Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka vendosur të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit, një vendim, i cili do ta mbajë atë në pushtet së paku deri më 2030, pasi ai ndien se i duhet ta udhëheqë Rusinë në periudhën më të rrezikshme në dekadat e fundit, thanë gjashtë burime për agjencinë e lajmeve Reuters.
Putin, i cilit ia dorëzoi presidencën Boris Yeltsin në ditët e fundit të vitit 1999, ka shërbyer si president më gjatë se çdo udhëheqës tjetër rus prej Josef Stalinit, madje duke e mposhtur edhe sundimin 18-vjeçar të Leonid Brezhnevin.
Putini i mbushi 71 vjet më 7 tetor.
Burimet, që folën në kushte anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikave të Kremlinit, thanë se këshilltarët po përgatiten për fushatën zgjedhore të Putinit.
“Vendimi është marrë – ai do të garojë”, tha një prej burimeve, i cili e ka parë planin.
Për Putinin, i cili gëzon një mbështetje prej rreth 80 për qind brenda Rusisë sipas sondazheve, zgjedhjet janë formalitet nëse ai merr pjesë: me mbështetjen e shtetit, mediave shtetërore dhe pothuajse pa disidencë publike, ai e ka të sigurt fitoren.
Një burim tjetër konfirmoi se vendimi është marrë dhe se këshilltarët e Putinit po përgatiten për pjesëmarrjen e tij në zgjedhje. Të njëjtin konfirmim e dhanë edhe tri burime të tjera: Putini do të garojë.
Derisa shumë diplomatë, spiunë dhe zyrtarë të huaj thonë se presin që Putini të qëndrojë në pushtet përjetë, deri më tani nuk ka pasur konfirmim specifik se ai do të garojë në zgjedhjet presidenciale të marsit 2024.
Derisa Putini mund të mos përballet me garë në zgjedhje, ish-spiuni i Shërbimit Sekret Rus (KGB) përballet me sfidat më të mëdha që është përballur ndonjë lider i Kremlinit prej kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se tri dekadave.
Lufta në Ukrainë e ka nxitur konfrontimin më të madh me Perëndimin prej se ndodhi Kriza e Raketave Kubane më 1992; sanksionet e Perëndimit e kanë shkaktuar tronditjen më të madhe të brendshme ndaj ekonomisë ruse në dekadat e fundit; dhe Putini është përballur me një kryengritje të dështuar nga mercenari më i fuqishëm i Rusisë, Yevgeny Prigozhin, në qershor.
Prigozhini u vra si pasojë e rrëzimit të avionit dy muaj pas kryengritjes.
Perëndimi e paraqet Putinin si një kriminel lufte dhe diktator i cili e shndërroi Rusinë në vend imperialist dhe uzurpues të tokave, duke e dobësuar Rusinë dhe duke e forcuar shtetësisë e Ukrainës dhe në të njëjtën kohë, duke e bashkuar Perëndimin dhe duke i dhënë mision NATO-s.
Putini, megjithatë, e paraqet luftën si pjesë të një lufte më të gjerë me Shtetet e Bashkuara, për të cilat Kremlini thotë se synojnë ta ndajnë në dysh Rusinë./ VOA
Lideri opozitar turk Kemal Kılıçdaroglu është detyruar të ...
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka mbajtur një...
Presidenti demokrat Joe Biden renditet pas kandidatit krye...
Aeroporti Schiphol i Amsterdamit po planifikon të rris...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se zy...
Një spiker radio në Filipine është qëlluar për vdekje gjatë ...
Ushtria ruse njoftoi se Ukraina kishte sulmuar me raketa n...
Udhëheqësit dhe aktivistët ukrainas thonë se Rusia po mban...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalës së ti...
Policia në Hamburg ka bërë me dije shtetasi, i cili rr...
I rrethuar nga qirinj dhe topa kristali, fallxhori Rom...
Mandati i misionit të forcave ushtarake evropiane (EUF...
Në bregun e lumit Huangpu në metropolin kinez të Shangait ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vi...
Një person i armatosur ka shkaktuar panik në aeroportin e ...
Para se të fillonte lufta Izrael-Hamas, objektivat e P...
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është zotua...
Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje intensive për të sig...
Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy cop...
Para gjendjes së rënduar të popullsisë civile në Rripi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...