Zelensky nuk tërhiqet/ Kërkon sërish kundërajrorë dhe furnizim të shpejtë me armë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi një ndihmë masive ushtarake për Ukrainën, të vlerësuar në rreth 6 miliardë dollarë. Siç njofton korrespondetja e "Zërit të Amerikës", Carla Babb, analistët thonë se ndihma është tepër e nevojshme në mënyrë që Ukraina të rifitojë avantazhin pas disa muajsh mungesash në municione.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, njoftoi paketën më të madhe të ndihmave për Ukrainën, me rreth 6 miliardë dollarë armatime të mëtejshme nga industria amerikane e mbrojtjes.
“Mund të siguroheni se do të veprojmë me shpejtësi maksimale që t’i mundësojmë këto kapacitete, sapo industria të mundet t’i prodhojë ato”, tha sekretari Austin.
Ukraina priti disa muaj që Kongresi amerikan të miratonte ndihmat e reja, ndërkohë që vazhdonin sulmet nga forcat ruse.
“Kanë fituar terren dhe ukrainasit kanë humbur terren, duke u tërhequr herë pas here sepse nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, duke ulur përdorimin e municioneve pasi nuk kishin mjaftueshëm”, thotë Brad Bowman, Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.
Kjo ishte një pikë qendrore e diskutimeve të premten të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Gjatë konferencës për shtyp që pasoi, "Zëri i Amerikës" shtroi pyetjen se kur pritet që ukrainasit të rifitojnë avantazhin.
“Nuk mundem të parashikoj një moment në të ardhmen se kur ukrainasit do ta kenë këtë mundësi, por ne mundemi të punojmë për këtë të ardhme. Mendoj se ka disa efekte afatshkurtra, pasi tani ukrainasve nuk do t’u duhet të ruajnë municionet, sepse e dinë që me këtë paketë ndihmash do të ketë furnizime të mëtejshme”, tha gjenerali CQ Brown, shef i shtabit amerikan.
Paketa e ndihmave prej 6 miliardë dollarësh mbështetet tek ligji për ndihmat ndërkombëtare prej 61 miliardë dollarësh të nënshkruar në fuqi të mërkurën nga presidenti Joe Biden.
Në këtë paketë ndihmash përfshihen sisteme kundërajrore, si dhe sisteme artilerie dhe municione.
Sekretari Austin nuk tha nëse paketa e ndihmave përmban raketa të tjera me rreze të gjatë ATACMS, por ai konfirmoi se ukrainasit tashmë kanë kapacitetet për të dyfishuar distancën e goditjeve me artileri.
“Është tashmë në dorën e tyre se si dhe kur t’i përdorin dhe shpresojmë që do të kenë efekte të mira”, tha sekretari Austin.
Analisti Brad Bowman pati bërë thirrje që Shtetet e Bashkuara të dërgonin sistemet me rreze të gjatë ATACMS në Ukrainë që në vitin 2022.
“Vonesa ka qenë shumë për të ardhur keq dhe ka patur pasoja në fushëbetejë, ashtu siç kanë patur shumë nga këto vonesa. Por, është shumë pozitive që janë dërguar. Ukrainasit i kanë përdorur tashmë me shumë efektshmëri dhe ju duhen të tjera”, thotë zoti Bowman.
Zyrtarët kanë përmendur shqetësimet se heqja e sistemeve me rreze të gjatë ATACMS nga rezervat amerikane do të dëmtonte gatishmërinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.
Sekretari Austin i tha "Zërit të Amerikës" se mungesat në rezerva nuk janë më problem, pasi Shtetet e Bashkuara kanë siguruar raketa të reja./ VOA
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u është lutur s...
Tajvani ka thënë se 12 avionë ushtarakë të Kinës janë futu...
Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste...
Vota historike që iu dha Kosovës më 16 prill në Asambl...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të premte...
Egjipti dërgoi një delegacion të nivelit të lartë në Izrae...
Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bas...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se Uashin...
Specialistët e Drejtorisë Kryesore të Inteligjencës së Ukr...
Bashkimi Evropian tha se do të japë edhe 68 milionë euro p...
Pamje nga lart shfaqin shkallën e shkatërrimit në pjesën q...
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, dhe pres...
Kompania kineze ByteDance, e cila e ka në pronësi "TikTok"...
Gazetaret dhe gazetarët e medias publike të Italisë, "RAI"...
David Pecker, ish-botues i tabloidit ‘National Enquire...
Ligjvënësit evropianë miratuan një rezolutë, ku bënë t...
Një problem teknik me kontrollin e pasaportave ka shkaktua...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, paralajmëroi se...
Sekretari i përgjithshëm i "Manos Limpias", organizatës që...
Një sasi e madhe kokaine u gjet në disa supermarkete në Be...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...