Morën ryshfet nga shoferi/ AMP arreston në flagrancë 2 punonjës policie
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...

Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetasen amerikano-ruse, Ksenia Karelina, me 12 vjet burgim, pasi e gjeti atë fajtore për tradhti. Ajo u gjet fajtore për transferimin e 51 dollarëve amerikanë te një shoqatë ukrainase të bamirësisë në fillim të vitit 2022.
Vendimi u shqiptua nga gjykatësi Andrei Mineyev, pasi prokurorët kërkuan 15 vjet burgim për Karelinan, e cila po ashtu njihet edhe me mbiemrin e saj të martesës, Khavana.
Avokati i Karelinas, Mikhail Mushailov, tha se ajo e ka pranuar se e ka bërë këtë donacion, por ekipi ligjor planifikon që ta apelojë vendimin.
Vendimi u shqiptua një ditë pasi një gjykatë në Moskë e dënoi me 15 vjet burgim një shtetas amerikan të identifikuar si Joseph Tater. Ai u gjet fajtor për huliganizëm.
Karelina, 33-vjeçare, ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara më 2015, ishte martuar me një shtetas amerikan dhe kishte marrë shtetësinë amerikane më 2021.
Ajo u arrestua në Jekaterinburg në janar, nën dyshimet për huliganizëm.
Megjithatë, më 7 shkurt ndaj saj u ngrit akuza për tradhti, pasi hetuesit mësuan se në ditën e dytë të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, ajo kishte transferuar 51 dollarë te Razom, një grup ukrainas i ndihmës që ndihmon civilët e prekur nga lufta.
Avokati Mushailov tha se prokurorët i gjetën dëshmitë për këtë donacion në telefonin e klientes së tij.
Në shkurt, bashkëthemeluesja e Razom, Dora Chomiak, i bëri thirrje Qeverisë amerikane “të vazhdojë të bëjë gjithçka për të kërkuar nga [presidenti rus, Vladimir] Putin që të lirojë të gjithë të arrestuarit padrejtësisht në Rusi”.
Mineyev tha se në rastin e Karelinas ishte gjykatësi i njëjtë që në korrik dënoi gazetarin amerikan, Evan Gershkovich, me 16 vjet burgim nën akuzat për spiunazh.
Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u përfshi në këmbimin e të burgosurve më 1 gusht, kur u lirua edhe nga gazetarja e Radios Evropa e Lirë, Alsu Kurmasheva, ish-marinsi amerikan, Paul Whelan, dhe disa disidentë të burgosur rusë.
Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, pothuajse 900 rusë janë dënuar nën akuza për tradhti, spiunazh apo bashkëpunim me qeveri të huaja që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës./ REL
Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve li...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillo...
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një "hap të parë" drej...
Shtetet e Bashkuara po synojnë "të ulin temperaturat" ...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosov...
Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmis...
Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të ...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...