VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Ushtria ruse e ka pushtuar centralin bërthamor Zhaporizhia në jug të Ukrainës që nga marsi, ndërsa kohët e fundit ka pasur atje granatime. Kievi dhe Moska fajësojnë njëri-tjetrin për sulmet. Por kjo ka ngjallur frikën për një katastrofë në centralin më të madh bërthamor në Europë. Këshilli i Sigurimit i OKB-së mbajti një takim urgjent mbi situatën në Zaporishia javën e kaluar, por nuk pati ndonjë zgjidhje.
Nuk është hera e parë në këtë luftë që ngrihet çështja e sigurisë bërthamore. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përdorimin e mundshëm të armëve bërthamore – këtë ide e ka përmendur hapur presidenti rus Vladimir Putin – por edhe për centralet bërthamore si objektiva ushtarake.
Po çfarë thotë e drejta ndërkombëtare për këtë? Konventa e Gjenevës, e vitit 1949, dhe protokollet e saj të mëvonshme shtesë rregullojnë zhvillimin e konflikteve të armatosura dhe synojnë të kufizojnë efektet e tyre. Neni 56 i Protokollit 1 shtesë, të vitit 1977, flet për "Mbrojtje të instalimeve dhe objekteve që paraqesin rrezik të madh". Përveç digave, këtu përmenden shprehimisht edhe centralet bërthamore.
Meqenëse Federata Ruse dhe Ukraina e kanë nënshkruar atë dhe nuk kanë shprehur asnjë rezervë në lidhje me Protokollin e Parë Shtesë, rregullat vlejnë edhe për këto dy shtete.
E këto rregulla janë çuditërisht të detajuara. Në parim, centralet bërthamore nuk mund të sulmohen, sipas paragrafit 1 "as (...) nëse ato përfaqësojnë objektiva ushtarake, nëse dihet se një sulm i tillë mund të lirojë forca të rrezikshme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë viktima të shumta në mesin e popullatës civile". Këtu mendohet padyshim tek rrezatimi radioaktiv.
Këtu bëhet fjalë për një nga parimet e të drejtës ndërkombëtare humanitare, siç specifikohet në Konventën e Gjenevës: dallimin midis qëllimeve ushtarake dhe civile. Vetëm objektivat ushtarake mund të sulmohen dhe atë vetëm në kushte të caktuara. Në çdo rast, popullsia civile duhet të mbrohet.
Centralet bërthamore, "në shërbim të luftës"
Nga ky nen del po ashtu se centralet bërthamore nuk janë gjithmonë tabu, por vetëm "nëse një sulm i tillë mund të lirojë lëndë të rrezikshme dhe në këtë mënyrë të shkaktojë viktima serioze në mesin e popullatës civile". Kjo do të thotë se nëse nga një sulm nuk pritet të ketë viktima serioze në mesin e popullatës civile, sulmet e tilla mund të lejohen në rrethana të caktuara.
Paragrafi 2 rregullon se cilat rrethana mund të jenë, pra kur centralet bërthamore "furnizojnë energji elektrike mbështetjen e rregullt të operacioneve të luftës dhe nëse një sulm i tillë është i vetmi mjet praktik për të ndërprerë këtë mbështetje".
Pika e parë është sigurisht një çështje interpretimi. Pothuajse çdo central bërthamor siguron energji si për konsumatorët civilë ashtu edhe për operacionet usharake në kohë lufte. Një ndarje e qartë vështirë se është e mundur. Por a ofron centrali mbështetje "të rëndësishme" për operacionet e luftës? Këtu i takon palës së caktuar të gjykojë nëse një central bërthamor mund të trajtohet si objektiv legjitim ushtarak apo jo.
Qëllimi kryesor: mbrojtja e popullatës civile

E vështirë është po ashtu të dëshmohet nëse një sulm "është i vetmi mjet praktik i mundshëm" për t'i dhënë fund mbështetjes për luftën. Në çdo rast, sulmuesi i mundshëm duhet t'i peshojë gjërat paraprakisht dhe të respektojë parimin e proporcionalitetit: A bëhet fjalë për përfitime të qarta ushtarake? Çfarë pasojash do të kishin veprimet në popullatën civile? A ka edhe mundësi të tjera për ta bërë centralin të papërdorshëm? Për shembull, shkatërrimi i linjave të energjisë në mënyrë që centrali të mos furnizojë më energji elektrike dhe të mos ketë rrezatime. Sigurisht që ndërprerja e furnizimit me energji elektrike mund të ketë pasoja serioze për popullatën, veçanërisht në dimër.
Por edhe kur rrethanat justifikojnë një sulm, paragrafi 3 i Protokollit Shtesë thotë se "popullsia civile (...) duhet të ketë të drejtën e të gjitha (...) mbrojtjeve të ofruara nga ligji ndërkombëtar". Sulmuesi duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të mbrojtur civilët nga rrezatimi, për shembull duke evakuuar zonat përreth.
Përdorimi i kufizuar në raste të veçanta
Edhe paragrafi 5 është i rëndësishëm për konfliktin tek centrali Zaporishja: "Palët e përfshira në konflikt do të përpiqen të mos vendosin asnjë objektiv ushtarak në afërsi të centraleve ose objekteve të përmendura në paragrafin 1." Ukraina akuzon Rusinë se ka vendosur forca ushtarake në centralin bërthamor, duke e përdorur praktikisht atë si një mburojë për të shmangur granatimet ukrainase. Në anën tjetër, zyrtari i autoriteteve lokale pushtuese ruse Vladimir Rogov, akuzoi të hënën Ukrainën për bombardime të rënda me armë amerikane të centralit dhe zonave të banuara afër.

Në pjesën që flitet për ndalimin e vendosjes së objektivave ushtarakë në afërsi të një centrali bërthamor, shpjegohet: "...mund të vendosen trupat për mbrojtjen e impianteve". Rusia pohon se forcat ruse atje thjesht janë për të mbrojtur centralin.
Konsatatimi: Shtetet që nënshkruan Konventën e Gjenevës dhe protokollet e saj shtesë - e këtu bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Ukraina - i kanë vendosur vetes pengesa të larta për sulmet ndaj centraleve bërthamore. Por sulmet nuk përjashtohen plotësisht, ndonëse kushtet janë të caktuara në mënyrë strikte.
Megjithatë, efektet praktike të nenit 56 të Protokollit 1 Shtesë të Konventës së Gjenevës kanë fuqi të kufizuar veprimi. Sepse zakonisht është çështje interpretimi nëse këto rrethana ekzistojnë në rastin konkret apo jo. Përveç kësaj, Rusia ka një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së me të drejtë vetoje dhe mund të parandalojë çdo sanksion të mundshëm të Kombeve të Bashkuara kundër saj, për shkelje të ligjit ndërkombëtar./DW
Përfaqësues të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomik...
Pas dymbëdhjetë orësh diskutimi, Kuvendi i Malit të Zi ka ...
Një militant i grupit të Shtetit Islamik nga Britania ...
Presidenti francez Emanuel Makron i tha homologut të t...
Shtetet e Bashkuara u bënë thirrje të enjten Kosovës d...
Parlamenti i Malit të Zi është mbledhur duke debatuar ...
Pushtimi rus i Ukrainës ka shkaktuar një dëm të madh n...
Gjermania do të ulë përkohësisht taksat në gazin natyr...
Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi do të mbajë votë mo...
Gjysma e republikanëve amerikanë thonë se zyrtarët fed...
Kryediplomati Josep Borell në konferencën për mediat p...
Moti i keq që goditi veriun e Italisë ditën e enjte, k...
Moska e ka refuzuar një propozim të Sekretarit të Përgjith...
Dy avionë luftarakë rusë MiG-31 dyshohet se shkelën ha...
Burri i akuzuar për therje të shkrimtarit, Salman Rushdie,...
Në periudhën prej 17 qershorit, kur u regjistrua rasti i p...
Në Bruksel ka përfunduar rundi i parë i takimit trepalësh ...
Një video e kryeministres së Finlandës, ku ajo shfaqet duke ...
Takimi i 18 gushtit shënon herën e tretë që kryeministri i...
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një xhami në kr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...