Ukraina shënon Ditën e Pavarësisë
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha sot se ...

Kryeministrja e Finlandës kërkoi falje pas publikimit të një fotoje që tregonte dy gra duke u puthur dhe pozuar gjysmë të zhveshura në rezidencën verore zyrtare të udhëheqëses së vendit.
Fotoja doli pasi një video që tregonte kryeministren Sanna Marin duke kërcyer dhe kënduar me miqtë, nxiti një debat nëse drejtuesja 36-vjeçare e qeverisë ka të drejtë të festojë e shfrenuar.
Zonja Marin konfirmoi se fotografia ishte bërë në një banjë në një rezidencë zyrtare të kryeministrave finlandezë pas një festivali muzikor në fillim të korrikut. Zonja Marin nuk duket në imazh; dy femrat e paraqitura kanë gjoksin e tyre të mbuluar me një shenjë që thotë, "Finlandë".
Një nga gratë, e cilësuar si një ndikuese e mediave sociale, thuhet se postoi foton, e cila u hoq menjëherë pasi mediat filluan të raportonin për të.
“Për mendimin tim, ajo foto nuk është e përshtatshme, kërkoj falje për këtë. Ajo foto nuk duhej të ishte bërë”, tha zonja Marin të martën.
Ajo tha se mbrëmja pas festivalit ishte një festë private dhe emrat e të gjithë të ftuarve iu dhanë ekipit të sigurisë që monitoron vilën Kesäranta, që ndodhet në pjesën veriore të Helsinkit.
Vila dykatëshe prej druri e vitit 1873 ka një sauna buzë detit, një pavijon, dhe një fushë tenisi.
"Ne ishim duke përdorur ambientet e saunës dhe zonën e kopshtit, por nuk kaluam kohë brenda vilës Kesäranta, megjithëse tualetet e mysafirëve në katin e poshtëm ishin në përdorim," tha zonja Marin, sipas kanalit "YLE".
Të mërkurën, kryeministrja iu drejtua një turme në qytetin jugor Lathi të Finlandës, dhe përmendi pamjet e jetës së saj private që u bënë publike.
“Unë jam gjithashtu njeri,” cituan mediat finlandeze të ketë thënë zonja Marin me zë të thyer dhe sy të skuqur. Ajo shtoi se kurrë nuk kishte dështuar të merrte pjesë në një detyrë të vetme, sepse kishte marrë pushim.
“Unë bëj punën time. Kam mësuar nga kjo”, tha zonja Marin. “Kjo javë nuk ka qenë e lehtë. Ka qenë e vështirë. Por dua të besoj se njerëzit shikojnë punën që bëjmë, jo atë që bëjmë në kohën tonë të lirë”.
Në videon e publikuar javën e kaluar, zonja Marin shfaqej me miqtë në një festë tjetër private. Ajo ka pranuar se ajo dhe miqtë e saj festuan në një "mënyrë të zhurmshme" ku përfshihej përdorimi i alkoolit - por, sipas njohurive të saj, nuk kishte drogë.
Zonja Marin tha se ajo mori pjesë në festë javët e fundit, por nuk pranoi të thoshte saktësisht se ku dhe kur. Ajo tha të premten se bëri një test droge për t'u dhënë fund spekulimeve rreth përdorimit të substancave të paligjshme. Rezultatet ishin negative, raportoi zonja Marin të hënën, duke shtuar se ajo e pagoi vetë testin.
Një nga gazetat kryesore finlandeze, Helsingin Sanomat, raportoi se me zgjedhjet e përgjithshme të planifikuara vitin e ardhshëm, po rritet zhgënjimi mes anëtarëve të Partisë Social Demokratike të kryeministres.
Ndërsa askush nuk po flet për presionin ndaj kryeministres Marin për të dhënë dorëheqjen, disa anëtarë të intervistuar nga gazeta ishin kritikë ndaj gjykimit të saj në një kohë kur zhvillohet luftë në Ukrainë dhe Finlanda është në pritje për t'u bashkuar me NATO-n.
Një anëtar i partisë Helsingin Sanomat, i cituar në mënyrë anonime, vuri në dukje se Finlanda është ende një vend relativisht konservator, veçanërisht jashtë rajonit të kryeqytetit.
Zonj Marin kryeson një koalicion qeverisës prej pesë partish dhe ka marrë vlerësime për drejtimin e palëkundur të vendit përmes pandemisë COVID-19 dhe procesit të aplikimit për anëtarësim në NATO./ VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, tha sot se ...
Një superjaht në vlerë prej 75 milionë dollarësh, në p...
I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimo...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka njof...
Pak para agimit të 24 shkurtit, gjithçka ndryshoi: për...
Ndërsa ukrainasit shënojnë Ditën e Pavarësisë, preside...
Evropa mund të jetë duke përjetuar thatësirën më të rë...
Kosova është në koordinim të vazhdueshëm me partnerët ndër...
Ish-kryeministri i Malajzisë, Najib Razak humbi të mar...
Konflikti në Ukrainë arrin tashmë gjashtë muaj nga fil...
Korporata IMAX e Kanadasë, e cila u largua nga tregu r...
Parashikimi i gabuar i motit i kushtoi vendin e punës dy eks...
Agjencia e OKB-së për fëmijët thotë se të paktën 972 f...
Shefi i ushtrisë ukrainase, gjeneral Valerii Zaluzhnyi...
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë, FSB, akuzoi të h...
Anthony Fauci, eksperti i shquar i sëmundjeve infektiv...
Çmimi i gazit natyror dhe energjisë elektike ka thyer ...
Në shtatë banka në Maqedoninë e Veriut për gati dy dekada ...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski paralajmëroi p...
Pothuajse 9.000 pjesëtarë të ushtrisë ukrainase janë v...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...