Papa Leo XIV takohet me udhëheqësen e opozitës venezuelase, Machado
Papa Leo XIV u takua këtë të hënë me udhëheqësen e opozitë...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të hënën se çështja e Grenlandës është shumë e rëndësishme për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe tregoi se vendet anëtare po punojnë për garantimin e sigurisë së ishullit.
“Kemi tetë vende arktike, shtatë janë në NATO, i vetmi që nuk është, është Rusia. Duhet ta garantojmë sigurinë dhe për këtë po bisedojmë. Duam që Arktiku të mbetet i sigurt. Rusia është kërcënimi kryesor për NATO-n dhe Evropën”, tha Rutte në një konferencë për shtyp në Zagreb.
Këto janë fjalët e para publike të kreut të NATO-s për ishullin e arktikut qëkurse presidenti amerikan, Donald Trump, e ritheksoi më 4 janar synimin e Shteteve të Bashkuara për ta përvetësuar Grenlandën.
Rutte qëndroi ishte për herë të parë në vizitë zyrtare në Zagreb si shef i aleancës më të madhe ushtarake në botë. Bashkëbiseduesi i tij, kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, theksoi se të gjithë aleatët duhet ta respektojnë njëri-tjetrin.
“Ne e respektojmë faktin se Grenlanda është pjesë e Danimarkës dhe jemi të bindur se përmes dialogut mund të gjendet zgjidhja më e mirë”, theksoi kryeministri i Kroacisë.
Rutte e mohoi se synimi i SHBA-së në Grenlandën përbën krizën më serioze për Aleancën. Ai theksoi se e përshëndet faktin se vendet që kufizohen me Arktikun janë bashkuar dhe kanë vendosur të përfshijnë një angazhim më të madh të NATO-s në atë rajon.
Rutte gjithashtu vlerësoi se presidenti amerikan ka pasur ndikim të mirë në Aleancë, pasi i ka nxitur vendet anëtare t’i rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke shtuar se pa këtë trysni nuk do të kishte unitet rreth rritjes së buxheteve për mbrojtjen.
Ai theksoi se NATO-ja bashkëpunon me partnerët në Arktik, të cilët kanë kërkuar angazhim më të madh të aleancës.
Si shembull, ai e përmendi Danimarkën, e cila, sipas tij, po përshpejton investimet e veta në mbrojtje, po blen pajisje të reja ushtarake dhe mjete ajrore pa pilot, si dhe po forcon ndjeshëm kapacitetet mbrojtëse, përfshirë edhe sigurinë e Grenlandës.
S’ka njëzëshmëri për anëtarësimin e Ukrainës në NATO
Lufta në Ukrainë ishte gjithashtu në qendër të bisedimeve të Sekretarit të Përgjithshëm të Aleancës me zyrtarët kroatë. Rutte e pranoi se mes vendeve anëtare nuk ka qëndrim të përbashkët lidhur me anëtarësimin e Ukrainës në NATO.
“E dimë se disa aleatë, përfshirë Hungarinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa të tjerë, ose janë kundër, ose janë shumë skeptikë ndaj anëtarësimit të Ukrainës në NATO. Ky është fakt”, tha Rutte.
Ai e lavdëroi Kroacinë për mbështetjen për Ukrainën, duke theksuar se ky vend që nga fillimi i luftës ka kontribuar me më shumë se 300 milionë euro në formën e pajisjeve ushtarake, helikopterëve dhe pajisjeve mbrojtëse.
“Siguria e Ukrainës është edhe siguria jonë”, theksoi Rute.
Ndërkohë, Pllenkoviç nënvizoi se Ukraina në terren nuk po mbron vetëm lirinë e saj, por edhe demokracinë, vlerat dhe sigurinë e kontinentit evropian.
“Prandaj, është e rëndësishme të kuptojmë se pasojat e agresionit rus kanë qenë më se të dukshme në të gjithë kontinentin – në Kroaci, në situatën tonë energjetike, përmes krizës energjetike, presioneve ekonomike dhe sociale, si dhe inflacionit”, tha Pllenkoviç. /REL
Papa Leo XIV u takua këtë të hënë me udhëheqësen e opozitë...
Policia spanjolle ka deklaruar sot se gati 10 ton kokainë ...
Mbyllja mbarëkombëtare e internetit në Iran ka hyrë sot në...
Koalicioni shqiptar i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI...
Policia e Qipros ka nisur kërkimet për oligarkun rus, 56-v...
Presidenti i SHBA-së, Trump, e ka paralajmëruar Iranin kun...
Donald Trump ka deklaruar se SHBA-ja po shqyrton mundësi s...
Vullkani Kilauea i Hawai-t po tregon aktivitet të shtuar, ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja ...
Protestat që filluan në Teheran për shkak të rënies së mon...
Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Lapland të Finla...
Ndërsa protestat e dhunshme në vend vijojnë, Irani ka para...
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën tre palestinezë në G...
Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare ka vendosur të ...
Organizata për të Drejtat e Njeriut në Iran (IHRNGO) tha s...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se ...
Ish-ambasadori britanik në SHBA, Lord Peter Mandelson ka r...
Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kubës “q...
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faz...
Rusia qëlloi më shumë se 150 dronë gjatë natës deri të die...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Ndërsa viti 2026 është në gjysmën e dytë të tij, bota po p...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...
Numri i ndërmarrjeve aktive në Shqipëri vijoi të rritet në...