OKB ngre alarmin: Një palestinez në Gaza jeton me dy copa bukë në ditë
Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy cop...

Zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje intensive për të siguruar lirimin e personave që mbahen peng nga militantët e Hamasit në Gazë, tha të premten një zyrtar i lartë i administratës Biden. Por ai shtoi se nuk ka asnjë garanci për sukses apo ndonjë afat kohor se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.
Zyrtari, i cili foli për gazetarët në kushte anonimiteti, tha se falë një "angazhimi jo të drejtpërdrejtë", po synohej gjetja e një mënyrë për të nxjerrë pengjet, por puna në këtë drejtim siç tha ai, ishte jashtëzakonisht e vështirë.
Grupi militant i Hamasit, që sundon në Rripin e Gazës, vrau 1,400 persona dhe mori peng më shumë se 240 të tjerë, në një sulm të 7 tetorit në pjesën jugore të Izraelit.
Shumë nga pengjet mbahen ende në Gazë, një rajon që po përballet me sulme ajrore dhe një sulm tokësor izraelit.
Zyrtari amerikan tha se do të nevojitej një "pauzë e konfliktit" për të nxjerrë pengjet.
"Është diçka për të cilën po zhvillohet një diskutim shumë serioz dhe aktiv... Nuk ka ende një marrëveshje për ta realizuar një gjë të tillë, por është diçka për të cilën po punojmë jashtëzakonisht shumë", tha ai.
"Ne shpresojmë të bëjmë gjithçka që mundemi për të nxjerrë pengjet, por nuk ka absolutisht asnjë garanci, e para; nëse do të ndodhë dhe e dyta; se kur do të ndodhë", shtoi zyrtari amerikan.
"Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që të gjithë pengjet, e të gjitha kombësive, të dalin nga rripi i Gazës. Po zhvillohet një proces aktiv, me shumë linja përpjekjesh, duke përfshirë angazhimin jo të drejtpërdrejtë për të gjetur një mënyrë për t’i nxjerrë pengjet nga Rripi i Gazës”, tha zyrtari.
Ai shtoi se administrata po negocionte gjithashtu me Hamasin për lejimin e shtetasve të huaj të bllokuar në Gazë, që të largoheshin të sigurt nga rajoni. Ai tha se bisedimet ishin të vështira dhe se kishte patur edhe një kërkesë nga Hamasi për të nxjerrë nga rajoni edhe disa nga luftëtarët e tyre.
Zyrtari tha se kërkesa ishte konsideruar e papranueshme nga zyrtarët amerikanë dhe izraelitë dhe ishte refuzuar./ VOA
Një palestinez mesatar në Gazë është duke jetuar me dy cop...
Para gjendjes së rënduar të popullsisë civile në Rripi...
Një nga luftërat e para në tokën evropiane u zhvillua edhe...
Një sulm terrorist ka ndodhur ditën e djeshme ndaj trupave...
Robert Habeck, politikan i të Gjelbërve, ministër i Ekonom...
Një tërmet me mgnitutë 6.4 ballë goditi Nepalin këtë të pr...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escob...
Izraeli ka kundërshtuar thirrjen e Sekretarit Amerikan...
Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë armë dhe pajisje të tje...
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) njoftoi të pre...
Shefi pro rus i Agjencisë Serbe të Zbulimit (BIA) Aleksand...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha para deputetë...
Koreja e Veriut konfirmoi më 3 nëntor se po mbyll disa pre...
Pak ditë para takimit të krizës mes kryeministrave të land...
Sam Bankman-Fried, i cili dikur drejtonte një nga shkë...
Prej disa ditësh, Italia është përfshirë nga moti i keq, d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zg...
Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë thelluar s...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërpre...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...