Osmani për urën: S’kemi arsye të kemi konflikte me aleatët tanë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...

Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve lidhur me atentatin kundër Nord Stream nuk ndryshojnë asgjë në ndihmën që Gjermania i jep Ukrainës. Prokuroria e Përgjithshme lëshoi dje urdhërarrestin e parë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Büchner theksoi të mërkurën, se rezultatet e deritanishme të hetimeve lidhur me atentatin kundër Nord Stream nuk ndryshojnë ndihmën që Gjermania i jep Ukrainës. Kjo nuk ndryshon "asgjë në faktin që Rusia nisi një luftë në shkelje të së drejtës ndërkombëtare kundër Ukrainës", tha Büchner.
Gati dy vjet pas atentateve me lëndë shpërthyese kundër gazsjellësit Nord Stream në Detin Baltik, Prokurori i Përgjithshëm Gjerman, Jens Rommel ka lëshuar urdhërarrestin e parë kundër një personi të dyshuar. Sipas informacionene të televizionit ARD, gazetës "Süddeutsche Zeitung", SZ dhe Die Zeit bëhet fjalë për një ukrainas me emrin Volodymyr Z., që së fundmi ka qëndruar në Poloni. Edhe dy nënshtetas të tjerë ukrainas, mes tyre një femër, janë në mesin e të dyshuarve. Sipas të dhënave ata kanë marrë pjesë në atentatin, me gjasë si zhytës dhe kanë ofruar lëndën shpërthyese në gazsjellës. Informacionet për personat e dyshuar bazohen në të dhëna të shërbimit informativ të një vendi tjetër. Siç është njoftuar, këta persona, sipas hetimeve, në shtator 2022 kanë qenë duke lëvizuar me një jaht me vela "Andromeda" në Detin Baltik.
Hetuesit e Zyrës së Kriminalistikës, BKA dhe Policia Federale duket me këtë hap se kanë arritur sukses në një nga procedurat hetimore më spektakolare të dekadave të fundit në Gjermani. Në një kohë që Suedia dhe Danimarka i mbyllën hetimet në fillim të vitit për këtë rast, Prokuroria e Përgjithshme Gjermane i vazhdoi hetimet. Sipas mediave, hetuesit kanë mbledhur me sa duket prova të majftueshme për të arritur një urdhërarrest në Gjykatës Federale.
Vendqëndrimi i të dyshuarit nuk dihet
Sipas të dhënave të ARD, SZ dhe Die Zeit, hetuesit gjermanë ishin të mendimit, se Volodymyr Z. ka qëndruar së fundmi në periferi të Varshavës. Por momentalisht ukrainasi është plotësisht në ilegalitet. Nëse ai ka kaluar në Ukrainë nuk dihet. Në një telefonatë të shkurtër, Z. u tregua i habitur për akuzat dhe mohoi pjesëmarrjen në atentatin kundër Nord Stream.
Nga pala polake nuk ka pasur deri më tani përgjigje në lidhje me kërkesat ligjore të palës gjermane. Po ashtu nuk dihet, se pse autoritetet polake nuk e arrestuan, Volodymyr Z. Sipas rregulloreve të përbashkëta të urdhërarresteve europiane, që Gjermania dhe Polonia i respektojnë, pritej një arrestim brenda 60 ditësh nga pala polake. Ky afat ka skaduar ndërkohë.
Më 26 shtator 2022 u shkatërruan tre nga katër linjat e të dyja linjave të gazsjellësit Nord Stream në rreth 80 metra thellësi në tabanin e Detit Baltik. Përmes të dy përçuesve të Nord Stream prej vitesh kalonte një pjesë e madhe e gazit rus drejtpërdrejt në Gjermani. Shumë shtete lindore e perëndimore e kishin kritikuar këtë projekt duke paralajmëruar për pasojat gjeopolitike të mënjanimit të Europës lindore.
Si pasojë e luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës dhe përplasjeve të tjera me perëndimin, Moska i kishte pezulluar furnizimet përmes Nord Stream 1 që para atentatit. Kurse përçuesit e Nord Stream 2 nuk ishin vënë në punë për shkak të përplasjeve politike.
Asnjë lidhje e drejtpërdrejtë me shtetin ukrainas
E paqartë është, nëse pika të caktuara të autoriteteve ukrainase ndihmuan në përgatitjen dhe zbatimin e aktit të sabotazhit. Tek urdhërarresti i lëshuar dhe hetimet e bëra nuk janë gjetur lidhje të drejtpërdrejta me ushtrinë ukrainase apo shërbimet sekrete. Presidenti ukrainas, Zelenski kishte hedhur poshtë çdo përfshirje të vendit të tij me atentatin kundër gazsjellësit. Në pranverë, kreu i shërbimit informativ ukrainas, Kyrylo Budanov tha për ARD se "jam më shumë se i sigurtë, që asnjë nga zyrtarët në Ukrainë nuk ka të bëjë në asnjë formë me këtë"./DW
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillo...
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Zyrtarët në Spanjë po hetojnë këngëtaren Katy Perry, p...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha të mërkurën s...
Ukraina këto ditë me gjasë ndërmori një "hap të parë" drej...
Shtetet e Bashkuara po synojnë "të ulin temperaturat" ...
Forcat paqeruajtëse të udhëhequra nga NATO-ja në Kosov...
Zëvendësministri i Infrastrukturës i Kosovës, Hysen Durmis...
Shtetet e Bashkuara nuk janë angazhuar në asnjë aspekt të ...
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka urdhëruar sërish...
Qindra zjarrfikës në Greqi vazhduan përpjekjet të martën p...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...