“Të kufizohet pushteti absolut i Ramës”/ Ish-ministri jep idenë: Jo më shumicë e cilësuar, 10-12 deputetë t’i dalin kundër
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...
Ish-ministri Arben Malaj tha sot se kufizimi i pushtetit a...

Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje Kubës “që të arrijë një marrëveshje” ose në të kundërtën do të përballet me pasoja – të cilat nuk i specifikoi – duke paralajmëruar se dërgesat me naftë venezuelase dhe paratë për në Havana do të ndalen.
“NUK DO TË KETË MË NAFTË OSE PARA QË DO TË SHKOJNË NË KUBË – ZERO”, shkroi Trump në Truth Social. “Ju sugjeroj që të arrini një marrëveshje PARA SE TË JETË SHUMË VONË”.
Kjo deklaratë vjen një javë pasi forcat amerikane kapën liderin e rrëzuar venezuelas, Nikolas Maduro, në një operacion të kryer në Karakas, që la të vrarë dhjetëra pjesëtarë venezuelas dhe kubanë të sigurisë.
Më herët gjatë 11 janarit, Trump shpërndau një mesazh që sugjeronte se sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mund të bëhej president i Kubës, që aktualisht është nën sundim komunist.
Trump e shpërndau këtë postim me mbishkrimin: “Më tingëllon mirë”.
Ndërkaq në një postim të mëvonshëm, Trump tha se “Kuba ka jetuar për shumë vjet nga sasi të mëdha të NAFTËS dhe PARAVE nga Venezuela. Në këmbim, Kuba ka ofruar shërbime të sigurisë për dy diktatorët e fundit të Venezuelës, POR JO MË!”.
“Shumica e atyre kubanëve janë të VDEKUR nga sulmi i SHBA-së i javës së kaluar dhe Venezuela nuk ka më nevojë për mbrojtje nga banditët dhe zhvatësit që i kanë mbajtur peng për kaq shumë vite”.
Nën embargon tregtare të SHBA-së, Havana që nga viti 2000 është mbështetur gjithnjë e më shumë në naftën venezuelase, të siguruar në kuadër të një marrëveshjeje të arritur me paraardhësin e Maduros, Hugo Chavez.
Ditë më parë, Trump ka njoftuar se Venezuela do të eksportojë naftë të papërpunuar në vlerë deri në 2 miliardë dollarë në SHBA, pasi Karakasi dhe Uashingtoni arritën marrëveshje për këtë.
Kjo marrëveshje është shenjë e fuqishme se Qeveria e Venezuelës po i përgjigjet kërkesës së Trumpit për t’i hapur dyert për kompanitë amerikane të naftës, nëse nuk dëshiron të përballet me rrezikun e një ndërhyrjeje të mëtejshme ushtarake.
Trump ka deklaruar se dëshiron që presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodriguez, t’i japë SHBA-së dhe kompanive private “qasje të plotë” në industrinë e naftës së Venezuelës. /REL
Ekonomia e Kosovës në dekadën e fundit ka kaluar nëpër faz...
Rusia qëlloi më shumë se 150 dronë gjatë natës deri të die...
Një zjarr i madh pyjor në Argjentinën jugore ka djegur më ...
Rrjeti hekurudhor i distancave të gjata të Gjermanisë në v...
Më 5 shkurt skadon një traktat që kufizon numrin e kokave ...
I biri i Shahut të fundit të Iranit, Reza Pahlavi, i cili ...
SHBA-të kanë kryer atë që e quajtën "sulme në shkallë të g...
Garda Revolucionare e Iranit ka njoftuar se ka arrestuar n...
Autoritetet në Nikaragua kanë arrestuar të paktën 60 perso...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Filipine, pasi një "m...
Shitjet e Biblave në Mbretërinë e Bashkuar arrijnë një niv...
Instituti Norvegjez i Nobelit ka njoftuar se Çmimi Nobel p...
Ushtria amerikane ka kryer sulme kundër ISIS-it në Siri mb...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Protestat në Iran kanë hyrë në ditën e katërmbëdhjetë me r...
Miliarderi Elon Musk ka akuzuar qeverinë e Mbretërisë së B...
Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgim...
Ushtria izraelite që në orët e para të mëngjesit ka kryer ...
Një tërmet me magnitudë 6.8 ballë ka goditur brigjet e Ish...
Serbia, e cila prej 14 vjetësh në dhomën e pritjes së BE s...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...