Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Vjen reagimi i kryeministrit Rama
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot për herë të parë pas ...

Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj amendamentin e miratuar së fundi ndalimin e “promovimit” të LGBT-së në shkolla, pavarësisht thirrjeve nga intelektualët bullgarë që të vendosë veto. Grupet e të drejtave të njeriut, ndërkaq, paralajmëruan protestë kundër kësaj mase më 15 gusht.
Ligji, që ndalon “propagandën, promovimin apo nxitjen” në sistemin arsimor të “ideve dhe qëndrimeve që lidhen me orientimin seksual jotradicional apo për identitetin gjinor të ndryshëm nga ai biologjik”, do të publikohet më 16 gusht në Gazetën Zyrtare të Bullgarisë.
Qindra akademikë bullgarë, përmes një letre të hapur, i kërkuan presidentit Radev që të vendosë veto ndaj këtij amendamenti.
Ndryshimet synojnë të trajtojnë “një problem që nuk ekziston” në sistemin arsimor të Bullgarisë, u tha në letër dhe në vend të kësaj do të “normalizojë sulmet politike” ndaj komunitetit LGBT.
Komisionari për të drejtat e njeriut në Këshillin e Evropës, Michael O'Flaherty, po ashtu i kishte bërë thirrje Radevit që të mos e nënshkruajë ligjin, duke theksuar se ishte “shumë i shqetësuar” me ndalesën.
Radevi nuk ka reaguar ndaj këtyre thirrjeve, por zyra e tij për media tha se ai “shprehu qëndrimin e tij për këto ndryshime” duke i shndërruar ato në ligj.
Më 7 dhe 8 gusht, në kryeqytetin bullgar, Sofje, kishte protesta pasi ligjvënësit miratuan amendamentin e Ligjit për arsim parashkollor dhe shkollor më 7 gusht.
Amendamenti u propozua nga partia proruse e ekstremit të djathtë, Rilindja, dhe kaloi me 159 vota për, 20 kundër dhe dhjetë abstenime.
Ligjvënësit po ashtu votuan një amendament tjetër në këtë ligj, ku përkufizohet “orientimi seksual jotradicional” si “i ndryshëm nga nocioni i pranuar përgjithësisht... i tërheqjes mes personave të gjinive të ndryshme”.
Edhe ky amendament kaloi me shumicë pothuajse të njëjtë.
Mbështetësit e këtyre amendamenteve thanë se ato reflektojnë frymën e Kushtetutës së Bullgarisë, ku thuhet se martesa është vetëm mes një burri dhe një gruaje dhe bazohet në vlerat e krishtera ortodokse.
Amendamentet po ashtu janë mirëpritur nga Kisha Ortodokse Bullgare.
Por, shumë grupe për të drejtat e njeriut e kanë kritikuar këtë vendim, duke thënë se këto amendamente “sulmojnë” të drejtat e fëmijëve.
Grupet vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e LGBT-së kanë thënë se formulimet në këto ndryshime ligjore janë të ngjashme me ligjet “propaganduese” në Rusi dhe Hungari, sa i përket këtij komuniteti. Këto ligje janë kritikuar nga grupet për të drejtat e njeriut që kanë thënë se shkelin lirinë e shprehjes dhe promovojnë diskriminim dhe shkelje kundër pjesëtarëve të komunitetit LGBT.
Hulumtuesit dhe organizatat për të drejtat e njeriut vazhdimisht e vendosin Bullgarinë në listën e shteteve në Evropë me gjendjen më të keqe sa i përket të drejtave të komunitetit LGBT./ REL
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me ...
Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artifi...
Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zg...
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë...
Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë p...
Presidenti ukainas Volodymyr Zelenksyy tha se trupat e Kie...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ...
Një gjykatë ruse në Jekaterinburg e ka dënuar shtetase...
Qeveria gjermane: Rezultatet e deritanishme të hetimeve li...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, e priti në...
Për herë të dytë në dy vjet, Organizata Botërore e Shë...
Udhëheqësi i Autoritetit Palestinez Mahmud Abbas fillo...
Një shtetas amerikan është ndaluar në Moskë, nën dyshimet ...
Departamenti amerikan i Shtetit tha të mërkurën se hapja e...
Talibanët e kanë shënuar përvjetorin e tretë të ngjitj...
Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur të mërkurën se janë sh...
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida njoftoi të mërk...
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë të mërk...
Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milionë euro për pagat e ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...