Një grup pro-Kremlinit besohet se kreu sulmin kibernetik ndaj Parlamentit Europian
Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm...

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se marrëveshja e arritur të mërkurën mes Kosovës dhe Serbisë për targat, e shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizim mes vendeve.
“Vlerësojmë qasjen konstruktive dhe fleksibilitetin që rezultoi në këtë marrëveshje të rëndësishme ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshja shton sigurinë dhe avancon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar ai në "Twitter".
Kosova dhe Serbia më 23 nëntor në Bruksel kanë arritur marrëveshje për targat ilegale serbe.
Edhe zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price, ka mirëpritur marrëveshjen e arritur mes dy vendeve.
Kryediplomati europian, Josep Borell, tha se me këtë marrëveshje Kosova do t’u japë fund veprimeve të mëtejme të lidhura me riregjistrimin e makinave, derisa Serbia nuk do të lëshojë më targa të makinave me emra të qyteteve të Kosovës.
Sipas BE-së, “palët e kuptojnë se të gjitha marrëveshjet e kaluara të arritura në bisedime duhet të zbatohen”, si dhe “çështjet dhe parimet kryesore që lidhen me normalizimin do të trajtohen në kontekstin e propozimit (e Brukselit)”, një nismë e cila u bë e njohur si propozimi franko-gjerman, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara.
Negociatat janë zhvilluar në Bruksel mes të dërguarit të BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.
Takimi në Bruksel është zhvilluar vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me çështjen e targave.
Më 22 nëntor, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës, për t’u dhënë mundësi bisedimeve të ndërmjetësuara nga Bashkimi Europian.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës, ka pasur tri faza.
Faza e parë e qortimit është zbatuar deri më 22 nëntor.
Faza e dytë parashihte gjobën prej 150 eurosh për shoferët e makinave me targa të tilla dhe më pas prezantimin e targave të përkohshme deri më 21 prill, datë pas së cilës ishte planifikuar që të mos kishte më makina me targa serbe.
Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - më 5 nëntor kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës./REL
Një grup pro-Kremlinit ka marrë përgjegjësinë për një sulm...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, i ka bërë thirrje...
Parlamenti Europian miratoi Rezolutën për strategjinë e re...
Gjyqtarët e një gjykate federale të apelit me qendër në At...
Shtetet e Bashkuara mirëpritën marrëveshjen e arritur ndër...
Një skifter është e vetmja gjë që fluturon këto ditë nënto...
Zhvillimin e një ofensive të madhe ajrore kundër pozicione...
“Jepini një shans diplomacisë!” Kjo frazë përsëritet poth...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i ka dënuar sulmet rus...
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për targat me n...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka nisur të mërkurën pr...
Ndërsa në Katar po vazhdojnë të luhen ndeshjet e Kampi...
Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris vizitoi të mar...
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraina ka disa javë që po përjeton sulme në infrastru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar 400 mi...
Pas sulmeve të fundit në rrjetin energjetik të Ukrainë...
Një protestë e madhe ka shpërthyer në fabrikën më të m...
Pas sulmeve të Rusisë së Vladimir Putinit kundër Ukrai...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...