Moska i bën thirrje Ankarasë të tregojë përmbajtje në Siri
Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe ...

Kryetari i partisë liberale gjermane, FDP, Christian Lindner bën presion duke kërkuar nxjerrjen në Gjermani të gazit të lëngshëm nëpërmjet metodës së kontestueshme, Fracking. Shtysa e Lindnerit ka krijuar të çara në koalicionin qeveritar, sepse partnerët që marrin pjesë në të, socialdemokratët dhe Të Gjelbrit nuk janë entuziastë për këtë kërkesë.
E ngarkuara e qeverisë gjermane me çështjet ndërkombëtare për mbrojtjen e klimës, Jennifer Morgan, ka refuzuar qartë kërkesën e partisë liberale gjermane, FDP për të përdorur Fracking në Gjermani. "Kjo gjë është e pamundur”, tha për revistën "Spiegel” sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme. Në këtë mënyrë e besuara e politikanes së Partisë ekologjiste, ministres Annalena Baerbock, mori qendrim të qartë kundër propozimeve të bëra nga FDP.
Kryetari i FDP-së, ministri i Financave Christian Lindner, pati folur në fund të muajit tetor për planet për të shfuqizuar ndalimin e fracking si metodë për të nxjerrë gazin në Gjermani. "Ne kemi në Gjermani rezerva të konsiderueshme gazi, që mund të nxirren pa rrezikuar ujin e pijshëm,” i pati thënë kryetari i liberalëve", gazetave të grupit Funke të mediave. Kërkesa "është e përgjegjshme edhe me kushtet ekologjike”, pati thënë Lindner më tej. "Nuk do të ishte e përgjegjshme që të hiqej dorë nga fracking për shkak të parimeve ideologjike.”
Metoda fracking për nxjerrjen e gazit, pra thyerja e shkëmbinjve duke futur me pompë ujë dhe kimikate për të nxjerrë gazin, është e ndaluar pjesërisht në Gjermani në vitin 2016. Që nga ajo kohë shumë politikanë, sidomos nga radhët e populistëve të djathtë të Alternativës për Gjermaninë (AfD) dhe partive të unionit konservator CDU dhe CSU, kanë kërkuar herë pas here që fracking të lejohet në Gjermani. Duke pasu rparasysh krizën energjetike shkaktuar nga sulmi rus ndaj Ukrainës, këto zëra janë bërë më të fortë.
Fracking: temë që nuk është temë?

Për Mathias Koch-un, këshilltar politik që merret me kthesën energjetike tek E3G, një institut i pavarur në Berlin, diskutimet nuk sjellin gjë. "Derisa të vijë dita që Fracking të kontribuojë në mënyrë të konsiderueshme për furnizimin me energji të Gjermanisë, ne mund të kursejmë shumë më tepër nëpërmjet izolimit të ndërtesave dhe instalimit të pompave të ngrohjes", tha ai për "Deutsche Welle"-n. "Është e papërgjegjshme që të pengosh gjetjen e zgjidhjes së duhur, duke folur më shumë për një temë që nuk është temë.”
Teorikisht Gjermania zotëron sasi të mjaftueshme gazi për të mbuluar një të pestën e nevojave të veta. Por sipas Entit Federal për Ekonominë e Naftës dhe të Gazit, (BVEG), vetëm gjysma e kësaj sasie nxirret në mënyrë ekonomike.
Përveç kësaj, sipas BVEG do duheshin tri vjet të kërkoheshin vendet e reja për nxjerrjen e gazit. Derisa nga pompat të dalë gazi, do duhej edhe më shumë kohë.
Fracking kritikohet si metodë, sepse mendohet se dëmton mjedisin duke i ndotur ujërat nëntokësorë me kimikate dhe duke shkaktuar nxjerrjen e metanit, një gazi shumë të dëmshëm. Po ashtu dyshohet se fracking shkakton tërmete. Fitimi i gazit duke përdorur fracking është ndaluar në Gjermani "jo më kot”, thuhet nga Ministria e Mjedisit që drejtohet prej politikanes së partisë së Gjelbër, Steffi Lemke. Në një bisedë me rrjetin Redaktionsnetzwerk Deutschland, një zëdhënës i ministrisë hodhi kategorikisht poshtë idenë e Lindnerit, duke thënë "Gazi i nxjerrë me fracking është i dëmshëm për ambientin dhe kërkesa e tij dëmton ambientin."
Sipas një sondazhi, të bërë në muajin gusht të këtij viti nga instituti infratest, Institut për Studimin e Opinionit Publik, vetëm një e katërta e gjermanëve është pro përdorimit të fracking në tokë gjermane, ndërkohë që gjysma është për zgjatjen e afatit të shfrytëzimit të centraleve atomikë.
A është duke u distancuar Lindner?
Megjithatë shumë vëzhgues supozojnë, se propozimi i Lindnerit për fracking mund të jetë më shumë një lëvizje guri në shahun politik se sa ndonjë kontribut në sigurinë e furnizimit të Gjermanisë me gaz. Partisë së tij i është dashur së fundmi të luftojë me humbjen në zgjedhje. Për shembull në landin me popullsi më të dendur të Gjermanisë, në Renani Veriore - Vestfali, ku partia humbi më shumë se gjysmat e votuesve. Ose në landin e Saksonisë së Poshtme, ku FD nuk arriti të përfaqësohet në parliament në zgjedhejt e zhvilluara në fillim të tetorit.
Si reagim ndaj këtyre humbjeve, duket se Lindner është duke përfaqësuar gjithnjë e më shumë qëndrime që refuzohen nga partnerët e koalicionit qeveritar, socialdemokratët dhe ekologjistët. Një hap i rrezikshëm, që mund të destabilitonte koalicionin.
Karl-Heinz Paqué, kryetar i kryesisë së Fondacionit Friedrich Naumann dhe anëtar i presidiumit federal të partisë FDP, thekson se nisma e Lindnerit nuk është nxitur nga ndonjë llogari politike. "Ne në parim jemi të hapur për teknologjitë e reja, dhe kjo vlen natyrisht edhe për fracking", tha Paqué në bisedë me "Deutsche Welle"-n. "Unë nuk jam specialist, por me ato që lexoj kam kuptuar se ka teknologji të reja më të mira në këtë fushë. Unë nuk e shoh këtë gjë të lidhur me diskutimet e koalicionit qeveritar.”
"Ndryshimet e pikëpamjeve janë një gjë normale në çdo koalicion, thotë Paqué më tej. "Të Gjelbrit kanë ide me të cilat ne nuk jemi dakord, ne kemi ide që nuk janë të njëjta me ato të Të Gjelbërve, dhe se çfarë do të dalë nga kompromisi pritet ta shohim.” Natyrisht që për FDP situata është e vështirë. "Ky koalicion nuk është shumë i preferuar tek ata që na japin votën neve.”
FDP-së i është dashur së fundmi të bëjë kompromise në politikën financiare. Ministri i Financave Lindner, shpenzon më shumë para se sa do të donte të shpenzonte. Sidomos në fushën e mbrojtjes, por edhe për të mbrojtur sipërmarrjet dhe qytetarët nga rritja e kosotve të energjisë. Planeve ambicioze të modernizimit, të përfshira në paktin e koalicionit aprovuar nga qeveria e re dhjetorin e kaluar, dhe të kërkuara sidomos nga FDP, u është vënë kryqi që nga lufta ruse kundër Ukrainës. Megjithatë partia vazhdon ta mbështesë kryetarin e saj, thotë Paqué. "Lindner është një personalitet i fortë udhëheqës dhe na ka nxjerrë nga shumë kriza.”
Kurse eksperti për çështjet e energjisë Mathias Koch, kritikon, se me kërkesën e tij për lejimin e fracking në Gjermani, Lindner shkakton më shumë zhurmë se sa kontribuon për zgjidhjen. "Kjo është një përpjekje tjetër e FDP, që të fitojë terren duke futur në diskutim një temë dytësore, njësoj siç bëri gjatë diskutimeve disa javore për të zgjatur afatin e mbajtjes në përdorim të centraleve atomike,” tha ai. "Ata ndihen tani më të fuqishëm për të bindur votuesit që kërkojnë ngadalësimin e kthesës energjetike.” /DW
Përballë ofensivës së re ushtarake të Turqisë në Siri dhe ...
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe...
Thuhet se që deri javën e kaluar, Kremlini kishte humbur m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të martën se Shte...
Gjykata e Lartë të martën hapi rrugën për dorëzimin e menj...
Ukrainasit mund të përballen me ndërprerje të vazhdueshme ...
Më shumë se tri javë pasi humbi garën për t'u rizgjedhur, ...
Mediq prestigjoze "Associated Press" ka shkarkuar nga puna n...
Shërbimi ukrainas i Sigurisë ka bastisur një manastir ...
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e ...
Veprimtari dhe afaristi shqiptaro-amerikan, Harry Bajr...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e k...
Ambasadorja e posaçme amerikane që merret me dokumenti...
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të martën se Sh...
Analisti amerikan Charles Kupchan thotë se gjendja e kriju...
Kriza globale e energjisë do ta godasë ekonominë e Mbr...
Pas përpjekjes së fundit të dështuar të Brukselit për të a...
Ukraina mund të përballet me ndërprerje të vazhdueshme...
Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guerot, u ka bër...
Gjermania duhet të jetë gati, pasi kriza në Ukrainë do...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...