Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike: 2025, viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar nd...

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj Jerome Powell dhe Rezervës Federale, duke përshkallëzuar ndjeshëm sulmet e administratës Trump ndaj bankës qendrore të SHBA-së.
Powell tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte dorëzuar Fed-it të premten thirrje nga një juri e madhe, duke kërcënuar me një aktakuzë penale në lidhje me dëshminë e tij përpara Komitetit Bankar të Senatit në qershor të vitit të kaluar, për rinovimet e ndërtesave historike të zyrave të Fed-it në Uashington DC.
Zyra e prokurorit federal për Distriktin e Kolumbias ka hapur një hetim penal ndaj Powell lidhur me këtë projekt dhe nëse ai ka gënjyer Kongresin për përmasat e tij.
Aleatët e Trump e akuzuan për muaj të tërë vitin e kaluar Rezervën Federale për keqmenaxhimin e rinovimeve shumëmiliardëshe.
Në një deklaratë të ashpër, Powell argumentoi se ishte kërcënuar me akuza penale sepse Rezerva Federale kishte vendosur normat e interesit “mbështetur në vlerësimin tonë më të mirë se çfarë i shërben interesit publik, dhe jo duke ndjekur preferencat e presidentit”.
Trump e ka sulmuar vazhdimisht Powell-in dhe Fed-in për refuzimin për t’iu nënshtruar kërkesave të tij për ulje të shpejta të normave të interesit, duke nisur një fushatë agresive për të kufizuar pavarësinë e kahershme të bankës qendrore dhe për të ushtruar kontroll më të madh mbi vendimmarrjen e saj.
Administrata Trump ka vendosur tashmë një aleat të afërt të presidentit në bordin e fuqishëm të guvernatorëve të Fed-it dhe ka kërkuar shkarkimin e Lisa Cook, një guvernatore e emëruar nga Joe Biden, mbi akuza të pakonfirmuara për mashtrim me kredi hipotekore.
Hetimi i zyrës së prokurorit federal, që përfshin analizën e deklaratave publike të Powell-it dhe shqyrtimin e dokumenteve të shpenzimeve, u miratua në nëntor nga prokurorja Jeanine Pirro, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarë të njohur me situatën.
Në një deklaratë të dielën në mbrëmje, Powell këmbënguli se kërcënimi ligjor “nuk lidhet” me dëshminë e tij të verës së kaluar apo me mbikëqyrjen e Kongresit ndaj Fed-it.
“Kjo ka të bëjë me faktin nëse Rezerva Federale do të jetë në gjendje të vazhdojë të përcaktojë normat e interesit mbi bazën e provave dhe kushteve ekonomike — apo nëse politika monetare do të diktohet nga presioni ose intimidimi politik,” tha ai.
“Kam shërbyer në Rezervën Federale nën katër administrata, si republikane ashtu edhe demokrate,” shtoi Powell. “Në çdo rast, i kam ushtruar detyrat e mia pa frikë apo favor politik, duke u përqendruar vetëm te mandati ynë për stabilitetin e çmimeve dhe punësimin maksimal.”
Guvernatorë nga 11 institucione nxjerrin deklaratë mbështetjeje për kryetarin e Fed nën presion
Krerët e bankave qendrore në nivel global thanë se “qëndrojnë në solidaritet të plotë” me Jay Powell, në një shfaqje të paprecedentë mbështetjeje, pasi autoritetet amerikane hapën një hetim penal ndaj kryetarit të Rezervës Federale.
Guvernatorë bankash qendrore nga 11 institucione, nxorën një deklaratë ku thuhet se ata “qëndrojnë në solidaritet të plotë me Sistemin e Rezervës Federale dhe kryetarin e tij, Jerome H. Powell”, i cili ka qenë objekt i sulmeve të përsëritura nga administrata Trump.
“Pavarësia e bankave qendrore është një gur themeli i stabilitetit të çmimeve, financiar dhe ekonomik, në interes të qytetarëve që ne u shërbejmë”, thuhet në deklaratë.
Mes nënshkruesve janë presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, drejtuesi i Bankës së Kanadasë, Tiff Macklem, si dhe Pablo Hernández de Cos, drejtori i përgjithshëm i Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS).
Lagarde nënshkroi në emër të BQE-së dhe gjithashtu në emër të 21 bankave qendrore kombëtare të Eurozonës.
Mandati i kryetarit të Fed përfundon në maj dhe ende nuk është shpallur një pasardhës nga administrata Trump. Megjithatë, Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik dhe aleat i Trump, si dhe Kevin Warsh, i cili më parë ka shërbyer në bordin e guvernatorëve të Fed, konsiderohen gjerësisht si favoritët kryesorë.
Trump po përballet me një reagim gjithnjë e më të fortë në Capitol Hill për shkak të hetimit të Departamentit të Drejtësisë, madje edhe nga brenda partisë së tij. Senatorë republikanë, përfshirë Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Lisa Murkoëski nga Alaska, kanë shprehur publikisht shqetësime për rrezikun që i kanoset pavarësisë së Fed.
Financial Times raportoi të hënën se hetimi ka mobilizuar zyrtarët e Fed për t’u rezistuar sulmeve të Trump dhe se mund ta shtyjë kryetarin të qëndrojë si guvernator edhe në vitin 2028, sipas zyrtarëve.
John Williams, president i Fed të Nju Jorkut, mbrojti Powell duke e përshkruar atë si “një njeri me integritet të pametë”.
Ai paralajmëroi gjithashtu se historia ka treguar se, kur përpjekjet për të cënuar pavarësinë e bankave qendrore kanë pasur sukses, kjo ka çuar shpesh në “pasoja ekonomike shumë fatkeqe”.
Nënshkruesit e tjerë të letrës së së martës ishin drejtuesit e bankave qendrore të Suedisë, Danimarkës, Zvicrës, Koresë së Jugut, Australisë dhe Brazilit. François Villeroy de Galhau, drejtues i Banque de France, nënshkroi në cilësinë e tij si kryetar i bordit të BIS. /Monitor.al
Viti 2025 ishte viti i tretë më i ngrohtë i regjistruar nd...
Presidenti Donald Trump ka thënë se SHBA-të do të ndërmarr...
Një ngjarje tragjike është shënuar në Tajlandë, ku si paso...
Prokurorët kanë kërkuar që ish-presidenti i Koresë së Jugu...
I dërguari i Shtëpisë së Bardhë, Steve Witkoff, zhvilloi n...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur t’i rinum...
Erëra të forta, borë dhe temperatura të ulëta kanë goditur...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se vendet që ...
Një elefant i egër ka shkaktuar tmerr në shtetin Jharkhand...
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditu...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bëri me d...
Viti 2025 ishte më vdekjeprurësi për civilët në Ukrainë që...
Një gjyqtare u qëllua me armë zjarri këtë të martë brenda ...
Kushtet e akullta të motit në Europë kanë detyruar mbyllje...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
Rusia e ka kryer një sulm të madh gjatë natës kundër Ukrai...
Hungaria ka njoftuar se zgjedhjet parlamentare do të mbahe...
Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, ka deklaruar se do të...
Një seancë apeli nga politikania franceze e ekstremit të d...
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot mbahet seanca fille...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Poli...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Një tërmet me magnitudë 6.5 ballë të shkallës Rihter godit...
Një valë e fortë të nxehti pritet të përfshijë Europën Qen...
Rreth 235 persona kanë humbur jetën dhe mbi 4,300 të tjerë...
A nuk po i gjen dot Kancelari fjalët e duhura? Çfarë thonë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...
Sektori i bujqësisë përballoi një vit mjaft sfidues gjatë ...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 82.2 lekë dhe...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...