Varhelyi: Mali i Zi duhet të intensifikojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të hapura
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris vizitoi të martën ishullin Palawan në Filipine dhe riafirmoi mbështetjen e SHBA-së për një vendim të OKB-së që hesh poshtë pretendimet detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore. Zonja Harris ndodhet në këtë vend si një shfaqje e mbështetjes së Uashingtonit për aleatin e saj, mes qëndrimeve edhe më të forta të Pekinit në rajon. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton.
Gjatë takimeve me përfaqësues të komunitetit lokal në ishullin Palawan të Filipineve, nënpresidentja amerikane Kamala Harris nënvizoi pasojat e peshkimit të paligjshëm, një problem rajonal, me Kinën si një nga shkelësin më të mëdhenj.
Nënpresidetja Harris është zyrtarja më e lartë amerikane që viziton ishullin e Detit të Kinës Jugore, që ndodhet vetëm 330 kilometra në lindje të ishujve Spratly të pretenduar tërësisht nga Kina dhe pjesërisht nga Filipinet, Brunei, Malajzia, Tajvani dhe Vietnami.
“Siç e kanë bërë të qartë Shtetet e Bashkuara prej kohësh, ne mbështesim vendimin e vitit 2016 të gjykatës së arbitrazhit të OKB-së, i cili dha një vendim unanim dhe përfundimtar duke hedhur poshtë me vendosmëri pretendimet e medha detare të Kinës në Detin e Kinës Jugore”, tha zonja Harris.
Kina, Filipinet, Brunei, Malajzia, Tajvani dhe Vietnami kanë pretendime territoriale për pjesë të ndryshme të detit, Pekini pretendon një sipërfaqe të madhe të tij.
Mbi këto çështje ka patur edhe përplasje.
“Me problemet që po shohim, jo vetëm në rajon, por kryesisht në rajon, këto partneritete bëhen edhe më të rëndësishme”, tha presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos Jr.
Vizita e zonjës Harris kishte si qëllim të tregonte mbështetjen për një nga aleatët më të vjetër të Uashingtonit në Azi. Gjatë takimit të saj të së hënës me zotin Marcos, ajo tha se një sulm ndaj Filipineve do të nxiste reagimin amerikan për mbrojtje të ndërsjelltë. Kina u kundërpërgjigj.
“Ne nuk jemi kundër shkëmbimeve normale mes SHBA-së dhe Filipineve, por shkëmbime të tilla nuk duhet të dëmtojnë interesat e vendeve të tjera”, tha Zhao Lijian, Zëdhënës i Ministrisë së Jashtme kineze
Ndërsa Kina rrit aktivitetin ushtarak në rajon, Uashingtoni po kërkon të riparojë lidhjet me Manilën pas marrëdhënieve të tensionuara nën presidentin e mëparshëm Rodrigo Duterte.
Ashtu si shumë vende në rajon, qeveria aktuale e zotit Marcos kërkon të gjejë një rrugë të mesme mes një rivaliteti SHBA-Kinë, duke iu përmbajtur politikës "mik me të gjithë dhe armik me askënd".
"Në shumë mënyra, politika e të qenit mik me të gjithë është ushtrim i një politike të jashtme të pavarur, por ndërsa përkufizimi i Dutertes ishte të ishte i pavarur nga Shtetet e Bashkuara dhe i varur nga Kina, zoti Marcos duket se është më i aftë për ta luajtur këtë lojë”, thotë Charmaine Misalucha-Willoughby e Fondacionit për Interesin Kombëtar.
Nga pesë aleatët e traktatit të Uashingtonit në Indo-Paqësor, Filipinet janë më pranë Tajvanit e për këtë arsye është e rëndesishme për planet e SHBA-së për të frenuar dhe për t'iu përgjigjur një kërcënimi të mundshëm kinez në ishullin e vetëadministruar, që Pekini e sheh si një territor të pabindur./ VOA
Komisioneri europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi th...
Faqja e Parlamentit Evropian ka rënë pre e një sulmi k...
Ukraina ka disa javë që po përjeton sulme në infrastru...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë autorizuar 400 mi...
Pas sulmeve të fundit në rrjetin energjetik të Ukrainë...
Një protestë e madhe ka shpërthyer në fabrikën më të m...
Pas sulmeve të Rusisë së Vladimir Putinit kundër Ukrai...
Qyteti perëndimor i Lvivit ka mbetur pa energji elektr...
Parlamenti Evropian ka miratuar të mërkurën rezolutën për ...
Qëndrimi “refuzues” dhe “i ngurtë” i kryeministrit të Koso...
Gjykata Supreme e Mbretërisë së Bashkuar konstatoi të mërk...
Presidenti ukrainas, Volodimir Zelenski, të mërkurën e qua...
Të paktën 50 persona janë lënduar nga tërmeti prej 5.9 shk...
Propozimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili p...
Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian L...
Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe...
Thuhet se që deri javën e kaluar, Kremlini kishte humbur m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Shte...
Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menj...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...