Baerbock: Regjimi iranian në 'anën e gabuar të historisë'
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do...

Shpërthimet tronditën shumë qytete anembanë Ukrainës të hënën, përfshirë sulme me raketa në Kiev për herë të parë pas disa muajsh, disa orë pasi presidenti rus Vladimir Putin e quajti një "akt terrorist" të organizuar nga shërbimet e posaçme të Ukrainës shpërthimin e së shtunës në urën që lidh Rusinë me territorin e aneksuar të Krimesë.
Rostyslav Smirnov, një këshilltar i ministrisë së Brendshme të Ukrainës tha se sipas informacioneve paraprake, të paktën tetë persona u vranë dhe 24 u plagosën në vetëm një nga sulmet në Kiev.
Kryebashkiaku Vitali Klitschko tha se shpërthime u raportuan në lagjen Shevchenko të qytetit, një zonë e madhe në qendër të Kievit që përfshin qytetin e vjetër historik si dhe disa zyra qeveritare.
Lesia Vasylenko, një deputete e parlamentit të Ukrainës, postoi një fotografi duke treguar se të paktën një shpërthim ndodhi pranë ndërtesës kryesore të Universitetit Kombëtar të Kievit në qendër të qytetit.
Gjetiu Rusia shënjestëroi zonat civile dhe infrastrukturën energjetike, ndërsa sirenat e alarmit për sulme ajrore u dëgjuan gjithandej Ukrainës, përveç Krimesë së aneksuar nga Rusia, për katër orë rresht.
Gazetarët e agjencisë së lajmeve "Associated Press" në qytetin Dnipro, panë trupa të shumë njerëzve të vrarë në një zonë industriale në periferi të qytetit.
Mediat ukrainase raportuan gjithashtu për shpërthime në një numër zonash tjera përfshirë qytetin perëndimor të Lvivit që është një strehë për shumë njerëz që ikin nga luftimet në lindje, si dhe në Kharkiv, Ternopil, Khmelnytskyi, Zhytomyr dhe Kropyvnytskyi.
Sulmet e shumëfishta ndodhën disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të zhvillojë një takim me këshillin e tij të sigurisë, teksa lufta e Moskës në Ukrainë po i afrohet momentit historik tetëmuajsh dhe forcat ruse përjetuan tërheqje poshtëruese nga fushëbetejat në zonat që po përpiqet t’i aneksojë nga një kundërsulm ukrainas javët e fundit.
Një ditë më parë, Vladimir Putini e cilësoi sulmin në urën e Kerçit në Krime një akt terrorist të kryer nga shërbimet e posaçme ukrainase. Në një takim të dielën me kryetarin e Komitetit Hetues të Rusisë, ai tha se "nuk ka dyshim se ishte një akt terrorist më synim shkatërrimin e infrastrukturës civile jashtëzakonisht të rëndësishme".
Presidenti rus paralajmëroi të hënën Ukrainën se do të përballet me përgjigje të ashpër nëse do të ketë ndonjë sulm të mëtejshëm si ai në Urën e Krimesë.
“Sot në mëngjes, me sugjerim të ministrisë së Mbrojtjes dhe sipas planeve të Shtabit të Përgjithshëm rus, u krye një sulm masiv me armë me saktësi të lartë dhe rreze të gjatë veprimi nga ajri, deti dhe toka në energjinë, komandën ushtarake të Ukrainës dhe objektet e komunikimit”, tha presidenti rus sipas jë përkthimi të agjencisë së lajmeve Reuters.
Në mes të sulmeve, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha në llogarinë e tij në rrjetin "Telegram" se Rusia "po përpiqet të na shkatërrojë dhe të na zhdukë nga faqja e dheut".
Ministri i Jashtëm Dmytro Kuleba shkroi se "taktika e vetme e Putinit është terrori mbi qytetet paqësore të Ukrainës, por ai nuk do ta shkatërrojë Ukrainën. Kjo është gjithashtu përgjigja e tij ndaj të gjithë atyre që duan të flasin me të për paqen: Putin është një terrorist që flet me raketa”, shkroi ai./ VOA
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do...
Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se "është optim...
Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masa...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukr...
Pekini dhe Taipei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Te...
Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bund...
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin ...
Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjello...
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Me temperaturat që po rriten ndjeshëm, Franca po detyrohet...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...