Kosovë/ KQZ: Gjashtë subjekte politike aplikuan për zgjedhjet në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë g...

Ministrat e Brendshëm të BE-së u mblodhën në një takim urgjent të premten në përpjekje të lehtësojnë tensionet mbi migrimin e paligjshëm, pasi fati i emigrantëve që hyjnë në Europë përmes Mesdheut nxiti debat të ashpër mes Parisit dhe Romës.
Çështja se kush duhet të marrë përgjegjësinë për ata që arrijnë në bllokun e pasur europian me varka të vogla për t'i shpëtuar varfërisë ose luftës ka pllakosur prej kohësh marrëdhëniet brenda bllokut.
Kjo çështje u ringjall gjatë nëntorit pas përplasjes së Parisit dhe Romës pasi Franca pranoi në brigjet e saj anijen “Ocean Viking” që kishte shpëtuar 234 emigrantë mbi Mesdhe, anije që Italia e kishte kthyer mbrapsht.
“Ne nuk mund dhe nuk duhet të trajtojmë krizat një nga një, nga njëra anije tek tjetra, incident pas incidenti. Ne kemi nevojë për një kornizë të vetme të mbështetur në ligjin e BE-së”, tha komisioneri evropian Margaritis Schinas pas mbërritjes në takim, duke u kërkuar vendeve anëtare të miratojnë legjislacion të ri për migracionin që funksionon në tërë bllokun europian.
Përpara bisedimeve, Komisioni Ekzekutiv i BE-së përcaktoi një plan veprimi prej 20 pikash, i projektuar për të trajtuar migrimin në rritje në Mesdheun qendror.
Një nga pikat e planit ishte forcimi i bashkëpunimit me vendet e treta, duke përfshirë hapat për të parandaluar largimet nga Afrika e Veriut.
Plani synon gjithashtu një koordinim më të madh të BE-së për kërkimin dhe shpëtimin, duke përfshirë koordinimin mes shteteve bregdetare dhe vendeve të origjinës së anijeve që shpërtojnë migrantët.
Mbi 90,000 emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur gjatë këtij viti në bllokun prej 27 vendesh evropiane përmes rrugës qendrore të Mesdheut. Një nga rrugët e shfrytëzuara ishte ajo nga Afrika e Veriut në Itali ose Maltë, e cila shënoi rritje prej 50% nga viti 2021.
“Vetëm si evropianë mund të trajtojmë këto çështje shumë të vështira të imigracionit të parregullt”, tha ministri i brendshëm francez, Gerald Darmanin, i cili kishte bërë thirrje për takimin urgjent pasi e quajti Italinë “egoiste” që nuk e lejoi anijen “Ocean Viking” të ankorohej në brigjet e saj.
Me emigracionin që ngrit tensionet e brendshme si në Francë ashtu edhe në Itali, zoti Darmanin tha në atë kohë se Franca nuk do të pranonte më rreth 3,000 emigrantë që kishin mbërritur në Itali dhe të cilët Parisi më parë ishte zotuar se do i pranonte.
Ai tha të premten se pozicioni nuk do të ndryshojë nëse të gjithë nuk pranojnë të bëjnë më shumë për emigrantët.
Vendet jugore të BE-së, përfshirë Italinë, Spanjën dhe Greqinë, ku mbërrijnë shumica e emigrantëve, thonë se ka shumë presion mbi ta dhe shtetet e BE-së në veri nuk po i ndihmojnë sa duhet.
“Çështja e imigracionit të parregullt nuk është vetëm për vendet e mbërritjes, por për të gjithë BE-në”, tha ministri i Brendshëm i Spanjës Fernando Grande-Marlaska.
Ndërsa pjesa më e madhe e vëmendjes është në mbërritjen e emigrantëve nga Mesdheu, hyrjet e paligjshme në BE përmes Ballkanit Perëndimor gjithashtu kanë shënuar rritje dhe zëvendës presidenti i KE-së Schinas tha se KE do të përgatisë gjithashtu propozime në këtë front.
“Në veçanti, ne po planifikojmë të paraqesim një plan tjetër veprimi për rrugën e Ballkanit Perëndimor, i cili do të jetë gati dhe në tryezë përpara samitit të BE-së dhe udhëheqësve ballkanikë që do të mbahet në Tiranë”, tha zëvendës presidenti i KE-së, Schinas.
Emigrantët vijnë në Serbi nga Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria përpara se të përpiqen të kalojnë në vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Hungari dhe Kroaci.
Shumica e emigrantëve që kalojnë nëpër Ballkan vijnë nga Afganistani dhe Siria, ndërsa të tjerët vijnë nga vendet e Lindjes së Mesme, Afrikës apo Azisë. Serbia, Hungaria dhe Austria kanë njoftuar kohët e fundit një përpjekje të përbashkët për të frenuar migrimin nëpër rajon.
Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, thotë se rrugët e migracionit përmes Ballkanit Perëndimor kanë qenë më aktivet, me më shumë se 22,000 ndalime në kufijtë atje vetëm në tetor, gati tre herë më shumë se i njëjti muaj i vitit 2021./ VOA
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se janë g...
Presidenti Ilham Aliyev tha të premten se Azerbajxhani...
Një raport i publikuar së fundmi kritikon ashpër ish-k...
Infermierët në pjesën më të madhe të Britanisë po përgatit...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zot...
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësuese nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës j...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
Gjenerali rus që mbikëqyrë luftën kundër Ukrainës ka përfi...
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermiere...
Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar me 3 muaj pasi u s...
Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca...
Përgjatë disa ditëve këtë muaj, dhjetëra gra u grumbulluan...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga ...
Ai e ndihmoi dikur të mposhte Grande Armée të Napoleonit d...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur t...
Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme t...
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të ses...
Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta...
Presidenti francez, Emmanuel Macron përballet me probl...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...