Garat formale në Policinë e Shtetit
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...
Ditën e sotme është publikuar renditja me kandidatët që pr...

Duket se Uashingtoni i ka rikthyer në agjendë veprimet ushtarake kundër Iranit, në një kohë kur po ndodh një shtypje gjithnjë e më vdekjeprurëse ndaj protestuesve në qytete dhe qyteza në të gjithë vendin.
Raporte të pakonfirmuara thonë se më shumë se 500 njerëz janë vrarë - edhe pse disa grupe për të drejtat e njeriut thonë se numri i viktimave mund të jetë disa herë më i lartë - gjatë shtypjes së kryengritjes. Protestat e javëve të fundit janë shndërruar në njërën prej sfidave më të mëdha ndaj sundimit klerikal që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.
Demonstratat u nxitën nga inflacioni i madh dhe rënia e shpejtë e monedhës kombëtare, por më pas u shndërruan në një protestë më të gjerë kundër autoriteteve të vendit.
Uashingtoni, por edhe Teherani kanë lënë të kuptohet se janë të hapur për bisedime. Por, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund të ndërmarrë veprime gjithsesi, duke pasur parasysh raportet për veprime brutale kundër protestuesve.
“Ne mund të takohemi me ta. Një takim po organizohet, por mund të na duhet të veprojmë për shkak të asaj që po ndodh para takimit”, u tha Trump gazetarëve në bordin e avionit të Forcës Ajrore më 11 janar.
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, tha më 12 janar: “Republika Islamike e Iranit nuk po kërkon luftë, por është plotësisht e përgatitur për luftë”.
Pra, cilat janë opsionet e Uashingtonit nëse diplomacia dështon?
Sulme të kufizuara
Nga ana pozitive, sulmet e kufizuara ndaj objektivave simbolike do të përfshinin më pak rrezik për Forcat e Armatosura Amerikane dhe për goditjen e civilëve. Ato gjithashtu do të kryheshin më lehtë brenda kapaciteteve ushtarake të SHBA-së në rajon dhe përtej tij, dhe teorikisht mund të kryheshin pa përfshirjen e aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik.
Disa analistë kanë thënë se ky opsion ka disa mangësi, kryesisht sepse i mundëson regjimit të mobilizojë mbështetje patriotike dhe të largojë vëmendjen nga ankesat që ushqejnë demonstratat mbarëkombëtare, duke shkaktuar njëkohësisht pak dëme reale.
Gjithashtu, mund t’u dërgojë shenjë protestuesve se Uashingtoni nuk po iu del në ndihmë tyre kur po vriten dhe po arrestohen nga forcat iraniane të sigurisë. Një shembull i një caku të tillë do të ishte një strukturë si kazermat e policisë, të paramilitarëve Basij ose të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC).
Një fushatë e qëndrueshme
Një fushatë më e bashkërenduar sulmesh kundër IRGC-së do të mundë të kishte më shumë ndikim, veçanërisht nëse do të zgjerohej dhe do të përfshinte sulme ndaj objekteve raketore iraniane, komandës dhe kontrollit, si dhe forcave të tjera të sigurisë.
Një problem është se forcat detare amerikane aktualisht nuk ndodhen në rajon në numër dhe kapacitet të mjaftueshëm. Aeroplanmbajtësja më e afërt, USS Abraham Lincoln, ndodhet aktualisht në Detin e Kinës Jugore, ku po kryen stërvitje me municion të vërtetë. Ajo është disa ditë lundrim larg Gjirit Persik.
Forcat amerikane kanë baza ushtarake në rajon, në vende si Kuvajti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari. Por, këto vende, sipas raportimeve, i kanë kërkuar Uashingtonit të mos ndërmarrë veprime ushtarake.
Shumëkush do të ishte i shqetësuar nga ndonjë kundërsulm iranian. Gjatë luftës 12-ditore në qershor, kur Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara goditën programin bërthamor të Iranit, një sulm raketor iranian ndaj një baze ajrore në Katar shkaktoi shqetësim të madh.
Ai sulm ishte kryesisht simbolik, por Irani ka kërcënuar me hakmarrje ndaj çfarëdo sulmi të ri amerikan dhe këtë herë hakmarrja mund të jetë më e fortë. Eksportet e lëndëve djegëse fosile të aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit, mund të ndërpriten. Edhe Izraeli mund të sulmohet, duke ngritur rrezikun e një konflikti më të gjerë rajonal.
“Gjendja e tanishme për Republikën Islamike është ekzistenciale. Kjo është një betejë… që synon drejtpërdrejt vetë natyrën dhe thelbin e regjimit”, tha për Radion Farda të Radios Evropa e Lirë Ali Mamouri, hulumtues në Universitetin Deakin në Australi.
“Nëse sulmohet, pothuajse me siguri do të kundërpërgjigjet me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion”, tha ai.
Forcat speciale, atentati
Pas rrëzimit të udhëheqësit të Venezuelës, Nicolas Maduro, a është lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei, i radhës në listë e arrestimit nga forcat speciale amerikane?
Një operacion i tillë duket i pamundur. Forcat amerikane ishin të grumbulluara rreth Venezuelës në numër shumë më të madh dhe u ndihmuan gjithashtu nga burime inteligjence brenda regjimit, sipas raportimeve.
Një tjetër skenar mund të ishte atentati, duke e rrëzuar regjimin dhe duke nxitur një luftë për pushtet brenda Iranit. Kjo do të varej shumë nga të dhënat e shkëlqyera të inteligjencës.
Mangësi kryesore këtu do të ishte se rezultati është i paparashikueshëm dhe mund të çojë në kaos dhe gjakderdhje më të madhe. Megjithatë, një regjim i ri, madje edhe një i udhëhequr nga IRGC-ja, mund të jetë i gatshëm të bashkëpunojë me Uashingtonin.
“Mendoj se kjo është e mundshme”, tha për Radion Farda më 6 janar Michael Rubin, ish-zyrtar i Pentagonit dhe hulumtues i lartë në Institutin Amerikan të Ndërmarrjeve me seli në Uashington.
Bllokada, sulme kibernetike, armë zanore
Trump ka edhe opsione të tjera mbi tavolinën e tij në Zyrën Ovale.
“Është mjaft e mundshme që po shqyrtohen edhe opsione joushtarake. Këto mund të përfshijnë një bllokadë të plotë ekonomike ndaj Iranit për të parandaluar eksportet e tij të naftës drejt Kinës ose sulme kibernetike që ndërpresin sistemet e komunikimit dhe vendimmarrjes të agjencive iraniane të sigurisë”, i tha Radios Farda Ali Vaez, drejtor i projektit për Iranin në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Sulmet kibernetike kanë ndodhur edhe më parë. Në vitin 2021, stacionet e karburantit në Iran u vunë në shënjestër të një sulmi kibernetik, për të cilin Irani fajësoi Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin pa paraqitur prova.
Sulme të ngjashme kanë ndodhur edhe më vonë. Në vitin 2019, Irani pretendoi se kishte zbuluar një rrjet spiunazhi të CIA-s pas një sulmi kibernetik ndaj sistemeve të armëve. Mediat amerikane në atë kohë raportuan se ishte një sulm amerikan, duke cituar zyrtarë qeveritarë anonimë.
Mund të ketë gjithashtu opsione për sulme më pak konvencionale. Pas operacionit amerikan në Venezuelë, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, shpërndau komente që pretendohet se janë bërë nga një person që i mbijetoi një sulmi me armë zanore.
“Ishte si një valë zanore jashtëzakonisht e fortë. Papritur ndjeva sikur koka po më shpërthente nga brenda. Të gjithëve na filloi gjakderdhja nga hunda. Disa po villnin gjak. Ramë përtokë, të paaftë për të lëvizur”, citohej të ketë thënë ai.
Megjithatë, ky raport nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur apo zyrtare. /REL
Një pushtim ushtarak i Groenlandës nga SHBA-të do të nënku...
Presidenti Donald Trump ka kërcënuar të hënën se do të ven...
Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se udhëheqësja e opozitës v...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë në një takim...
Shoferët e taksive në rajonin e madh të Atikës do të nisin...
Kërcënimi i presidentit amerikan Donald Trump për të aneks...
Kosova duhet ta ratifikojë menjëherë marrëveshjen me Bashk...
Presidentja e PE, Roberta Metsola ka ndaluar çdo përfaqësu...
Departamenti Amerikan i Shtetit ka revokuar më shumë se 10...
Kancelari gjerman, Friedrich Merz tha se Presidentja e Kom...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të...
Papa Leo XIV u takua këtë të hënë me udhëheqësen e opozitë...
Policia spanjolle ka deklaruar sot se gati 10 ton kokainë ...
Mbyllja mbarëkombëtare e internetit në Iran ka hyrë sot në...
Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI...
Policia e Qipros ka nisur kërkimet për oligarkun rus, 56-v...
Presidenti i SHBA-së, Trump, e ka paralajmëruar Iranin kun...
Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja po shqyrton mundësi s...
Vullkani Kilauea i Hawai-t po tregon aktivitet të shtuar, ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Papa Leo XIV mbërriti këtë të shtunë në Madrid, ku nisi pj...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...