Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, Presidenti Jair Bolsonaro fajësoi të martën një defekt në programet kompjuterike dhe kërkoi nga autoriteti zgjedhor të anulojë votat e hedhura në shumicën e makinave elektronike të votimit, megjithëse ekspertë të pavarur thonë se gabimi nuk ndikon në besueshmërinë e rezultateve.
Një veprim i tillë do ta linte zotin Bolsonaro me 51% të votave të mbetura të vlefshme - dhe një fitore për rizgjedhje, u tha gazetarëve Marcelo de Bessa, avokati që paraqiti ankesën prej 33 faqesh në emër të presidentit dhe Partisë së tij Liberale.
Autoriteti zgjedhor tashmë ka shpallur fitoren për rivalin e Bolsonaros, ish-presidentin e majtë Luiz Inácio Lula da Silva, dhe madje shumë nga aleatët e presidentit i kanë pranuar rezultatet. Protestuesit në qytete anembanë vendit kanë refuzuar me vendosmëri të bëjnë të njëjtën gjë, veçanërisht me zotin Bolsonaro që ka refuzuar të pranojë humbjen.
Udhëheqësi i Partisë Liberale Valdemar Costa dhe një auditor i punësuar nga partia u thanë gazetarëve në Brasilia se vlerësimi i tyre zbuloi se të gjitha makinat që datojnë para vitit 2020 - gati 280,000 prej tyre, ose rreth 59% e totalit të përdorur në balotazhin e 30 tetorit - nuk kishin identifikim individual në regjistrat e brendshëm.
Asnjëri nuk shpjegoi se si kjo mund të kishte ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve, por thanë se po i kërkonin autoritetit zgjedhor të zhvlerësonte të gjitha votat e hedhura në ato makina.
Ankesa e karakterizon gabimin si "mospërputhje të pariparueshme për shkak të mosfunksionimit" që vë në pikëpyetje vërtetësinë e rezultateve.
Menjëherë më pas, kreu i autoritetit elektoral nxori një vendim që ngre mundësinë që vetë partia e Bolsonaro të vuajë nga një sfidë e tillë.
Alexandre de Moraes tha se gjykata nuk do ta shqyrtonte ankesën nëse partia nuk ofron një raport të ndryshuar brenda 24 orëve që do të përfshinte rezultatet nga raundi i parë zgjedhor më 2 tetor, në të cilin Partia Liberale fitoi më shumë vende në të dy dhomat e kongresit.
Creomar de Souza, analist politik i firmës Dharma Political Risk and Strategy, tha se formulimi i vendimit të zotit de Moraes tregon se gjykata zgjedhore ka të ngjarë të refuzojë apelimin.
Defekti nuk ishte i njohur më parë, megjithatë ekspertët thanë se ai gjithashtu nuk ndikon në rezultat. Çdo makinë votimi mund të identifikohet ende lehtësisht përmes mjeteve të tjera, si qyteti dhe zona e votimit, tha Wilson Ruggiero, një profesor i inxhinierisë kompjuterike dhe sistemeve dixhitale në Shkollën Politeknike të Universitetit të Sao Paulos.
"Kjo nuk minon besueshmërinë në asnjë mënyrë," tha zoti Ruggiero për "Associated Press". "Pika kyçe që garanton korrektësinë është nënshkrimi dixhital i lidhur me çdo makinë votimi".
Diego Aranha, është një profesor i asociuar i sigurisë së sistemeve në Universitetin Aarhus në Danimarkë, i cili ka marrë pjesë në testet zyrtare të sigurisë të sistemit zgjedhor të Brazilit.
Ndërsa makinat nuk kanë numra individualë identifikimi në regjistrat e tyre të brendshëm, këto numra shfaqen në faturat e printuara që tregojnë shumën e të gjitha votave të dhëna për secilin kandidat, tha zoti Aranha, duke shtuar se gabimi u zbulua vetëm për shkak të përpjekjeve të autoritetit elektoral për të ofruar transparencë më të madhe.
Humbja më pak se dy pikë e zotit Bolsonaro ndaj zotit Da Silva më 30 tetor ishte diferenca më e ngushtë që nga kthimi i Brazilit në demokraci në vitin 1985. Presidenti ka refuzuar të pranojë humbjen ose të përgëzojë kundërshtarin e tij – duke i lënë hapësirë mbështetësve që të nxjerrin përfundimet e tyre.
Shumë prej tyre kanë protestuar pa pushim, duke pretenduar për mashtrime zgjedhore dhe duke kërkuar të ndërhyjnë që forcat e armatosura.
Dhjetëra mbështetës të Bolsonaros u mblodhën jashtë konferencës për shtyp të martën, të veshur me ngjyrën jeshile dhe të verdhë të flamurit të Brazilit dhe duke kënduar këngë patriotike. Disa sulmuan verbalisht dhe shtynë gazetarët që përpiqeshin të hynin në ambientet e ngjarjes.
Bolsonaro kaloi më shumë se një vit duke pretenduar se sistemi elektronik i votimit në Brazil është i prirur për mashtrim, pa paraqitur kurrë prova./VOA
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Presidenti francez Emannuel Macron është bërë sërish prota...
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propo...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...