Faktet/ Pse Veliaj vonon procesin gjyqësor dhe frika që ka nga drejtësia
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...
Një person, i cili beson te pafajësia e tij, shkon dhe për...

Raporti i Progresit 2023 i Komisionit Evropian, KE për Kosovën e vuri theksin në dialogun me Serbinë. Pas publikimit të Raport Progresit ka pasur reagime në Kosovë. Zëvëndëskryeministri në qeverinë e Kosovës Besnik Bislimi, që njëherësh është edhe kryenegociator i Kosovës në dialog me Serbinë, tha se, "një shtytje e madhe në përmbushjen e reformave, do të ishte edhe largimi i masave ndëshkuese të vendosura nga blloku evropian ndaj Kosovës. "Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, në qeverisjen e mirë, progresi i mirë ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në Bashkimin Evropian konfirmojnë se jemi duke bërë hapat e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave ndëshkuese nga BE-ja do ta kthente motivimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat”, tha zëvendëskryeministri Bislimi.
Sipas tij, "Kosova ka dëshmuar se është aleate e BE-së, duke përafruar politikën e saj të jashtme, sidomos me vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë”.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ishte kritik sepse në Raportin e Komisionit Evropian, "nuk janë theksuar disa nga përparimet që i ka bërë Kosova”. "Sipas analizës së qeverisë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, të cilat është dashur të theksohen dhe vlerësohen më shumë në këtë raport”, tha Bislimi duke shtuar se këto çështje janë rekomanduar në raportin e Progresit të vitit të shkuar.
Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog, që i dorëzoi raportin qeverisë së Kosovës, tha se BE pret që të përmbushen tre kushtet e paraqitura në deklaratën e BE-së më 3 qershor, si hap drejt heqjes së masave ndëshkuese. "Shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe angazhimi në dialog. Dhe kushti i fundit, përfshin tash edhe themelimin e Asociacionit”. Kosova vitin e shkuar ka aplikuar për anëtarësim në BE, por, është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit që akoma nuk e ka statusin e vendit kandidat.

Raporti i Progresit i Komisionit Evropian në pjesën për Kosovën thekson, se "Kosova ka shënuar përparim të kufizuar, ndonëse vlerësohet në shumë fusha, si reformat e brendshme në sundimin e ligjit, progresi i mirë ekonomik dhe social dhe liberalizimi i vizave." Në raport theks i veçantë i kushtohet situatës së tensionuar në veri të Kosovës e banuar me shumicë serbe si dhe raporteve me Serbinë dhe dialogut që ndërmjetësohet ngaBashkimi Evropian. Në raport shprehjet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t'i kryejnë obligimet e tyre të dala nga dialogu. Kosovës i bëhet ftesë që ta themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe, bazuar në propozimin e fundit për draft-statusin për Asociacionin, që ju prezantua palëve më 21 tetor nga diplomatët perëndimorë.

"Nga Kosova pritet që të nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian që u është paraqitur palëve më 21 tetor 2023. Nga Serbia kërkohet që të mbështesë këtë proces dhe paralelisht të nisë përmbushjen e obligimeve të saja kyçe nga Marrëveshja drejt normalizimit të raporteve”.
Në raport po ashtu përmendet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të shkuar dhe bojkoti i tyre në zgjedhjet lokale të prillit. Këto veprime cilësohen si "shkelje të obligimeve të Serbisë që dalin nga dialogu dhe paraqesin kthim prapa të Serbisë në përmbushjen e obligimeve të marra nga marrëveshje e parë për parimet për normalizimin e raporteve. Më herët gjatë vitit, Bashkimi Evropian, vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të tensioneve në veri./ DW
Kompanitë serbe janë duke eksportuar mallra të dypërdorshm...
Sulme me dronë vunë në shënjestër bazën ajrore al-Harir në...
Më 9 nëntor Gjermania feston 34 vjetorin e rënies së M...
Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit ...
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine ar...
Aktorja Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë të mërkurën, pas...
Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar R...
Organizata bamirëse “Save the Children” po bën thirrje për...
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatua...
“Zgjerimi është një politikë jetike për BE-në, komplet...
Irani ka dënuar një shtetas francez me 5 vite burgim. ...
SchengenVisaInfo.com zgjodhi destinacionet kryesore dimëro...
Mesditën e kësaj të mërkure janë regjistruar disa lëku...
Një armëpunues i rëndësishëm dhe luftëtarë të tjerë të Ham...
Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pran...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, f...
Teksa ka kaluar mbi 1 muaj nga nisja e bombardimeve në...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ard...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...