Monedhat e huaja në minimumin historik/ Kursi i këmbimit, 15 korrik 2026
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, thotë se "është optimist që në muajt e ardhshëm do të mund të arrihet një marrëveshje për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë, marrëveshje kjo ligjërisht obliguese". Sipas Kurtit, në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, që lehtësohet nga Bashkimi Europian, është krijuar një qasje e re. Kurti tha se "dialogu nuk duhet të shërbejë vetëm për menaxhim të krizave, por dialogu duhet të jetë për marrëveshje”. Këto deklarata, kryeministri i Kosovës i bëri gjatë seminarit të 102-të Rose-Roth të Asamblesë Parlamentare të NATO-s që këtë herë është mbajtur në Prishtinë.
"Tani jemi futur në një fazë të re, prej 18 gushtit të këtij viti. Kjo është fazë e re sepse tema e parë në zyrën e Josep Borrell në Bruksel, ishte korniza e përgjithshme e marrëveshjes. Pra, dialogim për marrëveshje. Tani unë jam shumë më optimist, sepse, krahasuar me të kaluarën, kur njohja e pavarësisë ishte në fund të procesit, dhe po shndërronte këtë çështje në motivim për zvarritje të procesit, tani njohja e ndërsjellë nuk është në fund, por në qendër të marrëveshjes”, tha Kurti.
Vuçiç flet për propozimin gjermano-francez
Në anën tjetër, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në një konferencë për medie në Beograd se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, por pa e njohur pavarësinë e saj. "Pozicioni i Serbisë po bëhet gjithnjë e më i ndërlikuar, sepse Perëndimi po përpiqet të zgjidhë çështjen e Kosovës me anëtarësimin e saj në OKB. Perëndimi mendon se me këtë do t'i marrë argumentet nga duart presidentit rus Vladimir Putin”, tha Vuçiç. Presidenti Vuçiç, tha se propozimi i Gjermanisë dhe Francës është një çështje për të cilën duhet biseduar dhe menduar”.
"Nuk mund ta hidhni nga dritarja propozimin që vjen nga dy nga vendet më të fuqishme, por nuk jam i sigurt që mund ta pranojmë”, tha Vuçiç. Sipas tij, "thelbi i dokumentit është që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në të gjitha institucionet dhe organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe Kombet e Bashkuara”. Serbisë, "do t'i përshpejtohej anëtarësimi në Bashkimin Evropian dhe do t'i ofroheshin përfitime të rëndësishme ekonomike”, tha Vuçiç. Ai ritheksoi se për Serbinë është e papranueshme që Kosova të jetë në OKB. Autoritetet në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistimin e një dokumenti të tillë. Ato thonë se zgjidhja e vetme është njohja e ndërsjellë.
Kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe presidenti i Francës Emmanel Macron, dy muaj më parë angazhuan këshilltarët për politikë të jashtme, Jenns Plettner dhe Emmanuel Beaune, që të shtyjnë përpara procesin e dialogut Kosovë-Serbi me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare për përmirësimin e raporteve. Të dy u bënë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandar Vuçiç që "të tregojnë vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.
Kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron, i takuan ndarazi të enjten në Pragë presidenten e Kosovës Vjosa Osmani-Sadriu dhe presidentin serb Vuçiç. Presidentja Osmani-Sadriu, tha se për dialogun me Serbinë "ka kërkuar të mbyllet sa më shpejt, me njohje të ndërsjellë", ku nuk do të prekej integriteti territorial dhe rendi kushtetues i Kosovës.
"Para presidentit Macron dhe kancelarit Scholz kam paraqitur vijat tona të kuqe, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e integritetit territorial, sovranitetin e vendit, kushtetutshmërinë e vendit, dhe parimin e unitaritetit të shtetit. Dhe po ashtu, potencova rëndësinë e jashtëzakonshme që Kosova të mbetet shtet funksional, pra mos të lejojmë zgjidhje të cilat më shumë shkaktojnë probleme sesa që sjellin më shumë paqe e stabilitet në rajon", deklaroi presidentja Osmani-Sadriu pas takimit me Scholz dhe Macron në Pragë të Çekisë./DW
Në Maqedoninë e Veriut është prezantuar pakoja e re e masa...
Victoria Maslova e ka braktisur fabrikën e saj me produkte...
Shpërthime të shumta kanë ndodhur në kryeqytetin e Ukr...
Pekini dhe Taipei janë deklaruar pasi shefi ekzekutiv i Te...
Gjatë një debati të zhvilluar në parlamentin gjerman, Bund...
Sipas përllogaritjeve të Institutit SORA për televizionin ...
Këtë vit Çmimi Nobel për Paqe iu dha aktivistit bjello...
“The Economist” Sot jo pak njerëz i kanë harruar luft...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se presidenti Joe Biden zhvil...
Pesë vite pasi termi “dosja Steele” hyri në fjalorin p...
Bullgaria është mes atyre vendeve që nuk kanë pranuar të f...
Ministria e Jashtme e Gjermanisë i bëri thirrje Bashki...
Brazili, dikur një vend me pak ndikim në trafikun e dr...
Zyrtarët ukrainas njoftuan se një breshëri raketash ruse g...
Duke reflektuar në luftën në Ukrainë, Papa Françesku i...
Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar masa për të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të dielë...
Partnerët e pabarabartë në kohën e bumit ekonomik bëhe...
Policia spanjolle, sipas të dhënave të saj, ka shkatër...
Një tjetër ngjarje e rëndë e abuzimit seksual me të mitur ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...