Aksident në aksin Elbasan-Librazhd/ Automjeti del nga rruga, humb jetën i riu
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...

Presidenti ukainas Volodymyr Zelenksyy tha se trupat e Kievit kanë kontrollin e plotë të qytetit rus Sudzha pas sulmit ukrainas në rajonin e Kurskut. Ky është qyteti më i madh që Ukraina arriti të marrë nën kontroll.
Para luftës Sudzha thuhet se kishte një popullsi prej rreth 5 mijë banorësh. Gazi natyror rrjedh nga fushat e gazit të Siberisë Perëndimore përmes tubacioneve që kalojnë përmes qytetit Sudzha dhe kalojnë kufirin ukrainas në sistemin e Ukrainës.
Presidenti ukrainas Zeenskyy tha të enjten se një zyrë e komandatit ushtarak ukrainas është vendosur në Sudzha. Ai nuk foli për detajet apo funksionet e zyrës dhe këto pretendime ishte e pamundur të verefikoheshin në mënyrë të pavarur.
Ndërsa forcat ukrainase po vazhdojnë operacionin sulmues më në thellësi të Rusisë, po lindin pyetje se çfarë planifikon të bëjë Kievi me territorin rus që ka marrë nën kontroll.
Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anna Chernikova, ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si një përpjekje për të tërhequr trupat ruse nga vijat e frontit, ndërsa tokën e pushtuar si mjet në negociatat e mundshme për paqe.
Banorët e qytetit Sumy, vetëm 30 kilometra nga kufiri i Ukrainës me Rusinë, rrethohen me shenja lufte.
Për Svitlanën dhe të tjerët këtu, kapja e territorit rus nga Ukraina në rajonin kufitar Kursk, ishte një befasi dhe shenjë se lufta mund të jetë një hap më afër fundit.
“Në fund të fundit, kjo luftë duhet të përfundojë disi. Nuk është e drejtë, sepse sulmet po vinin vetëm nga një drejtim dhe nuk është luftë kur është e njëanshme. Duhet të përgjigjemi në mënyrë që të përfundojë më shpejt”, thotë ajo.
Sumy ishte një nga qytetet e para të Ukrainës që u përball me sulmin rus më 2022.
Dy vjet më vonë, ky qytet është përdorur si bazë për sulmin e befasishëm të Ukrainës në Rusi.
Banorët thonë se sulmet ruse me raketa janë ashpërsuar dhe intensifikuar nga java e kaluar, kur Ukraina nisi operacionin e saj sulmues në Kursk të Rusisë.
“Mendoj se situata është përshkallëzuar. Rusët po përgjigjen, janë të zemëruar", thotë Tatiana, banore e qytetit Sumy.
Zyrtarët thonë se synim i Ukrainës nuk është pushtimi i përhershëm i territorit rus. Presidenti Volodymyr Zelenskyy thotë se kjo po bëhet për të mbrojtur popullin ukrainas dhe përfundimin e luftës.
“Duke shkatërruar praninë ushtarake ruse në zonat kufitare, paqja dhe siguria për shtetin tonë janë më afër”, thotë ai.
Ekspertë të sigurisë e shohin operacionin e Ukrainës si përpjekje për të detyruar tërheqjen e trupave ruse nga vija e frontit.
Ata e shohin tokën e pushtuar si një mjet në negociatat e mundshme për paqe.
“Siç tha Presidenti Biden, është një dilemë strategjike për Rusinë, Putinin. Përse? Sepse tani Putini ka dy opsione, të mbrojë rajonin e Kurskut në territorin e Rusisë, apo të vazhdojë operacionin sulmues në vijën e frontit lindor në Donbas të Ukrainës”, thotë Oleksandr Musienko nga Qendra për Studime Ushtarake dhe Ligjore.
Ai thotë se Ukraina po nxjerr në pah edhe dobësitë e Rusisë.
“Duke i treguar botës se nuk duhet të ketë frikë nga rusët. Ukraina duhet të lejohet të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi kundër objekteve të ushtrisë ruse në territorin e tyre”, thotë zoti Musienko.
Në Ukrainë, e gjithë vëmendja është tek zhvillimet e papritura në Kursk, sa larg mund të shkojë dhe si do ta ruajë Kievi kontrollin e territoreve ruse.
Kapja e territorit rus ka ndezur shpresat në Ukrainë se fundi i luftës është afër dhe se rezultati mund të jetë në favor të Kievit./ VOA
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ...
Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetase...
Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve li...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillo...
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një "hap të parë" drej...
Shtetet e Bashkuara po synojnë "të ulin temperaturat" ...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosov...
Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmis...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...