“Koha për ta çuar në vijën e finishit”/ Marta Kos njofton hapin e rëndësishëm të Malit të Zi në rrugën drejt BE-së
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...

Si forcat ruse ashtu edhe ato ukrainase kanë përdorur municione thërrmuese që kanë vrarë civilë ukrainas, tha organizata Human Rights Watch (HRW) në një raport të publikuar më 6 korrik.
Ky raport i HRW-së vjen në kohën kur Shtetet e Bashkuara po e shqyrtojnë kërkesën e Qeverisë ukrainase, e cila po kërkon nga Uashingtoni që ta furnizojë me municione të tilla.
HRW u bëri thirrje Rusisë dhe Ukrainës që të ndalojnë së përdoruri bombat thërrmuese dhe i bëri thirrje SHBA-së që të mos e furnizojë Ukrainën me municione të tilla.
Mbi 120 shtete kanë nënshkruar një traktat ndërkombëtar që ndalon përdorimin e municioneve thërrmuese. Këto municione janë raketa dhe bomba që shpërthejnë në ajër mbi një objektiv dhe lëshojnë shumë pajisje të vogla shpërthyese.
Rusia, Ukraina dhe SHBA-ja nuk e kanë nënshkruar këtë traktat.
Një zyrtar i lartë në Pentagon tha javën e kaluar se municionet thërrmuese mund të jenë të dobishme për Ukrainën në përpjekjet e saj për të larguar nga territori forcat ruse. Megjithatë, ky zyrtar tha se vendimi për furnizimin e Kievit me municione të tilla nuk është miratuar ende për shkak të kufizimeve që ka vendosur Kongresi dhe për shkak të shqetësimeve të shprehura nga aleatët.
Ukraina ka përdorur municione thërrmuese në territorin e kontrolluar nga rusët në dhe përreth qytetit ukrainas të Izjumit, që gjendet në lindje, vitin e kaluar, pasi Rusia nisi pushtimin e fqinjit të saj, tha HRW. Kjo organizatë tha se ky konstatim mbështetet në intervistat me mbi 100 banorë, dëshmitarë dhe personelin lokal të emergjencave.
Nga sulmet ukrainase janë vrarë të paktën tetë civilë dhe janë plagosur edhe 15 të tjerë në Izjum, tha HRW.
Kjo organizatë paraprakisht kishte raportuar se Rusia kishte përdorur municione thërrmuese në Ukrainë, që kishin shkaktuar vdekjen e shumë civilëve. Po ashtu, Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara ka dokumentuar përdorimin e municioneve të tilla nga të dyja palët.
“Municionet thërrmuese të përdorura nga Rusia dhe Ukraina po vrasin civilët tani dhe do të vazhdojnë t’i vrasin edhe për shumë vite të tëra”, tha Mary Wareham, drejtoreshë për armët në HRW. “Të dyja palët duhet që menjëherë të ndalojnë së përdoruri municione të tilla dhe të mos tentojnë të furnizohen me armë të tilla”, tha ajo përmes një deklarate.
Qeveria ukrainase i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që t’i kërkojë administratës së presidentit Joe Biden të miratojë dërgimin e bombave thërrmuese./ Rel
Bashkimi Evropian nëpërmjet zëdhënësit të BE-së, Peter Sta...
Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen, udhëton të enjten dre...
Të paktën katër persona janë vrarë pas një sulmi me raketë...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, pretendon se protestu...
Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë ...
Gjermania do të blejë 60 helikopterë të tipit Chinook, të ...
Rusia dhe Ukraina po akuzojnë njëra tjetrën për komplot pë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rus...
Polonia dhe Italia besojnë se Ukraina duhet të pranojë gar...
Shërbimi Sekret Amerikan ka nisur hetimet për zbulimin e n...
Qeveria e Kosovës ka miratuar ndryshimet në ligjin për pen...
Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me ra...
Kryeministri Albin Kurti në një deklaratë për mediat ka th...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë në datën 6 dhe 7 kor...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një deklaratë për ...
Ministria e Mbrojtjes e Kinës ka akuzuar Shtetet e Bashkua...
Luftime të ashpra kanë vazhduar në zonën e Bahmutit, Liman...
Për rreth një jave Franca u pushtua nga protesta masive dh...
Kosova, Mali i Zi dhe entiteti i Republikës Sërpska në Bos...
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Presidenti amerikan Donald Trump është tërhequr nga vendos...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...