Zyrtari i lartë amerikan arrin në Kosovë, pritet nga e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA
Ka arritur në Prishtinë zyrtari i lartë i Departamentit am...

Lajmi i shuarjes më 12 korrik 2025 i diplomatit gjerman Werner Daum u komunikua në mediat shqiptare, pasi ai ndodhej këto ditë në Shqipëri, vendi ku përpara 35 vjetësh ishte i pari diplomat gjermano-perëndimor që hapi Ambasadën e RFGJ-së në Shqipërinë komuniste më 1987. Ai asokohe gjatë qëndrimit tre vjeçar në Shqipëri ka pasur një aktivitet intensiv përtej kufijve të diplomacisë duke u angazhuar për hapjen dhe afrimin e Shqipërisë me botën perëndimore. Ai vet në një intervistë historike për DW (2010) është shprehur, se "kam qenë më shumë një ambasador i shqiptarëve tek qeveria ime, se sa anasjelltas". Daum brenda një kohë të shkurtër falë edhe njohjes së gjuhës shqipe arriti t'i njohë shqiptarët dhe të hyjë në komunikim direkt me njerëzit, sikurse është shprehur ai vet: "Unë e kam dashur Shqipërinë që në fillim, i kam dashur shumë shqiptarët, atë natyrë të mrekullueshme me male dhe det, pyjet. Jam ndierë shumë mirë atje."
Ironi e fatit, që Daum ndërroi jetë pikërisht në Shqipëri, vendi ku punoi me pasion për hapjen dhe afrimin midis dy vendeve, njeriu që hapi portat e Ambasadës së RFGJ-së fund qershorin dhe fillim korrikun 1990 për pranimin e mijëra shqiptarëve, që në shenjë proteste ndaj sistemit vërshuan drejt selive diplomatike perëndimore për t'i dhënë goditjen e fundit regjimit komunist në Shqipëri, ngjarje që ka hyrë në histori si 2 Korriku.
"Shumë i kënaqur që hapa portat e ambasadës për shqiptarët"
Rreth kësaj ngjarjeje Daum në për DW më 2010 ka shpjeguar atë se çfarë ndodhi ato ditë. Ambasada gjermane pranoi rreth 3200 shqiptarë që kërkonin të largoheshin nga Shqipëria: "Unë dua të them se nuk ishin 3200 por 3199, por nuk ishte se shqiptarët erdhën në ambasadën gjermane. Shqiptarët e parë shkuan në ambasadën greke, unë kisha shumë miqësi me ambasadorin grek, ai quhej Kakabasis, fliste perfekt gjermanisht, kishte ndjekur një shkollë gjermane, ai ishte miku im më i mirë ndër diplomatët. Ai nuk ishte vetëm një mik që fliste gjermanisht si unë, por ne ishim edhe komshinj, pasi ambasada greke ndodhej direkt pranë ambasadës gjermane. Natyrisht që shqiptarët erdhën fillimisht në ambasadën greke, sepse ata ishin shqiptarë që vinin nga jugu i Shqipërisë dhe që flisnin greqisht, dhe mendonin se ndoshta ambasada greke mund t´i ndihmonte ata. Të parët ishin rreth 15 deri 25 veta, të tjerë shkuan tek ambasada egjiptiane, italiane, disa shkuan tek ambasada franceze. Dhe unë u dëshpërova që deri në ato momente asnjë nuk kishte ardhur në ambasadën gjermane. Mua më vinte turp dhe mendova se nuk është e mundur që njerëzit të kërkojnë strehim tek egjiptianët, grekët apo italianët, por jo tek ne. Dhe me ndërgjegje të plotë i thashë punonjësit të sigurimit të kufirit federal se që sot e tutje ambasada do të jetë e ndriçuar në mbrëmje, që të gjitha dritat do të ndizen, dhe se porta e madhe që sheh nga rruga do të lihet e hapur që të bjerë në sy, kanati i derës nuk do të jetë i hapur fare, por i pakyçur dhe kjo duhej të ishte e dukshme. Unë nuk mund ta duroja që njerëzit të mos kërkonin strehim në ambasadën gjermane. Kjo mori dhenë dhe njerëzit e parë erdhën, pastaj erdhën të tjerë, pastaj një kamion që prishi murin rrethues të godinës. Unë këto veprime i përshëndeta, por tani dua të them që kjo nuk u përshëndet nga qeveria ime dhe kjo mu tha në telefon. Unë komunikoja me qeverinë në Bon vetëm nëpërmjët linjës telefonike satelitore, pasi nuk mund të dërgonim fakse apo të shkruanim letra. Duhet thënë se qeveritë flasin për demokraci nëpër tryeza të dielave, por në aktivitetin e tyre ato e kanë për detyrë të ruajnë stabilitetin dhe jo të bëjnë një ndërhyrje aktive. Asnjë qeveri nuk do që amabsada e vendit të tij të mbushet me azilkërkues. Dhe kështu ndodhi, por unë sot jam shumë i kënaqur që e kam bërë këtë, madje edhe pse në kundërshtim me porositë e qeverisë sime.”
Se si e përjetoi Daum Shqipërinë pas ngjarjeve të korrikut?
"Qeveria ime vendosi që ne nuk duhej ta përsërsinim një gjë të ngjashme dhe kjo ishte e drejtë. Për mua personalisht ishte e qartë që ky ishte fundi i rregjimit, se mund të zgjaste ndoshta edhe gjashtë muaj apo një vit, por isha i sigurtë se situata nuk mund të stabilizohej më. Unë isha i bindur se procesi ishte vënë në lëvizje dhe se çdo gjë tjetër do të ndodhte vetvetiu në mënyrë të natyrshme. Qeveria e Bonit tha se gjendja është qetësuar, se njerëzit janë dërguar në shtëpitë e tyre, se unë do të hiqja flamurin gjerman nga ambasada dhe dera do të qëndojë e hapur, kurse unë do të luaja zyrtarisht rolin e kujdestarit të shtëpisë. Kështu unë vazhdoja të merrja rrogën por nëse dikush vinte aty kjo nuk ishte më ambasadë por një shtëpi. Kështu qëndrova rreth një muaj derisa mora një telefonatë nga Boni, prej nga mu njoftua që duhet ta lë Shqipërinë menjëherë, kjo ishte edhe dëshira e palës shqiptare, paçka se unë isha tani vetëm kujdestar i shtëpisë. U largova me makinën time, me fotografitë e prindërve të mi dhe me bizhuteritë e mamasë sime e disa gjëra të mia private. Teksa udhëtoja një grua e moshuar iu afrua makinës dhe theu xhamin e saj me një gur. Kështu udhëtova pa xham deri në Beograd pas 16 orë udhëtimi dhe arrita në ambasadën gjermane atje. Dy ditë më vonë më thanë se unë isha bërë jeshil në fytyrë dhe se nuk kishin parë ndonjëherë një fytyrë të tillë. Gruaja ime, e cila ndodhej në Beograd fillimisht nuk më njohu. Dua të theksoj se unë isha krenar për rolin tim aktiv në një pikë kthese në historinë evropiane, jo vetëm kundër atij rregjimi kriminal në Shqipëri, por edhe kundër qëndrimit kundërshtues të qeverisë sime, që në fakt ishte i kuptueshëm.”
Karriera profesionale
Werner Daum lindi më 14 korrik 1943 në Nyrnberg, studioi në Piza, Beirut dhe në Universitetin Amerikan në Kajro duke u diplomuar në jurispundencë në Frankfurt mbi Main. Si pjesëtar i shërbimit diplomatik të Ministrisë së Jashtme të RFGJ-së stacionet e tij si diplomat kanë qenë, Jemeni, Sudani, Shqipëria, drejtor i përfaqësisë gjermane në seksionin e të Drejtave të Njeriut në Gjenevë. Daum krahas aktivitetit diplomatik ka lënë pas disa botime mbi historinë e kulturës për Shqipërinë "Shqipëria mes kryqit dhe gjysmëhënës” si dhe botime për Jemenin e Sudanin./ DW
Ka arritur në Prishtinë zyrtari i lartë i Departamentit am...
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka reaguar lidhur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, k...
Rusia i ka shënjestruar sërish të shtunën qytetet ukrainas...
Presidenti Donald Trump ka njoftuar se Bashkimi Evropian d...
Rusia i ka shtuar sulmet kundër Ukrainës në mënyrë masive,...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë...
Sipas të dhënave të OHCHR-së, gjatë 10 javëve të fundit në...
Uji më i ngrohtë në bregdet mund të duket i këndshëm për j...
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar për një arm...
Një raport paraprak mbi rrëzimin e Air India në qershor ka...
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi vendin e shkatërr...
Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të kryer...
Moska ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 500 vende kul...
Parlamenti portugez e riklasifikoi sot përdhunimin si krim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania ...
Parlamenti i Greqisë miratoi të premten një pezullim tremu...
Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukra...
A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? Parlamen...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...