
Në debatin e parë që nga shpërthimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit, të pesë kandidatët republikanë për president deklaruan mbështetjen e fortë për Izraelin. Por kandidatët u përplasën kur u fol për Kinën dhe Ukrainën, ndërsa përballen me një trysni në rritje për të ngushtuar hendekun që kanë me zotin Donald Trump, i cili përsëri nuk mori pjesë në debat.
Në qendër të debatit të tretë ishin pretendetët Ron DeSantis dhe Nikki Haley, kjo e fundit është shfaqur konkurrente në disa sondazhe kombëtare për vendin e dytë ku renditet guvernatori i Floridës.
Zonja Haley, e cila ka qënë guvernatore e Karolinës së Jugut dhe ambasadore e Shteteve të Bashkuara në Kombet e Bashkuara, tha se do t’u jepte fund marrëdhënieve tregtare me Kinën “deri sa ata të ndalonin vrasjen e amerikanëve nga fentanili, diçka që Ron ende nuk ka thënë se do ta bëjë”, tha ajo.
Zoti DeSantis tha se, “Haley i mirëpriti investimet kineze në shtetin e saj”, duke iu referuar marrëveshjeve për pronat e patundshme dhe të zhvillimin ekonomik.
Zonja Haley më pas e akuzoi zotin DeSantis se i kishte fshirë të dhënat në faqet zyrtare në internet për të fshehur se Florida e kishte paraqitur veten si mikpritëse për bizneset kineze.
Të pesë pretendentët në skenë u përballën me një urgjencë të re për të ngushtuar hendekun e mbështetjes që gëzon zoti Trump ndërsa afrojnë zgjedhjet paraprake në shtetin Ajova, një provë mes kandidatëve republikanë.
Shumë prej kandidatëve e kanë kritikuar ashpër njëri-tjetrin me shpresën për të rritur mbështetjen si konkurrentë të mundshëm përballë ish-presidentit.
Ata e kanë vënë theksin tek dallimet e tyre në politikën e jashtme, por gjithashtu e kanë dënuar ashpër zotin Trump për kritikat e tij ndaj kryeministrit izraelit pas sulmit të Hamasit dhe cilësimin e grupit që sulmoi Izraelin si ‘shumë të zgjuar’.
Në debat morën pjesë edhe kandidatët Tim Scott, Senator i Karolinës së Jugut, Chris Christie, ish-guvernator i Nju Xhersit dhe Vivek Ramaswamy, sipërmarrës në fushën e bioteknologjisë.
Duke shprehur mbështetjen për Izraelin, disa kandidatë thanë se do të ushtronin trysni ndaj universiteteve dhe kolegjeve për të luftuar antisemitizmin.
Rivaliteti midis zotit DeSantis dhe zonjës Haley është shtuar gjatë javëve të fundit, ndërsa një sondazh i njohur në Ajova tregon për rritje të mbështetjes për ish-guvernatoren. Gjithashtu ka një rritje të interesit mes donatorëve dhe votuesve për zonjën Haley.
Sipas sondazhit të fundit të Universitetit Quinnipiac, ish-Presidenti Donald Trump gëzon mbështetjen më të madhe mes republikanëve, me 64 për qind mbështetje, i pasuar nga Ron DeSantis me 15 dhe Nikki Haley me 8 për qind mbështetje. Zoti Trump nuk ka marrë pjesë as në dy debatet e mëparshme.
Partia republikane ka caktuar mbajtjen e një debati tjetër më 6 dhjetor. Pastaj, kushtet për debatet pasuese do të jenë shumë më të forta, duke e zvogëluar më tej numrin e kandidatëve republikanë që do të mund të marrin pjesë në debatet e ardhshme të partisë./ VOA
Shtetet e Bashkuara ndërmorën sulme kundër një magazine ar...
Aktorja Katia Nikolaidou ka ndërruar jetë të mërkurën, pas...
Policia italiane dhe Byroja Federale amerikane e Hetimit (...
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shteteve të...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka komentuar R...
Organizata bamirëse “Save the Children” po bën thirrje për...
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatua...
“Zgjerimi është një politikë jetike për BE-në, komplet...
Irani ka dënuar një shtetas francez me 5 vite burgim. ...
SchengenVisaInfo.com zgjodhi destinacionet kryesore dimëro...
Mesditën e kësaj të mërkure janë regjistruar disa lëku...
Një armëpunues i rëndësishëm dhe luftëtarë të tjerë të Ham...
Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pran...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, f...
Teksa ka kaluar mbi 1 muaj nga nisja e bombardimeve në...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ard...
Një bandë kriminale ka tentuar të rrëmbejë foshnjën e ...
Të mërkurën, forcat tokësore izraelite në Rripin e Gazës f...
Agjencia e Qeverisë amerikane që monitoron liritë fetare n...
Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhu...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...