Kurti: Kosova nuk kishte nevojë për këto zgjedhje, rezultati e dëshmoi qartë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...

Shtetasit e Gjeorgjisë dhe Moldavisë tani do të duhet të paraqesin prova më të forta dhe më të qarta se vendi i tyre nuk është i sigurt kur aplikojnë për mbrojtje ndërkombëtare në Gjermani, pasi kjo e fundit ka vendosur t'i caktojë të dyja vendet si vende të sigurta të origjinës.
Ministria e Brendshme gjermane dhe e Atdheut, duke bërë të ditur lajmin, tha se nuk ka nevojë të frikësohet nga ndjekja penale shtetërore dhe se këto dy vende mund të mbrojnë nga ndjekja penale joshtetërore. Për këtë arsye, Gjeorgjia dhe Moldavia janë vendosur në listën e vendeve të sigurta të origjinës, raporton "SchengenVisaInfo.com".
Me klasifikimin e Gjeorgjisë dhe Moldavisë si vende të sigurta të origjinës, procedurat e azilit do të përshpejtohen, që do të thotë se autoritetet do të marrin një vendim më shpejt se më parë pasi nuk duhet të marrin në konsideratë çështjet e sigurisë.
Për më tepër, me këtë klasifikim, shtetasve të Gjeorgjisë dhe Moldavisë, kërkesa për azil të cilëve u është refuzuar do t'u kërkohet të largohen nga vendi brenda një periudhe të shkurtër kohore.
“Si një hap i mëtejshëm drejt kufizimit të emigracionit të parregullt, ne do të klasifikojmë tani Gjeorgjinë dhe Moldavinë si vende të sigurta të origjinës. Të dyja vendet duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian. Në të dyja vendet, njerëzit në përgjithësi nuk kërcënohen nga persekutimi politik," tha Ministrja Federale e Brendshme Nancy Faeser, duke komentuar ndryshimet.
Gjithashtu, ministri Faeser tha se është rritur sërish numri i personave nga vendet e tjera që kërkojnë mbrojtje, duke theksuar se kjo kërkon masa të qarta për të kontrolluar emigrimin e parregullt.
Pas vendimit të kabinetit federal për të përcaktuar Gjeorgjinë dhe Moldavinë si vende të sigurta të origjinës, përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë federale për marrëveshjet e migracionit, Joachim Stamp, komentoi gjithashtu këtë çështje.
Ai tha se mbi 10 për qind e kërkesave të refuzuara për azil vijnë nga Gjeorgjia dhe, në të njëjtën kohë, theksoi se autoritetet e të dyja vendeve kanë shprehur synimin e tyre për të bashkëpunuar për tejkalimin e këtij fenomeni.
“Klasifikimi është një hap shumë i rëndësishëm për të lehtësuar komunat dhe gjykatat tona dhe për të përshpejtuar ndjeshëm procedurat e azilit. Tani mund të zbatojmë marrëveshjet e synuara të migracionit me të dyja vendet,” shtoi Stamp.
Të dhënat tregojnë se shtetasit e Gjeorgjisë kanë paraqitur gjithsej 6612 kërkesa për azil në Gjermani nga janari deri në korrik 2023, ndërsa shtetasit e Moldavisë kanë paraqitur 1910 kërkesa për azil.
Shumica e kërkesave për azil të paraqitura nga shtetas të të dyja vendeve u refuzuan, me shkallën e njohjes së tyre rreth 0.15 për qind.
Në përputhje me rregullat aktuale që ka Gjermania, azilkërkuesit nga vendet e sigurta janë të detyruar të jetojnë në ambientet e pritjes derisa të marrin një vendim për aplikimin e tyre. Për më tepër, azilkërkuesit nga vendet e sigurta nuk lejohen të punojnë gjatë procesit./ CNA
Përdoruesit iranianë të rrjeteve sociale po postojnë dhe s...
Njësitë e Doganës së Kosovës kanë gjetur mbi 350 lloje të...
Islanda dha dritën jeshile për rifillimin e gjuetisë së ba...
Një ish-udhëheqës i grupit ekstremist të ekstremit të djat...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të largohet nga d...
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Clarence Thomas, po prano...
Rusia nuk sheh asnjë shenjë se do të marrë garancitë që ka...
Komiteti i Kombeve të Bashkuara përgjegjës për luftimi...
Qeveria franceze po ndalon nxënësit në shkollat shtetërore...
Një britanik është vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindo...
Junta ushtarake në shtetin afrikan, Gabon mori pushtetin, ...
Ish-presidenti i SHBA, Donald Trump, u deklarua i pafajshë...
Qeveria e Kosovës tha se e mirëpret vizionin e shprehur ng...
Takimi i radhës i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ...
Derisa shkollat nëpër Rusi dhe në pjesët e Ukrainës të uzu...
Udhëheqësi bjellorus, Alexander Lukashenko ka kritikuar at...
Një person ka rënë në pranga në Kosovë, pasi akuzohet ...
Një video e publikuar së fundmi tregon kryekomandantin e v...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha më 31 gusht...
Të paktën 73 persona, përfshirë shtatë fëmijë, kanë humbur...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Një operacion i Policisë Kufitare i erdhi në ndihmë një sh...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti u shpreh në ...
Qytetarët e Bashkimit Evropian po mbështesin gjithnjë e më...
Gjermania po planifikon të anulojë ndërtimin e gjashtë fre...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ka deklaruar se for...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...
Ndonëse ekonomia u rrit me 3.89% në vitin 2025, sipas të d...
Me zbatimin e reformës së re për taksimin e pasurive të pa...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe ...