Grumbulloni batanije/ Ukrainasit përgatiten për dimër të tmerrshëm
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...

Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menjëhershëm të deklaratave tatimore të ish-presidentit Donald Trump te një komision i Kongresit pas një beteje ligjore trevjeçare.
Gjykata, pa mosmarrëveshje të theksuara, hodhi poshtë kërkesën e zotit Trump për një urdhër që do të kishte penguar Departamentin e Thesarit të jepte deklaratat tatimore të ish-presidentit dhe disa bizneseve të tij për gjashtë vjet, Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve, të kontrolluar nga demokratët.
I vetëm mes presidentëve të fundit, zoti Trump refuzoi të publikonte deklaratat e tij tatimore edhe gjatë fushatës së tij të suksesshme të vitit 2016, dhe as gjatë katër viteve të tij në Shtëpinë e Bardhë, duke përmendur atë që ai tha se ishte një auditim i vazhdueshëm nga IRS (Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme). Javën e kaluar, zoti Trump njoftoi se do të kandidojë sërish në vitin 2024.
Kjo ishte humbja e dytë e ish-presidentit në Gjykatën e Lartë në po aq muaj, dhe e treta këtë vit. Në tetor, gjykata refuzoi të ndërhynte në luftën ligjore për çështjen e kontrollit të FBI-së në pronën e zotit Trump në Florida, ku u zbuluan dokumente sekrete.
Në janar, gjykata refuzoi të ndalonte Arkivin Kombëtar që t'i dorëzonte dokumentet komsionit të Dhomës së Përfaqësuesve që hetonte sulmin e 6 janarit në Kapitol. Gjyqtari Clarence Thomas ishte vota e vetme në favor të zotit Trump.
Në mosmarrëveshjen mbi deklaratat e tij tatimore, Departamenti i Thesarit kishte refuzuar të jepte të dhënat gjatë presidencës së zotit Trump. Por administrata Biden tha se ligji federal është i qartë në përcaktimin se komisioni ka të drejtë të shqyrtojë çdo kthim të tatimpaguesve, përfshirë ato të presidentit.
Gjykatat më të ulëta ranë dakord që komisioni ka autoritet të gjerë për të marrë deklaratat e taksave dhe hodhën poshtë pretendimet e zotit Trump se ishte tejkalim kompetencash dhe kërkonin vetëm që dokumentet e tij të bëheshin publike.
Kreu i Gjykatës së Lartë John Roberts vendosi një ngrirje të përkohshme të çështjes më 1 nëntor për të lejuar gjykatën të peshojë çështjet ligjore të ngritura nga avokatët e zotit Trump dhe kundërargumentet e administratës dhe Dhomës së Përfaqësuesve.
Pak më shumë se tri javë më vonë, gjykata hoqi urdhrin e zotit Roberts pa koment.
Ligjvënësi demokrat Richard Neal, kryetar i komisionit deri në fillimin e Kongresit të ardhshëm në janar, tha në një deklaratë se komisioni i tij "tani do të kryejë mbikëqyrjen që kemi kërkuar për tri vite e gjysmë".
Fushata e zotit Trump nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment.
Dhoma e Përfaqësuesve pretendon se një urdhër që parandalon IRS-në të sigurojë deklaratat e taksave, do t'u linte ligjvënësve "pak ose aspak kohë për të përfunduar punën e tyre legjislative gjatë këtij Kongresi, të cilit po i afrohet shpejt fundi".
Nëse zoti Trump do të kishte bindur gjykatën më të lartë të vendit që të ndërhynte, afati i komisionit mund të kishte skaduar, me republikanët të gatshëm për të marrë kontrollin e Dhomës në janar. Ata pothuajse me siguri do të kishin hequr dorë nëse çështja nuk do të ishte zgjidhur deri atëherë.
Komisioni i Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi fillimisht deklaratat tatimore të zotit Trump në vitin 2019, si pjesë e një hetimi mbi programin e auditimit të Shërbimit të të Ardhurave të Brendshme dhe pajtueshmërinë me ligjin tatimor nga ish-presidenti.
Një ligj federal thotë se Shërbimi i të Ardhurave të Brendshme "do të sigurojë" deklarimet e çdo tatimpaguesi për një numër të vogël ligjvënësish kryesorë.
Departamenti i Drejtësisë nën administratën Trump kishte mbrojtur një vendim të sekretarit të atëhershëm të Thesarit Steven Mnuchin për të mos ia dorëzuar Kongresit deklaratat tatimore të zotit Trump. Zoti Mnuchin argumentoi se ai mund të mbante dokumentet sepse arriti në përfundimin se ato po kërkoheshin nga demokratët për arsye partiake.
Pasi Presidenti Joe Biden mori detyrën, komisioni ripërtëriti kërkesën, duke kërkuar deklaratat tatimore të zotit Trump dhe informacione shtesë nga viti 2015-2020.
Shtëpia e Bardhë argumentoi se kërkesa ishte e vlefshme dhe se Departamenti i Thesarit nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të pajtohej. Zoti Trump më pas u përpoq të ndalonte dorëzimin e deklaratave në gjykatë.
Prokurori i atëhershëm i qarkut të Manhattanit, Cyrus Vance Jr., mori kopje të të dhënave tatimore personale dhe të biznesit të zotit Trump si pjesë e një hetimi penal. Edhe ai rast shkoi në Gjykatën e Lartë, e cila hodhi poshtë argumentin e zotit Trump se ai kishte imunitet të gjerë si president./voa
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, ...
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...