuma që kërkon Mali i Zi, vend kandidat për në Bashkimin Europian, por që ofron lëvizjen e lirë në zonën Schengen. Një tjetër opsion që ofron shteti fqinjë është përftimi i pasaportës nëse jep një kontribut me vlerë 100 mijë euro dhe investon 250-450 mijë euro në projekte të qeverisë, pikë e ngjashme edhe me programin që ka Maqedonia e Veriut.
Programe të ngjashme kanë edhe shtetet e Karaibeve, të cilat kanë lëvizje të lirë në Schengen dhe Britaninë e madhe.
Edhe vendet e Bashkimit Europian si Spanja dhe Portugalia ofrojnë një program për vizat e arta. Në Spanjë fillimisht duhet që të blesh një pronë me vlerë 500 mijë euro, ose të depozitosh 1 milion euro në bankë ose të investosh 2 milionë euro në borxhin e qeverisë. Menjëherë merr lejen e qëndrimit për 5 vjet dhe brenda 10 vjetësh mund të përfitosh shtetësinë. (grafik Spanje, Portugali)
Në Portugali merr lejen e qëndrimit për 5 vjet nëse investon mbi 250 mijë euro dhe menjëherë mund të aplikosh për pajisjen me pasaportë.
Pas nisjes së krizës ekonomike edhe Greqia hartoi një program vizash "të arta”, i cili funksionon ende dhe sot. Kusht është blerja e një prone me vlerë 250 mijë euro ose depozitimi i një vlere 400 mijë euro në bankë, kompani apo bond të qeverisë. Pavarësisht vizës, shtetësia nuk përfshihet në këtë program pasi kushti është që të jetosh 7 vjet në këtë vend.
Edhe Italia jep vizë "të artë" nëse investohen 500 mijë euro në një firmë italiane apo nëse hapet një firmë e re me kapital 250 mijë euro që hap vende pune.
Në Zvicër merr vizë dhe jo shtetësi, nëse paguan taksa nga 150 mijë deri në 1 milion franga, ndërsa në Austri nëse investon 10 milionë euro në biznes ose 3 milionë euro në programet e qeverisë.
Në Qipro mund të marrësh shtetësinë nëse investon 2 milionë euro. Programe të ngjashme për vizat në bazë të investimit kanë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja, por në shumicën e këtyre vendeve ka kritere të forta për llojin e investitorit dhe historikun e rekordeve kriminale të tij./euronews
Pesëmbëdhjetë njerëz humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagos...
Ministria e Mbrojtjes së Turqisë bëri të ditur të shtu...
Marrëdhënia midis Rusisë dhe Izraelit është më e tensionua...
Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia...
Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomik...
Pas dymbëdhjetë orësh diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka ...
Një militant i grupit të Shtetit Islamik nga Britania ...
Presidenti francez Emanuel Makron i tha homologut të t...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës d...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar ...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyr...
Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votë mo...
Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët fed...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Burri i akuzuar për therje të shkrimtarit, Salman Rushdie,...
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i p...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...