
Veprimtari shqiptaro-amerikan: Të përmbyllet sa më parë procesi i bisedimeve Kosovë - Serbi
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.
Këto burime kanë thënë se palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, që është konsideruar urgjent.
Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin sidomos te pala e Kosovës për mosarritje të marrëveshjes.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS - Republika e Kosovës. Ai ka thënë të martën se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.
“Shtetet e Bashkuara i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj që jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal, në mënyrë që brenda 48 orëve ta kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar në çështjet siç është puna e targave”.
Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa të tilla.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e ka kërkuar këtë shtyrje për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje. Kurti ka thënë se prej takimit 8-orësh të 21 nëntorit, ai nuk ka qenë në kontakt me zyrtarët evropianë lidhur me çështjen e targave.
“Me keqardhje ritheksoj se (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë 'le ta kemi një darkordim për targat'. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Sipas tij, “korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm”.
“Është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët, presidenti i Serbisë, dhe unë si kryeministër i Kosovës, të flasim e të dakordohemi veçse për targat, për të cilat, dorën në zemër, as ai në Serbi, as unë në Kosovë, nuk jemi personat në kompetentë”.
Më 21 nëntor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se pala serbe do t'i respektojë "këshillat dhe kërkesat" e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet.
Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Faza e parë parashihte qortimin, e dyta parasheh shqiptimin e gjobës dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese.
Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.
Serbia - e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan - duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës.
Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës - ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme - kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./ Rel
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Në mesin e qindra protestuesve të arrestuar nga regjim...
Shërbimi i sigurisë i Ukrainës njoftoi të martën se ka kry...
Presioni ndërkombëtar u shtua të martën ndaj presidentit t...
Irani ka filluar pasurimin e uraniumit në 60 për qind në u...
“E përsëris, është absurde që të rrezikohet përshkallëzimi...
Presidenti francez Emannuel Macron është bërë sërish prota...
Përfaqësues të vendeve anëtare të BE-së u pajtuan me propo...
Një veturë me targa të Serbisë është djegur të hënën pas m...
Me kërkesën e Shteteve të Bashkuara, kryeministri i Kosovë...
Shtetet e Bashkuara janë të zhgënjyera që liderët e Kosovë...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur p...
Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka treguar...
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, menjëherë ...
Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në Vlorë. ...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga k...
Autoritetet ukrainase kanë bërë thirrje për një hetim për ...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja arritën një m...
Me rezervat e saj të armëve të epokës sovjetike, Bullg...
Mbështetja për presidentit Joe Biden ka shënuar një rënie ...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folu...