6 milionë familje pa energji elektrike/ Zelenksi paralajmëron: Një dimër që do ta kujtojnë të gjithë
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, thotë se gjasht...

Qeveria gjermane planifikon të ulë pengesat për natyralizim: Opozita konservatore thotë se po e nxjerr pasaportën gjermane në tregun e hedhurinave.
Gjermania është duke modernizuar ligjin e shtetësisë. Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, Maximillian Kall, tha të premten në Berlin, në konferencën e rregullt të shtypit të qeverisë gjermane, se “projektligji është pothuajse gati”. Cilat janë ndryshimet e parashikuara?
Shtetësi pas pesë vjetësh
Ndërsa deri tani, për të marrë pasaportën gjermane duhet të kesh jetuar së paku 8 vjet në Gjermani me dokumente të rregullta, me projektligjin e ri mund ta marrësh shtetësinë pas pesë vjetësh. Në disa raste të veçanta, të integrimit të mirë në shoqëri e punë, madje edhe pas tri vjetësh. Angazhimi vullnetar shpërblehet gjithashtu.
Shtetësi pa provim për më të moshuarit
Edhe për imigrantët e brezit të parë, mbi 67-vjeçarë, që jetojnë prej dekadash në Gjermani, por nuk e kalojnë lehtë testin e gjuhës, do të ketë lëshime. Për ta do të mjaftojë që "të jenë të aftë të kuptohen në gjermanisht".
Po ashtu edhe fëmijët e lindur në Gjermani mund të marrin automatikisht shtetësinë gjermane, nëse njëri prej prindërve jeton në mënyrë të rregullt prej pesë vitesh në Gjermani.
Përjashtimet nga shtetësia mbeten të njëjta
Shumë rregulla kanë mbetur të njëjta në projektligj: Nga natyralizimi do të përjashtohen persona që kanë kryer vepra penale, qoftë në Gjermani, qoftë në vendin e tyre, ose që kanë shfaqur në të kaluarën qëndrime antikushtetuese.
Gjithashtu do të jetë e vështirë për personat që nuk mund të provojnë identitetin e tyre, që kanë një leje qëndrimi të përkohshme ose që janë me Duldung.
Pak shanse kanë edhe ata që marrin përfitime sociale nga shteti. Përjashtime për këta ka vetëm në raste të jashtëzakonshme.
Shtetësia e dyfishtë lejohet
Deri tani, për të marrë shtetësinë gjermane duhet të dorëzojë shtetësinë e vendit tënd. Ky rregull pritet të hiqet.
Sipas draftit, të cituar nga disa mediume, marrja e shtetësisë edhe në të ardhmen do t’u jepet vetëm personave që nuk kanë bërë vepra penale, as në vendin e tyre e as në vendin aktual. Dhe që nuk janë kundër kushtetutës.
Gjermania është vend imigrimi
Parimet kryesore për një ligj të reformuar të shtetësisë ishin vënë qysh në marrëveshjen e koalicionit mes Partisë socialdemokratëve, Të Gjelbrit dhe partisë liberale, në nëntor 2022.
Zëdhënësi i ministrisë së brendshme, tha se “qeveria federale e sheh Gjermaninë si një vend të larmishëm imigrimi, si një shoqëri të larmishme imigrimi, dhe për këtë arsye po modernizon normat ligjore, veçanërisht në fushën e ligjit të shtetësisë.”
Opozita kritikon
Opozita gjermane konservatore e ka pritur me zemërim lajmin për projektligjin e ri.
Nënkryetarja e grupit parlamentar opozitar, CDU/CSU, Andrea Lindholz, tha për gazetën "Bild", se mesa duket, “koalicioni synon ta nxjerrë pasaportën gjermane në tregun e vjeturinave”.
Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann, u shpreh i indinjuar me planet e koalicionit të qendrës së majtë. Ai i quajti ato “të padiskutueshme”. Sipas tij, liberalizimi i ligjit të natyralizimit e ul motivimin e imigrantëve për integrim dhe shpërblen mungesën e vullnetit për t'u identifikuar qartë me Gjermaninë".
Miratimi pritet të jetë i vështirë
Tema e shtetësisë ka qenë një nga temat më të ndjeshme për elektoratin partiak në Gjermani. Që tani projektligji ka shkaktuar shumë komente kritike në median sociale.
Por edhe gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” e kritikoi projektligjin dhe e quajti “zhvlerësim të shtetësisë gjermane” dhe “mospërfillje të interesave gjermane”
Nuk përjashtohet mundësia, që pas miratimit nga kabineti qeveritar dhe Bundestagu, ai të bllokohet nga Landet në Bundesrat, ose të ketë nevojë për angazhimin e një komisioni ndërmjetësues, derisa të miratohet përfundimisht. Por për momentin, sipas burimeve qeveritare në Berlin, ai ka dalë nga ministritë dhe i është dorëzuar për shqyrtim kancelarisë./ Dw
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski, thotë se gjasht...
Furtuna e fundit midis Parisit dhe Berlinit duket se k...
Zyrtarët ukrainas po kundërshtojnë presionin në rritje...
Gjermania dhe Franca, më 25 nëntor, nënshkruan deklara...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e caktoi 25 dhjetor...
Guvernatori i rajonit Herson në Ukrainën juglindore, m...
Trajtimi i grave dhe vajzave afgane nga talebanët, për...
Kur Donald Trump kandidoi për president herën e parë, ...
Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë g...
Presidenti Ilham Aliyev tha të premten se Azerbajxhani...
Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-k...
Infermierët në pjesën më të madhe të Britanisë po përgatit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zot...
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësuese nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës j...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
Gjenerali rus që mbikëqyrë luftën kundër Ukrainës ka përfi...
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermiere...
Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar me 3 muaj pasi u s...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...