Trafikime seksuale dhe abuzim/ Dy gra padisin gjigantët bankarë
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u zotua të premten se aleanca veri-atlantike do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrohet në luftën kundër Rusisë "për aq kohë sa të ketë nevojë". Ai, gjithashtu, tha se NATO-ja do t’i ndihmojë vendit të shkatërruar nga lufta t’i transformojë forcat e armatosura në një ushtri moderne sipas standardeve perëndimore.
Në një konferencë për media para takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të NATO-s, që do të mbahet javën e ardhshme në Rumani, Stoltenberg kërkoi nga vendet anëtare që, ose individualisht ose në formë grupore, të vazhdojnë t’i ndihmojnë Ukrainës me armë dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. NATO-ja, si organizatë, nuk dërgon armatim.
“NATO-ja do të vazhdojë të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të ketë nevojë. Ne nuk do të tërhiqemi”, tha ish-kryeministri i Norvegjisë.
“Aleatët janë duke dërguar në mënyrë të paprecedentë mbështetje ushtarake dhe unë pres që ministrat e Punëve të Jashtme do të pajtohen ta rrisin edhe mbështetjen jovdekjeprurëse”.
Stoltenberg tha se anëtarët e organizatës 30-kombëshe të sigurisë i kanë ndihmuar Ukrainës me karburante, gjeneratorë, furnizime mjekësore, pajisje për dimër dhe pajisje për bllokimin e dronëve – veçanërisht tani që Rusia e ka sulmuar infrastrukturën e energjisë në Ukrainë.
“Në takimin tonë në Bukuresht, unë do të bëj kërkesë për edhe më shumë”, tha ai. “Në periudhën më afatgjatë, ne do t’i ndihmojmë Ukrainës të kalojë nga pajisjet e kohës Sovjetike në standardet, doktrinat dhe trajnimet moderne të NATO-s”.
Stoltenberg tha se ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, do t’i bashkohet grupit të ministrave për të diskutuar rreth nevojave më urgjente të vendit të tij, por edhe të diskutohet se çfarë mbështetje afatgjate mund të ofrojë NATO-ja.
Shefi i NATO-s tha se kjo mbështetje do t’i ndihmojë Ukrainës drejt anëtarësimit në këtë aleancë në të ardhmen.
Takimi në Bukuresht, që do të zhvillohet më 29 dhe 30 nëntor, mbahet gati 15 vjet pasi NATO-ja u kishte premtuar Ukrainës dhe Gjeorgjisë se një ditë mund të bëheshin anëtare të kësaj organizate, premtim ky që e kishte zemëruar shumë Rusinë.
Pjesëmarrës në këtë takim do të jenë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë - tri vende partnere që NATO-ja thotë se janë nën presion të shtuar nga Rusia.
Stoltenbergu tha se takimi do të tregojë se NATO-ja po “merr hapa të mëtutjeshëm për t’i ndihmuar ata ta mbrojnë pavarësinë e tyre dhe për ta përforcuar aftësinë e tyre ta mbrojnë veten”.
Që kur presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte urdhëruar pushtimin e Ukrainës para dhjetë muajve, NATO-ja e ka përforcuar mbrojtjen e aleatëve që janë fqinje me Ukrainën dhe Rusinë. Mirëpo, e kanë bërë këtë me kujdes që të mos përfshihet në një luftë më të gjerë me një fuqi nukleare si Rusia.
Por, Stoltenbergu nuk i bëri presion Ukrainës të nisë negociata për paqe me Rusinë. Diplomatë evropianë dhe të NATO-s kanë thënë që Putini nuk duket i gatshëm të ulet në tavolinë për bisedime të tilla.
“Shumica e luftërave përfundojnë me negociata”, tha ai. “Por, se çfarë ndodh në tavolinën e negocimit varet nga ajo që ndodh në fushën e betejës. Kështu që, mënyra më e mirë për t’i rritur mundësitë për zgjidhje paqësore është ta mbështesim Ukrainën”./REL
Dy gra që kanë akuzuar Jeffrey Epstein për abuzim seks...
Një mësuese nga Teksasi dhe dy asistentë të shkollës j...
Me ftesë të Gjermanisë, vendet anëtare të G7-ës pritet të ...
Gjenerali rus që mbikëqyrë luftën kundër Ukrainës ka përfi...
Gjykata Supreme i ka liruar nga paraburgimi tri infermiere...
Një gjyqtare në Kolumbi është pezulluar me 3 muaj pasi u s...
Azilkërkuesve pa familje nuk mund t'u shkurtohet asistenca...
Përgjatë disa ditëve këtë muaj, dhjetëra gra u grumbulluan...
Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer rreth 100 të burgosur, nga ...
Ai e ndihmoi dikur të mposhte Grande Armée të Napoleonit d...
Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ka dashur t...
Presidenti francez Emmanuel Macron përballet me probleme t...
Në deklaratën për shtyp pas përfundimit të punimeve të ses...
Organi më i lartë i Kombeve të Bashkuara për të drejta...
Presidenti francez, Emmanuel Macron përballet me probl...
Industria e armëve në Evropën Lindore po prodhon armë, pre...
Sezoni i blerjeve për festat e fundvitit 2022 fillon t...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha të e...
Kryeministri hungarez, Viktor Orban tha të enjten se P...
Dy persona kanë humbur jetën nga përmbytjet që përfshi...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...