E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, duke shënuar kështu fillimin e fushatës zgjedhore që do të zgjasë deri më 14 dhjetor, kur fillon heshtja zgjedhore.
Kjo lëvizje nuk është befasi e madhe, sepse presidenti i Serbisë ka lënë të nënkuptohet menjëherë pas zgjedhjeve të fundit se qeveria e tanishme do të ketë një mandat të shkurtuar. Nëse presionit të brendshëm të opozitës, pas tragjedive të majit dhe vrasjeve të nxënësve dhe të rinjve, që ka shkaktuar një mori pakënaqësie e protestash, i shtohet presioni i shtuar nga Perëndimi për një zgjidhje sa më të shpejtë të çështjes së Kosovës, atëherë mund të thuhet se autoritetet në Serbi kanë arsye për nxitim dhe shpalljen e zgjedhjeve.
Zgjedhjet padyshim që autoritetet i shohin si një nga mënyrat për të rimarrë kontrollin mbi situatën, thekson për DW, Dushan Spasojeviq nga Fakulteti i Shkencave Politike.

"Kemi pasur shumë probleme dhe kriza. Për këtë arsye mendoj se ata vendosën të shkojnë në një fushatë që përveç përfitimeve në kohë, mund t'u sjellë edhe përfitime të tjera, veçanërisht në lidhje me negociatat për Kosovën, të cilat janë përshpejtuar disi. Sigurisht që është më e leverdishme për ta që zgjedhjet të mbahen tani dhe pastaj të kenë një qeveri teknike ose negociata për një qeveri që mund të zgjasë disa muaj”, thotë Spasojeviç.
Gazetari Gjorgje Vlajiq gjithashtu vëren se diku u bashkuan presioni i brendshëm dhe ai i jashtëm, dhe se "pavarësisht nga sondazhet e fundit ku shihet një rënie e Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Vuçiç edhe këtë herë llogarit me fitoren në zgjedhje, si ato në nivelin republikan, ashtu edhe në nivelin lokal në Beograd dhe qytete të tjera”.
Në prag të zgjedhjeve, një grup partish opozitare arritën një marrëveshje për bashkëpunim dhe paralajmëruan dalje të përbashkët në zgjedhje me listën "Serbia kundër dhunës”. Fjala është për partitë opozitare që prej muajsh organizojnë protesta me këtë emër. Ato duan të shkojnë së bashku në zgjedhje, që ka qenë edhe kërkesa e shumicës së demonstruesve.
Është një hap i madh, thekson Spasojeviç. Ata bënë atë që duhej të bënin me këtë lëvizje. Kjo është e rëndësishme, sepse sondazhet tregojnë se shumica e votuesve dëshiron këtë lloj performance. Tani u takon atyre që fushatën ta bëjnë sa më bindëse, të tregojnë se veprojnë me një zë dhe kjo në një farë mënyre i vendos ata në një pozitë më të mirë fillestare në krahasim me partitë e tjera opozitare”, thotë Spasojeviç.
Marrëveshja politike në anën tjetër të spektrit politik është shumë më e vështirë. Ditët e fundit, një grup partish të djathta u përpoqën të bënin një marrëveshje të ngjashme dhe të formonin një subjekt elektoral. Por siç duket, kjo nuk do të ndodhë. Takimet e ndërprera, kundërshtimet ndaj bashkëpunimit me parti të caktuara, e tashmë edhe njoftimet për pjesëmarrje të pavarur në zgjedhje, kanë bërë të dështojnë përpjekjet për bashkim të skenës së djathtë politike. Sa ndikon kjo përçarje në mundësinë e bashkëpunimit me bllokun pro-evropian pas zgjedhjeve?
Është e qartë se ka një seri të tërë konfliktesh taktike, vëren Dushan Spasojeviç.
"Para së gjithash, është një konflikt, se cilat janë çështjet më të rëndësishme: demokratizimi apo mbrojtja e integritetit territorial. Por, mendoj se kjo ende nuk na tregon asgjë për mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve dhe koalicioneve paszgjedhore. Ata do të presin rezultatet e zgjedhjeve, e nëse opozita pro-evropiane arrin një rezultat të mirë, që është dëshmi e disa ndryshimeve në shoqëri, atëherë edhe ata do të jenë nën presion të madh”, thotë Spasojeviç.

Gjorgje Vlajiç beson se "kjo ka të bëjë kryesisht me ambiciet e lidershipit dhe dëshirën që secili të jetë në krye". Për mua kjo nuk është asgjë e pazakontë, sepse e djathta u nda më seriozisht rreth çështjes së patriotizmit sesa opozita prodemokratike në çështjet që kanë sfond proevropian”, thotë bashkëbiseduesi i DW.
Edhe pse nuk ishte ndonjë surprizë e madhe, njoftimi i liderit të Partisë Radikale Serbe (SRS), Vojislav Sheshel, se ai do të marrë pjesë në zgjedhjet e Beogradit dhe dhe në zgjedhjet lokale në koalicion me partinë SNS-në të Vuçiçit në pushtet, ndërsa do të kandidojë si i pavarur në zgjedhjet republikane, shihet si një kuriozitet politik në Serbi. Aleksandar Vuçiç po shërbehet me shpjegime retorike për gjoja distancimin nga radikalët e Sheshelit, ku dikur ishte edhe vetë, duke thënë se "nuk do të formojë qeveri me ta”. Por në të njëjtën kohë nuk e mohoi bashkëpunimin me radikalët dhe Sheshelin në nivelin lokal.
Është e qartë se Shesheli ka kohë që bashkëpunon në mënyrë aktive me SNS-në dhe se atij po i jepet hapësirë ?e madhe në media për sulme ndaj opozitës, thekson Dushan Spasojeviq. "Ky koalicion tregon se qeveria është shumë e shqetësuar për rezultatin e mundshëm të zgjedhjeve në Beograd. Prandaj, ata ndoshta do të përpiqen të përfshijnë në koalicion të gjithë ata që mund të marrin sado pak vota, në përpjekje për të parandaluar humbjen në kryeqytetin e Serbisë”, thotë Spasojeviq.

Radikalët vështirë se mund ta kalojnë pragun zgjedhor, thekson Gjorgje Vlajiç.
"Ndërsa duke u bashkuar me SNS-në ata tani po përpiqen të sigurojnë mbijetesë politike. Këtu kemi të bëjmë me një kornizë të njëjtë vlerash, sepse SNS është parti e radikalëve të maskuar. Nuk duhet harruar se Shesheli është babai politik i Aleksandar Vuçiçit dhe kjo sigurisht nuk është befasi”, thekson gazetari.
Sipas bashkëbiseduesve tanë, fushata e ardhshme do të jetë shumë e ashpër dhe e pistë. Dushan Spasojeviç shton se "fushata do të jetë shumë e pabarabartë”. Pra, gjithçka që kemi parë deri tani, plus fakti që opozita ka mundësi të marrë pushtetin në disa zona, do ta detyrojë qeverinë të përdorë të gjitha mundësitë dhe të gjitha truket e mundshme. Kjo do të thotë se Vuçiqin me siguri do ta shohim çdo ditë në televizionin kombëtar. E gjitha kjo është vetëm politikë dhe fatkeqësisht nuk do të ndryshojë asgjë”, është skeptik Spasojeviç.
Ndërsa Vlajiç beson se SNS "do të bëjë gjithçka që mundet për të fituar në çdo vend, duke përfshirë fushatën e ndyrë zgjedhore, manipulimet e votave, manipulimet në numërimin e votave dhe frikësimin e votuesve. Do të përdorë pra arsenalin tashmë të njohur të presioneve dhe disfavoreve që SNS e përdor gjithmonë për të fituar zgjedhjet”, përfundon Gjorgje Vlajiç./ DW
Luftimet e ashpra mes Izraelit dhe Hamasit kanë thelluar s...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, ka mbërr...
Minatorët e kombinatit metalurgjik Trepça kanë ndërpre...
Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë i shkallës Rihter është ...
Forcat izraelite njoftuan të enjten se kanë rrethuar Gazën...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të enjten një paketë ndihme ...
Të paktën shtatë persona kanë ndërruar jetë dhe dhjetëra j...
Sipas një raporti të ri të OKB-së, njerëzit po i shfrytëzo...
Vladimir Putini nuk është më ai i pari. Ka kaluar tashmë m...
Shtëpia e Bardhë njoftoi të mërkurën se po harton një stra...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në një takim të zh...
Ndarja, veçanërisht në fund të vitit është e vështirë ...
Ekziston një kërcënim i keq nga hapësira që në fakt i ...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka nënshkruar një...
Firmat e ndërtimit në Izrael thonë se i kanë kërkuar qever...
Trupat tokësore izraelite vazhdojnë përparimin drejt qytet...
Sekretari i Shtetit Antony Blinken do të udhëtojë sërish d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur po...
Delegatët nga 28 shtete, përfshirë nga Shtetet e Bashkuara...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka bërë thirrje për një a...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...