EDUKONI FËMIJËT, MOS VRISNI QENTË
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...
Një rast i denoncuar nga dy shoqata të mbrojtjes së kafshë...

Komisioni Europian do të miratojë në ditët në vijim pagesën e parë të mjeteve për Serbinë në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, mëson Radio Evropa e Lirë (REL) nga burime të besueshme në këtë institucion. Serbia tashmë ka marrë mjete në formë të parafinancimit nga Plani i Rritjes, ndërsa tani do të marrë edhe pagesën e parë të rregullt.
Kjo pagesë do të jetë në vlerë prej 61 milionë eurosh. Siç kanë sqaruar burimet në Komisionin Europian, fillimisht ishte planifikuar që kësti i parë të ishte 112 milionë euro. Megjithatë, për të marrë shumën e plotë, Serbia duhej t’i përmbushte shtatë hapa reformues.
Sipas burimeve të REL-it, Serbia deri më tani i ka përmbushur plotësisht tri nga shtatë reformat e parashikuara, prandaj Komisioni Europian ka vendosur ta zvogëlojë shumën e këstit të parë. Pjesa e mbetur e mjeteve do të shpërndahet vetëm pasi Serbia t’i përmbushë edhe obligimet e tjera reformuese të parashikuara.
Serbia, për momentin, është e fundit në radhën e shteteve që konsiderohen se i kanë përmbushur kushtet dhe kanë ndërmarrë reforma të rëndësishme për t’u harmonizuar me standardet e Bashkimit Europian. Pagesën e parë nga kjo paketë tashmë e kanë marrë në tetor të vitit të kaluar Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut. Pa mjete nga ky paketë, për momentin, kanë mbetur Kosova dhe Bosnje e Hercegovina.
Komisioni Europian e ka miratuar Agjendën e Reformave të Bosnjë e Hercegovinës vetëm në dhjetor, ndërsa mjetet financiare, përfshirë edhe parafinancimin, mund të fillojnë të shpërndahen vetëm pasi marrëveshjet përkatëse të hyjnë në fuqi dhe pasi të përmbushen të gjitha kushtet.
Kosova, nga ana tjetër, ende nuk i ka miratuar marrëveshjet e kredisë me Komisionin Europian, për shkak të krizës institucionale vitin e kaluar, që pamundësoi krijimin e një ekzekutivi të ri. Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor paraqet paketën financiare më ambicioze të Bashkimit Europian për rajonin.
Vlera e përgjithshme e paketës është 6 miliardë euro, prej të cilave 4 miliardë janë në formë kredish të favorshme, ndërsa 2 miliardë janë mjete të pakthyeshme (grante). Mjetet do të shpërndahen në përputhje me numrin e banorëve dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto të secilit shtet.
Sipas planeve paraprake, Shqipërisë i janë ndarë 922.1 milionë euro, Bosnjë e Hercegovinës 1 miliard e 85 milionë euro, Kosovës 882.6 milionë euro, Malit të Zi 383.5 milionë euro, Maqedonisë së Veriut 750.4 milionë euro, ndërsa për Serbinë janë paraparë 1 miliard e 586.4 milionë euro.
Të gjitha projektet e financuara nga Plani i Rritjes duhet të përfundojnë deri në fund të vitit 2027 dhe zgjatja e afateve nuk do të jetë e mundur. Bosnjë e Hercegovina në korrik të vitit të kaluar humbi 108 milionë euro, pasi nuk i përmbushi afatet për miratimin e agjendës së reformave. Në raste të tilla, mjetet e humbura rishpërndahen te shtetet e tjera të rajonit. /REL
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajic, i pranishëm n...
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian ...
Lufthansa Group ka njoftuar një investim të madh në përmir...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, parashikon sulme ...
Grupi i të drejtave të njeriut me seli në SHBA, HRANA, tha...
Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj Je...
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar nd...
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ndërmarr...
Një ngjarje tragjike është shënuar në Tajlandë, ku si paso...
Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugu...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinum...
Erëra të forta, borë dhe temperatura të ulëta kanë goditur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që ...
Një elefant i egër ka shkaktuar tmerr në shtetin Jharkhand...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...
Viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që...
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri këtë të martë brenda ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...