Moldavia: Raketat ruse që goditën Ukrainën kaluan përmes hapësirës sonë ajrore
Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shën...

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, tha se do të angazhohet që Bashkimi Europian të vendosë ndalime hyrjeje për ata që janë përgjegjës për shtypjen e protestave në Iran.
Baerbock i bëri komentet për gazetën "Bild am Sonntag", duke shtuar se BE do të ngrijë gjithashtu asetet e tyre në të 27 vendet anëtare të BE-së.
Ministrja e Jashtme gjermane kritikoi autoritetet iraniane me fjalët "Kushdo që rreh gratë dhe vajzat në rrugë, rrëmben njerëz që kërkojnë vetëm të jetojnë të lirë... është në anën e gabuar të historisë."
Më herët Baerbocku u kishte bërë thirrje udhëheqësve iranianë që të dëgjonin kërkesat e protestuesve, të cilët kërkonin të drejtat themelore.
Autoritetet iraniane kanë vepruar me dhunë kundër protestuesave në javën e tyre të katërt. Grupet e të drejtave të njeriut vlerësojnë se 185 vetë janë vrarë dhe qindra janë arrestuar.
Liderët iranianë në takim krize
Ndërkohë, liderët politikë të Iranit mbajtën një takim krize të dielën, ndërsa janë shtuar protestat për vdekjen e Mahsa Aminit.
Mahsa Amini, një grua kurdo-iraniane 22-vjeçare, vdiq në paraburgim policor në shtator, pasi u arrestua nga "policia e moralit" e Iranit me dyshimin se kishte thyer kodin e rreptë të veshjes së Republikës Islamike për gratë.
Vdekja e saj shkaktoi një valë të paprecedentë protestash në disa qytete të Iranit. Gratë kanë prerë flokët dhe djegur hixhabet e tyre në shenjë proteste kundër ligjit të hixhabit, i cili kërkon që gratë të mbulojnë flokët dhe të veshin rroba të gjata dhe të gjera.
Presidenti iranian Ebrahim Raisi, kryetari i parlamentit dhe kreu i gjyqësorit morën pjesë në takimin të dielën, bëri të ditur zyra presidenciale e Iranit.
Protestat vazhdojnë dhe lënë dy të vdekur
Takimi i krizës erdhi pasi të paktën dy protestues u vranë në një qytet me shumicë kurde në veri të Iranit të shtunën, sipas raporteve nga Rrjeti i të Drejtave të Njeriut të Kurdistanit me qendër në Francë dhe Organizata për të Drejtat e Njeriut Hengaw, e regjistruar në Norvegji.
"Forcat e sigurisë po qëllojnë mbi protestuesit në Sanandaj dhe Saqqez," tha Hengaw të shtunën, duke shtuar se policia e trazirave po përdorte gjithashtu gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit.
Javët e fundit, protesta kanë shpërthyer në disa qytete në të gjithë Iranin dhe protestuesit janë përplasur shpesh me forcat e sigurisë. Të paktën 185 persona, duke përfshirë disa fëmijë, janë vrarë gjatë trazirave, tha të dielën Human Rights Iran me qendër në Norvegji.
Hakerët marrin për pak kohë kontrollin e medias
Veç kësaj, transmetuesi publik i Iranit u morr peng nga piratët e internetit të shtunën mbrëma. Një maskë u shfaq fillimisht në ekran, e ndjekur nga një foto e Ayatollah Khamenei me flakë rreth tij.
"Gjaku i rinisë sonë është në duart tuaja”, lexohej në ekran. Grupi që pretendon se e shkroi, Edalat-e Ali (Drejtësia e Aliut), gjithashtu shtoi një mesazh në krye të ekranit: "Bashkohuni me ne dhe ngrihuni".
Ata shtuan një imazh të Aminit dhe tre personave të tjerë që ishin vrarë në trazirat gjatë javëve të fundit.
Pyetje për shkakun e vdekjes së Aminit
Raporti i mjekësisë ligjore shtetërore, i lëshuar në fillim të kësaj jave, thotë se vdekja e Amini nuk është shkaktuar nga një goditje në kokë dhe gjymtyrë. Në të nuk thuhet nëse ajo ka pësuar ndonjë lëndim.
Sipas medias shtetërore, raporti e lidhi vdekjen e Amini me probleme të mëparshme mjekësore.
Babai i Aminit tha se ajo kishte vende të mavijosura në këmbë dhe e konsideroi policinë përgjegjëse për vdekjen e saj./DW
Moldavia tha më 10 tetor se raketat rusen që kishin për shën...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se "është optim...
Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masa...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukr...
Pekini dhe Taipei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Te...
Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bund...
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin ...
Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjello...
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...