Lajçak në Prishtinë për draft-statutin e Asociacionit
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...

Hapja e një llogarie bankare është e vështirë pa kartë identiteti. Ose dhe prenotimi i një hoteli - sepse ka edhe një fushë ku kërkohen të dhënat për shtetësinë. Të martohesh është pothuajse e pamundur pa shtetësi, ndërsa që të bëhesh nëpunës civil nuk mund të bëhet fjalë.
Për njerëz si Christiana Bukalo, 29-vjeçare, e lindur në Gjermani, por pa shtetësi, jeta e përditshme mund të bëhet një sfidë në çdo moment. "Nuk mund të udhëtosh, sepse të duhet një dokument udhëtimi. Keni vështirësi kur vjen puna për të gjetur një punë. Shpesh është e vështirë për të filluar një studim, por është gjithashtu e vështirë për ta përfunduar atë. Njoh njerëz që nuk mund të diplomonin, sepse përfunduan me vetë paraqitjen e çertifikatës së lindjes për provim. Përveç kësaj, personat pa shtetësi nuk kanë të drejtë të votojnë, edhe nëse kanë jetuar gjithmonë këtu”, tha ajo për DW.
Bukalo, vajza e prindërve afrikano-perëndimorë me kombësi të paqartë, është një nga numri në rritje i njerëzve në Gjermani që nuk kanë asnjë shtetësi. Aktualisht janë 126.000 prej tyre. Ka një numër të madh palestinezësh dhe kurdësh, por edhe ish-qytetarë të Bashkimit Sovjetik apo Jugosllavisë, shtetet e të cilëve nuk ekzistojnë më. Është jeta në margjinat e shoqërisë - njerëzit pa shtetësi janë të përjashtuar nga shumë gjëra.
Bukalo mësoi që në moshë të vogël se çfarë do të thotë të jesh pa kombësi. "Edhe si fëmijë të thonë që nuk të takon këtu dhe se nuk duhet të rrish këtu, por në të njëjtën kohë nuk mund të shkosh askund. Këto janë gjëra shumë banale: shkëmbime studentore, udhëtime gjuhësore, ski jashtë vendit - asgjë nga këto nuk është e mundur. Dhe sigurisht, shoqërohet me një ndjenjë të madhe turpi, sepse vazhdimisht duhet të shpjegosh diçka që nuk të është shpjeguar kurrë."

Për një kohë të gjatë, informacioni për personat pa shtetësi ishte po aq i padukshëm për ta sa edhe vetë personat. Por dy vjet më parë, Christiana Bukalo vendosi t'u japë zë njerëzve pa shtetësi. Ajo themeloi organizatën e të drejtave të njeriut Statefree në Mynih. Qëllimi: të edukohen njerëzit, të mblidhen të prekurit dhe të bëhet e dukshme pashtetësia.
Por edhe për të bërë kërkesa ndaj politikanëve. "Ne kemi një riprodhim ekstrem të pashtetësisë në Gjermani sepse nuk ka asnjë ndërveprim me fëmijët pa shtetësi të lindur këtu. Prandaj kërkojmë që fëmijët pa shtetësi të lindur në Gjermani të identifikohen menjëherë si pa shtetësi. Dhe për të marrë të drejtën e nënshtetësisë gjermane në pesë vitet e para të jetës”.
Tradicionalisht, në sistemin ligjor gjerman, më shumë vëmendje i kushtohet origjinës së një personi sesa vendit të lindjes së tij. Nëse prindërit janë pa shtetësi, foshnja e porsalindur është gjithashtu pa shtetësi. Rezultati: çdo i treti pa shtetësi në Gjermani është i mitur. Nga ana tjetër, Bukalo njeh edhe 65-vjeçarë që kanë lindur në Gjermani dhe janë ende pa shtetësi.
Statefree kishte shpresa të mëdha për ligjin e ri të shtetësisë të qeverisë aktuale të Socialdemokratëve (SPD), të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP), e cila e përshkroi veten në marrëveshjen e koalicionit si një koalicion progresiv. Por tema e pashtetësisë nuk figuron në projektligj.
Në pyetjen e DW-së, Ministria Federale e Brendshme (BMI) u përgjigj: "Interesat e personave pa shtetësi tashmë merren parasysh mjaftueshëm në ligjin e shtetësisë”. Gjithashtu, rregullat e përgjithshme për marrjen e shtetësisë gjermane zbatohen edhe për personat pa shtetësi, pasi edhe ata janë të huaj në kuptim të këtij ligji”.
Reforma e ligjit të ri të shtetësisë, me natyralizim të shpejtë dhe stimuj për punëtorët e huaj të kualifikuar, vjen në një kohë kur në Gjermani ka një debat të nxehtë për emigracionin dhe të huajt. Kancelari Olaf Scholz ka njoftuar se njerëzit që duhet të largohen nga vendi do të dëbohen dhe qeveria federale sapo ka shtrënguar rregullat e dëbimit.
Prandaj, Bukalo nuk është e befasuar nga keqkuptimi i çështjes së integrimit të personave pa shtetësi. "Nga njëra anë ka të bëjë me mosnjohjen e përgjithshme të situatës, në të cilën ndodhen personat pa shtetësi, e nga ana tjetër, situatën e përgjithshme politike, kthesën djathtas në Evropë. Partitë gjermane aktualisht po e kanë të vështirë të pozicionohen dhe të avokojnë për zgjidhje 'progresive', të cilat kanë qenë të zakonshme në vende të tjera, si Spanja apo Portugalia, për një kohë të gjatë."

Judith Beyer, profesoreshë e etnologjisë në Universitetin e Konstanzës punon edhe si dëshmitare eksperte në gjykatat e Britanisë së Madhe në procedurat ku personat pa shtetësi kërkojnë azil. Ajo thotë për DW: "Pashtetësia është një problem që ende nuk ka hyrë në debatin publik në Gjermani”.
Një shembull nga gjyqësori: ndërsa ekspertë si Judith Beyer në MB shqyrtojnë në mënyrë të pavarur historitë e jetës së personave pa shtetësi dhe ekspertiza e tyre përfshihet në gjykimin përfundimtar, në Gjermani ekspertët konsultohen rrallë. Në këtë vend, vendimi shpesh varet vetëm nga gjyqtarët.
Përveç kësaj, nuk ka procedura të standardizuara për përcaktimin e pashtetësisë në Gjermani: zyra e imigracionit në Mynih ndonjëherë vendos ndryshe nga ajo në Hamburg ose Këln. "Në fund gjithçka varet nga kush është ulur në anën tjetër të tryezës”, thotë Beyer. "Kjo është ajo për të cilën ankohen vazhdimisht shumë persona pa shtetësi: nuk ka siguri juridike, ndërsa fati i tyre varet nga disponimi i zyrtarëve dhe niveli i njohurive të tyre. Shpesh nuk bëhet fjalë për qëllime të këqija, por thjesht për mungesë njohurie se si të silleni me personat pa shtetësi”.
Në varësi të asaj që vendos zyra e imigracionit, njerëzit pa shtetësi ndahen në radhë të parë ose të dytë. Janë rreth 30.000 njerëz në Gjermani, të cilët, si edhe Christiana Bukalo, njihen zyrtarisht si persona pa shtetësi. Ata mund të natyralizohen pas gjashtë vjetësh.
Por shumica e tyre, pothuajse 100.000 njerëz, kanë titullin e kombësisë së paqartë - refugjatë që nuk mund të provojnë identitetin e tyre, siç janë Rohingya që është dëbuar nga Mianmari. Ose fëmijë që kanë lindur në Gjermani, por kanë prindër me kombësi të paqartë. Për ta, natyralizimi shpesh është i mundur vetëm shumë më vonë.
"Të drejtat e njeriut mund të realizohen vetëm në kuadër të shtetit. Kjo do të thotë se personave pa shtetësi u mohohet shpesh 'e drejta për të drejtat'", vëren etnologia Judith Beyer./ DW
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi,...
Presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leye...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri ...
Presidenti amerikan, Joe Biden, nuk ka arritur një marrëve...
Tre persona janë arrestuar pas një përleshjeje në stac...
I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi...
Një grup i madh i ish-organizatës mercenare ruse Wagner ka...
Shefi i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, ka bërë ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të ga...
Lideri opozitar turk Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të ...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një...
Presidenti demokrat Joe Biden renditet pas kandidatit krye...
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po planifikon të rris...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zy...
Një spiker radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë ...
Ushtria ruse njoftoi se Ukraina kishte sulmuar me raketa n...
Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së ti...
Policia në Hamburg ka bërë me dije shtetasi, i cili rr...
I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Rom...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...