Kritika pas Raportit të KE-së për Kosovën/ Nuk janë theksuar disa përparime
Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për...

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha të enjten se projekt statuti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe i paraqitur nga diplomacia perëndimore, është hartuar duke respektuar Kushtetutën e Kosovës në tërësi.
Ai i bëri këto komente në një konferencë shtypi në Prishtinë, gjatë së cilës theksoi se projekt statuti për Asociacionin përmbush të gjitha kriteret e Shteteve të Bashkuara rreth funksionimit të tij.
“E kemi thënë shumë herë, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk duhet të kërkohet asnjë ndryshim kushtetues. Nuk duhet të ketë autoritet ekzekutiv dhe nuk duhet të jetë një nivel shtesë i qeverisë”, tha ambasadori Hovenier duke nënvizuar se beson që projekt-statuti i përmbush të gjitha këto kritere, por se ka vetëm një entitet që do ta japë vlerësimin përfundimtar, Gjykata Kushtetuese.
Më 21 tetor të dërguarit amerikanë dhe evropianë u dorëzuan Kosovës dhe Serbisë një dokument për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, pjesë e të cilit ishte propozimi për statutin e Asociacionit, që është edhe pika më e vështirë e procesit të bisedimeve Kosovë – Serbi.
Projekt-statuti ende nuk është bërë publik, duke nxitur debate e kritika posaçërisht nga partitë opozitare në Kosovë për mungesë të transparencës nga qeveria.
Ambasadori amerikan tha sot se nuk ka asgjë sekrete rreth këtij projekt-statuti, por se negociatat diplomatike dhe angazhimet e ndjeshme të komunitetit ndërkombëtar me qeveritë shpesh bëhen në kushte diskrecioni sepse ato janë më të përshtatshme për arritjen e mirëkuptimeve të përbashkëta.
“Mendoj se shumë nga këto pyetje, komente dhe gati histeri rreth kushtetutshmërisë duken pa vend për ne sepse është bërë një punë shumë e kujdesshme në hartimin e këtij projekt-statuti, duke lënë edhe hapësirën që një institucion në Kosovë që ka në fakt aftësinë dhe autoritetin ta përcaktojë kushtetushmërinë, Gjykata Kushtetuese, ta bëjë një gjë të tillë para se Asociacioni të mund të zbatohej”, tha ambasadori Hovenier.
Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është pjesë e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën palët u pajtuan më 18 mars. Kjo marrëveshje kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese, por nuk kërkon njohje të ndërsjellë.
Ambasadori Hovenier tha se ka një lloj urgjence në përpjekjet perëndimore për ta zbatuar marrëveshjen për Asociacionin, por se këto përpjekje janë pjesë e një strategjie më të gjerë.
“Ne po punojmë për ta parë atë të zbatuar si një element të strategjisë sonë më të gjerë. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Asociacionin e komunave me shumicë serbe, nuk mund të jetë. Bëhet fjalë për arritjen e zbatimit të plotë të të gjitha detyrimeve të marra si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në marrëveshjen bazë të Ohrit si dhe aneksin e zbatimit të saj. Kjo është ajo që ne duam të shohim”, tha ai.
Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun Kosovë – Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian tash e mbi një dekadë, u kërkua të mërkurën edhe nga Komisioni Evropian në raportin e vet të përvitshëm për Kosovën.
Komisioni Evropian shprehu keqardhjen që Kosova dhe Serbia nuk kanë filluar ende të zbatojnë detyrimet që dalin nga Marrëveshja e arritur më herët gjatë këtij viti, duke nënvizuar se “normalizimi i marrëdhënieve është një kusht thelbësor në rrugën evropiane të të dyja palëve dhe të dyja rrezikojnë të humbasin mundësi të rëndësishme në mungesë të përparimit”./ VOA
Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për...
Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshm...
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në...
Më 9 nëntor Gjermania feston 34 vjetorin e rënies së M...
Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit ...
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine ar...
Aktorja Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë të mërkurën, pas...
Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar R...
Organizata bamirëse “Save the Children” po bën thirrje për...
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatua...
“Zgjerimi është një politikë jetike për BE-në, komplet...
Irani ka dënuar një shtetas francez me 5 vite burgim. ...
SchengenVisaInfo.com zgjodhi destinacionet kryesore dimëro...
Mesditën e kësaj të mërkure janë regjistruar disa lëku...
Një armëpunues i rëndësishëm dhe luftëtarë të tjerë të Ham...
Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pran...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, f...
Teksa ka kaluar mbi 1 muaj nga nisja e bombardimeve në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...