Lëkundje të forta tërmeti në Tajvan
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...

Shumë gjermano-lindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për Ukrainën dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë. Kjo temë dominon fushatën elektorale për zgjedhjet e parlamenteve të landeve në Saksoni, Tyringji dhe Brandenburg.
Politika e jashtme prej kohësh është konsideruar si temë, që negociohet në Berlin, pra vetëm në kryeqytetin gjerman. Atje është selia e qeverisë federale e po ashtu edhe përgjegjësia për politikën mbi çështjet e sigurisë dhe të jashtme të vendit si dhe për luftën apo paqen. Ndaj debate për politikën e jashtme ka pasur gjithmonë vetëm në fushatat elektorale për zgjedhjet parlamentare në nivel federal. Por aktualisht në fushatën elektorale për zgjedhjet në tri lande në lindje të vendit tema e luftës në Ukrainë dhe mundësitë për të negociuar me Rusinë, pra me Putin-in, për një armëpushim që t'i jepet fund luftës, po dominon garën dhe mitingjet elektorale.
Arsyeja është se në Tyringji, në Saksoni dhe më vonë edhe në Brandenburg pas pak javësh do të zhvillohen zgjedhje për parlamentet rajonale. Në këto lande çështja e qëndrimit të Gjermanisë ndaj luftës sulmuese ruse në Ukrainë dhe furnizimet me armë gjermane në Kiev janë në fokus dhe madje një nga temat më të rëndësishme për momentin. Edhe çështja, nëse ushtria gjermane (Bundeswehr) duhet të pajiset me armë të reja nga SHBA dhe nëse sistemet e armatimeve nga SHBA duhet të dislokohen në Gjermani. Për të gjitha këto tema popullsia në landet lindore është skeptike. Kësisoj politikanët e landeve po kthehen në ekspertë të politikës së jashtme.
Edhe më i prerë është pozicioni i Sahra Wagenknecht, themeluesja e partisë që mban emrin e saj "Aleanca Sahra Wagenknecht" (BSW). Kjo parti e re e ish-politikanes së partisë „E Majta", është themeluar në fillim të vitit dhe tani kryeson në Tyringji pak më shumë se dy javë përpara zgjedhjeve me rreth 20 për qind të votave. Ndaj pas zgjedhjeve fjala e saj mund të ketë peshë në përpjekjet për krijimin e koalicionit të qeverisë së landit. Wagenknecht në shumë raste së fundi ka theksuar se BSW do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë, vetëm nëse koalicioni refuzon dislokimin e armëve të SHBA-së në Gjermani duke filluar nga viti 2026. Edhe pse kjo çështje nuk vendoset në kryeqytetin e Tyringjisë, Erfurt, por në Berlin. Armët duhet të dislokohen në Gjermani nga viti 2026, edhe në sfondin e politikës agresive ruse. Në intervistë me radion kombëtare gjermane "Deutschlandfunk" Wagenknecht nënvizoi madje se: "Zgjedhjet në lindje janë edhe një votë për luftën e paqen." Me fjalë të tjera: Kush mbështet Ukrainën, vendin e sulmuar, është për luftën. Zgjedhësit e saj, thotë Wagenknecht, presin që ajo të angazhohet, që të mos rritet rreziku i luftës në Gjermani.
Edhe kryeministrat e Saksonisë dhe Brandenburgut, Michael Kretschmer (CDU) dhe Dietmar Woidke (SPD) spikasin me deklarimet e tyre për politikën e jashtme. Kretschmer në sfondin e debateve për buxhetin federal ka kërkuar shkurtimin e ndihmave për Ukrainën dhe nisma diplomatike për zgjidhjen e konfliktit të Ukrainës. Në bisedë me rrjetin redaksion RND ai tha: "Unë bëj thirrje për përforcimin e përpjekjeve diplomatike. Ne na duhen aleanca p.sh. me Kinën dhe Indinë, që mund të influencojnë te Putin-i, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për armëpushim." Ngjashëm u shpreh edhe Woidke.
Arsyeja për pozicionimet e papritura të politikanëve rajonalë mbi politikën e jashtme ka të bëjë me skepticizmin e fortë të popullsisë kryesisht në landet në lindje të Gjermanisë lidhur me kursin ndaj Ukrainës që ndjek qeveria e koalicionit të SPD-së, Ekologjistëve dhe FDP-së. Që nga fillimi i luftës në mars 2022 Gjermania e ka mbështetur Ukrainën me rreth 23 miliardë euro, me armë, me ndihma direkte në para, me ndihma humanitare. Kësisoj Gjermania është pas SHBA-së, mbështetësja më e madhe për Ukrainën e sulmuar. Instituti i demoskopisë Forsa konstaton në landet e lindjes se: 34 për qind e të anketuarve mendojnë se Gjermania po bën shumë për ta mbështetur Ukrainën. 32 për qind janë për furnizimin me armë të rënda në Ukrainë, si p.sh. tanke.
Ndërkohë që në nivelin federal opozita konservatore CDU dhe CSU në përgjithësi e mbështet kursin e qeverisë ndaj Ukrainës, së fundi dy parti kryesisht në lindje i refuzojnë prerazi furnizimet me armë në Ukrainë dhe kërkojnë që të negociohet me Rusinë: Partia populiste e djathtë "Alternativa për Gjermaninë" dhe "Aleanca Sahra Wagenknecht".
Ndërkohë që partitë e koalicionit qeverisës si dhe opozita CDU/CSU, duke iu përmbajtur kursit për mbështetjen e mëtejshme të Ukrainës si dhe për dislokimin e armëve të SHBA-së nga viti 2026 gjithnjë e më shumë po humbasin mbështetje në elektorat lidhur me këtë temë./ DW
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten u duk se mbështe...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, J...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka...
Një gjyqtar i Detroitit është hequr përkohësisht nga detyr...
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawa...
Informacionet e shkëlqyera të zbulimit ukrainas dhe armati...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj a...
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me ...
Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artifi...
Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zg...
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë...
Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë p...
Presidenti ukainas Volodymyr Zelenksyy tha se trupat e Kie...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ...
Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetase...
Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve li...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...