
Raporti i Progresit i Komisionit Evropian ka konstatuar se “Qeveria [e Kosovës] ka vazhduar me agjendën e saj ambicioze drejt Bashkimit Evropian”, tha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.
Pasi pranoi Raportin e Progresit nga ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, Bislimi në një konferencë të përbashkët për media me zyrtarin evropian, tha se një shtytje të madhe në përmbushjen e reformave që kërkohen për t’u anëtarësuar në BE do të ishte largimi i masave ndëshkuese të vendosura nga blloku evropian ndaj Kosovës.
“Reformat e brendshme në sundimin e ligjit, në qeverisjen e mirë, progresi i mirë ekonomik dhe social, liberalizimi i vizave dhe përkushtimi në Bashkimin Evropian konfirmojnë se jemi duke bërë hapat e duhur në rrugën drejt të ardhmes evropiane. Largimi i masave ndëshkuese nga BE-ja do ta kthente motivimin dhe do të përshpejtonte edhe më shumë reformat”, tha Bislimi.
Më herët gjatë vitit, BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, ku banorët lokalë kundërshtojnë kryetarët e rinj shqiptarë të komunave.
Sipas Bislimit, Kosova ka dëshmuar se është aleate e BE-së, duke përafruar politikën e saj të jashtme, veçmas për sanksionet ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, por sipas tj edhe BE-ja duhet të dëshmojë se e do dhe e sheh Kosovën brenda bllokut.
“Mosnjohja e plotë nga 27 shtetet anëtare të BE-së vazhdon ta dobësojë pozicionin e BE-së jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Vazhdimi i procesit të anëtarësimit varet nga vullneti politik dhe marrja e statusit të vendit kandidat nuk nënkupton njohje nga shtetet anëtare”, tha ai.
Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE fundin e vitit të kaluar. Nga vendet e rajonit, Kosova është e fundit sa i përket rrugës së saj drejt anëtarësimit në BE, pasi është e vetmja që nuk ka status të vendit kandidat.
Bislimi tha se në raportin e sivjetmë nuk janë theksuar disa nga përparimet që i ka bërë Kosova.
“Sipas analizës sonë, janë disa arritje në segmentin e kritereve politike, më përkatësisht në fushën e funksionimit të demokracisë, drejtësisë dhe sundimit të ligjit, luftimit të korrupsionit dhe administratës publike, të cilat është dashur të theksohen dhe vlerësohen më shumë në këtë raport, meqë janë të arritura me shumë rëndësi për një shoqëri demokratike dhe për më tepër janë rekomanduar në raportin e vitit të kaluar”, tha Bislimi.
Ndërkaq, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, në pyetjen nëse largimi i masave do të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, tha se blloku pret që të përmbushen tre kushtet e paraqitura në deklaratën e shteteve të BE-së më 3 qershor.
Në atë deklaratë janë paraparë tri kushte: shtensionimi i situatës në veri, mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme në këtë pjesë të Kosovës të banuar me shumicë serbe dhe angazhimi në dialog. Kushti i fundit, sipas Szunyog përfshin edhe themelimin e Asociacionit.
“Raporti e njeh se ka një progres të caktuar duke përfshirë themelimin e kornizës ligjore për zgjedhjet e parakohshme dhe disa çështje që lidhen me shtensionimin në objektet komunale. Por, raporti thekson se duhet të shohim hapa të tjerë. Shpresojmë që hapat të merren sa më shpejt dhe masat të hiqen sa më shpejt që Kosova të gëzojë potencialin, jo vetëm nga mekanizmat ekzistues, por edhe nga plani i rritjes”, tha ai, duke iu referuar planit për rritje ekonomike të shteteve të Ballkanit Perëndimor, të miratuar më 8 nëntor. Ky plan është në vlerë prej 6 miliardë eurosh.
Szunyog përsëriti qëndrimin e BE-së se e ardhmja e Kosovës është në bllokun evropian, duke theksuar se këto nuk janë deklarata boshe.
Në Raportin e Progresit për Kosovën, në shumicën e fushave që vlerësohen, Komisioni Evropian ka thënë se Kosova ka shënuar “përparim të kufizuar”.
Në raport gjerësisht përmendet edhe situata e tensionuar e sigurisë në veri të Kosovës – që banohet me shumicë serbe – por edhe për procesin e normalizimit të raporteve me Serbinë përmes dialogut që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Në raportin për Kosovën shprehjet keqardhje që Kosova dhe Serbia nuk kanë nisur t’i kryejnë obligimet e tyre nga dialogu pa parakushte dhe vonesa të tjera. Kosovës i bëhet ftesë veçmas që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Në raport, tashmë kërkohet që Asociacioni të themelohet duke pasur për bazë propozimin e fundit për draft-statusin për Asociacionin, që u është prezantuar palëve më 21 tetor.
“Nga Kosova pritet që të nisë procesin i cili çon deri te themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe bazuar në propozimin evropian që u është paraqitur palëve më 21 tetor 2023. Nga Serbia kërkon që të mbështesë këtë proces dhe paralelisht të nisë përmbushjen e obligimeve të saja kyçe nga Marrëveshja [drejt normalizimit të raporteve]”, thuhet në tekst, ku shtohet se “formalitetet, përfshirë edhe ato që lidhen me miratimin, nuk duhet të jenë pengesa në rrugën e përparimit në zbatim”.
Marrëveshja drejt normalizimit, që u arrit më herët gjatë vitit, kërkon nga palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë, t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare. Për Kosovën, marrëveshja nënkupton njohje de facto nga Serbia, ndërsa për këtë të fundit aneksi i saj parasheh që Kosova ta formojë një Asociacion të komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq, draft-statuti i prezantuar më 21 tetor nga përfaqësuesit e BE-së, Shteteve të Bashkuara, Italia, Gjermania dhe Franca, është thënë se është një model modern evropian. Ky dokument nuk është bërë publik, por kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se e ka pranuar atë dhe se i njëjti është shkruar me kujdes ndaj Kushtetutës së Kosovës.
Në raportin për Kosovën po ashtu përmendet largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit të kaluar dhe bojkotin e tyre në zgjedhjet lokale të prillit të këtij viti. Këto veprime cilësohen si “shkelje të obligimeve të Serbisë që dalin nga dialogu dhe paraqesin kthim prapa të Serbisë në përmbushjen e obligimeve të marra nga marrëveshje e parë për parimet për normalizimin e raporteve [e vitit 2013] dhe paraqet shkelje direkte të marrëveshjes për drejtësinë të vitit 2015”./ REL
“Zgjerimi është një politikë jetike për BE-në, komplet...
Irani ka dënuar një shtetas francez me 5 vite burgim. ...
SchengenVisaInfo.com zgjodhi destinacionet kryesore dimëro...
Mesditën e kësaj të mërkure janë regjistruar disa lëku...
Një armëpunues i rëndësishëm dhe luftëtarë të tjerë të Ham...
Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave të pran...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, f...
Teksa ka kaluar mbi 1 muaj nga nisja e bombardimeve në...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen javën e ard...
Një bandë kriminale ka tentuar të rrëmbejë foshnjën e ...
Të mërkurën, forcat tokësore izraelite në Rripin e Gazës f...
Agjencia e Qeverisë amerikane që monitoron liritë fetare n...
Një granatë e dhënë si dhuratë për ditëlindje ka hedhu...
Gjermania ka vendosur që të ndajë 71 milionë euro ndihmë, ...
Kryeministri portugez, António Costa, i ka dorëzuar presid...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen javën...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se e ka zmbrapsur një s...
Gjatë ditës së djeshme kishte dyshime të mëdha nëse do të ...
Hapja e një llogarie bankare është e vështirë pa kartë ide...
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...