Trump u bën thirrje iranianëve: Vazhdoni protestat, merrni në dorë institucionet
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.
Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.
Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti - ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 - nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.
Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.
Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.
Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve - një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.
Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./ Rel
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...
Viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që...
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri këtë të martë brenda ...
Kushtet e akullta të motit në Europë kanë detyruar mbyllje...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrai...
Hungaria ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahe...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka deklaruar se do të...
Një seancë apeli nga politikania franceze e ekstremit të d...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fille...
Kushtet e këqija atmosferike dhe temperaturat e ulëta kanë...
Kina thotë se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz, parashikoi se regjimi n...
Pas 47 vjetësh në mërgim, djali i Shahut të rrëzuar po bëh...
Qeveria e Groenlandës ka thënë se “nuk mund ta pranojë në ...
Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ush...
Një pushtim ushtarak i Groenlandës nga SHBA-të do të nënku...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të hënën se do të ven...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se udhëheqësja e opozitës v...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takim...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...