Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, u bëri thirrje Prishtinës dhe Beogradit, që të ndërmarrin hapa urgjentë për çtensionim. Hapat duhet të jenë konkretë nga të dyja palët.
Tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdojnë të jenë të larta dhe asnjëra palë deri tash nuk ka ndërmarrë masa për çtensionim të situatës në veri të Kosovës, ndonëse veprimet e para po kërkohen nga Prishtina zyrtare. Ndihmëssekretari i Përgjithshëm i NATO-s për operacione, Thomas Goffus, ishte në Prishtinë, takoi kryeministrin dhe Presidenten dhe u bëri thirrje Kosovës e Serbisë që të marrin hapa menjëherë për çtensionim të situatës.
"Jam këtu për të konfirmuar qëllimin e NATO-s për paqe e stabilitet. Nuk kemi parë përparim nga Prishtina e Beogradi për deeskalim dhe kjo ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Nga ngjarjet e fundit, kemi pasur numrin me të madh të ushtarëve të lënduar të KFOR-it që nga viti 1999. Kjo është e papranueshme. Është çështje urgjente për Prishtinën dhe Beogradin të ndërmarrin hapa konkretë për çtensionim, të dialogojnë dhe t'i respektojnë marrëveshjet”, tha Goffus. Sipas numrit dy të NATO-s, ai vizitoi ushtarët e KFOR-it në veri, dhe tha se ushtarët janë të gatshëm të intervenojnë nëse ka përshkallëzim të situatës.
NATO i gatshëm për intervenim, nëse ka nevojë
"U bëjmë thirrje dy palëve që ta respektojnë marrëveshjen e Brukselit dhe aneksin zbatues të Ohrit. Askush nuk duhet të tentojë një konflikt të ri në Evropë, këtë nuk do ta lejojmë”, tha Goffus.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në takim priti zyrtarin e lartë të NATO-os me të gjithë udhëheqësit e strukturave kosovare të sigurisë, tha se është shqetësuese mungesa e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për rrëmbimin e policëve të Kosovës nga Serbia.
"Ai gjithashtu ngriti shqetësimin për mungesën e ofrimit të qartësisë nga KFOR-i për ngjarjen e 14 qershorit 2023, kur u rrëmbyen tre zyrtarë të Policisë së Kosovës, përkundër evidencës së bollshme të ofruar nga institucionet e Kosovës. Po ashtu ngriti edhe shqetësimin për raportimet se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave”, thuhet në një komunikatë të zyrës së Kryeministrit.
Ka në kishat ortodokse armë?
Autoritetet e Kosovës kanë thënë vazhdimisht se policët janë rrëmbyer brenda territorit të vendit, ndërsa, autoritetet serbe kanë thënë se ata kanë qenë "thellë"në territorin e tyre, kur janë arrestuar. Misioni i NATO-s në Kosovë, më 16 qershor kishte thënë se nuk është e qartë se ku kanë qenë tre policët e Kosovës, në kohën e arrestimit nga forcat serbe.
"Pas arrestimit të tre zyrtarëve të Policisë së Kosovës, më 14 qershor, misioni i KFOR-it, i udhëhequr nga NATO-ja, ka rishikuar vendndodhjen e ngjarjes dhe ka folur me përfaqësues të institucioneve në Kosovë dhe me autoritetet serbe. Bazuar në të dhënat e disponueshme, mbetet e paqartë se ku kanë qenë zyrtarët e Policisë së Kosovës në momentin e arrestimit", thuhej në komunikatën e KFOR-it.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në takimin e së merkurës me zyrtarin e lartë të NATO-os, Thomas Goffus, ngriti edhe një shqetësim tjetër për raportimet kohët e fundit se në kishat ortodokse serbe është kontrabanduar armatim përmes ambulancave. Kosova po mbledh të dhëna për pretendimet për kontrabandë armësh nga Serbia dhe gjatë kësaj jave, kryeministri Kurti tha se qeveria e tij do ta thotë fjalën e saj.
Kearns: Ushtarët britanikë kanë zbuluar autoambulanca me armë
Këto pretendime, në lidhje me kontrabandën e armëve përmes autoambulancave dhe ruajtjen e tyre nëpër kisha serbe në Kosovë, bëri publike një ditë më parë deputetja britanike, Alicia Kearns, gjatë një debati në Parlamentin britanik. Kearns, tha se, "ushtarët britanikë, që janë në kuadër të misionit të NATO-s në Kosovë zbuluan se armët po kontrabandoheshin përmes kufirit nga Serbia në kishat ortodokse në Kosovë, duke përdorur autoambulanca”.
E nga ana tjetër, misioni i KFOR-it tha se ngjarjet që janë përmendur nga deputetja britanike i referohen vitit 2022 kur "një batalion i ushtrisë britanike ishte angazhuar në veri të Kosovës në mbështetje të misionit të NATO-s”. Në një komunikatë për medie, KFOR-i tha se "për praninë e pretenduar të armëve të paligjshme është raportuar në shtabin e KFOR-it. Por gjatë hetimeve të kryera nuk janë gjetur prova për kontrabandë”.
Sidoqoftë, vizitat e intensifikuara të diplomatëve perendimorë dhe zyrtarëve të lartë të NATO-os në Kosovë, vijnë në kohën kur tensionet vazhdojnë të jenë të larta në pjesën veriore të Kosovës e banuar me shumicë serbe. Që nga fundi i muajit maj, serbët po protestojnë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, duke kundërshtuar që kryetarët e rinj shqiptarë të punojnë nga ndërtesat komunale. Kryetarët shqiptar qëndrojnë brenda ndërtesave nën përcjelljen e njësive speciale të policisë së Kosovës, prezenca e të cilëve po ashtu kundërshtohet nga serbët lokal./ DW
Shtatë persona janë arrestuar në perëndim të Gjermanisë në...
Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë ka konfirmuar për Radio...
Gjatë një megaoperacioni në rang kombëtar policia britanik...
Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur muni...
Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënësit të BE-së, Peter Sta...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, udhëton të enjten dre...
Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pretendon se protestu...
Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë ...
Gjermania do të blejë 60 helikopterë të tipit Chinook, të ...
Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra tjetrën për komplot pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Polonia dhe Italia besojnë se Ukraina duhet të pranojë gar...
Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet për zbulimin e n...
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pen...
Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me ra...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka th...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në datën 6 dhe 7 kor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për ...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkua...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...