OKB: Gati 800 të vrarë pranë qendrave të ndihmës në Gazë
Sipas të dhënave të OHCHR-së, gjatë 10 javëve të fundit në...

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë deklaratat e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që Beogradi zyrtar ka kërcënuar me përshkallëzim konflikti me Prishtinën.
“Nuk e kemi angazhuar asnjë ushtar, nuk e kemi nisur asnjë makineri, as nuk na shkon mendja, ne duam të punojmë, të ndërtojmë”, ka thënë Vuçiç më 12 korrik.
Dy ditë më parë, më 10 korrik, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se ka “informacion të besueshëm” se presidenti amerikan, Donald Trump e ka “parandaluar së fundmi” një përshkallëzim të mundshëm të situatës së sigurisë të drejtuar nga Serbia në Kosovë.
“Sa i përket Vjosa Osmanit, që kinse jemi duke u përgatitur për konflikte, këtë mëngjes e kam pasur një takim me përfaqësuesit më të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit që janë duke e vizituar Serbinë… a mendoni që mund të bëhet diçka pa e ditur amerikanët dhe kinezët se çfarë po ndodh?”, ka pyetur Vuçiç.
Ai ka përmendur më herët gjatë ditës se në takim me përfaqësuesin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan kanë diskutuar për çështje globale, marrëdhënie bilaterale dhe sigurinë e Ballkanin Perëndimor.
“E theksova që Serbia mbetet e vendosur për ruajtje të paqes dhe stabilitetit, dhe që dialogun e shohim mënyrën e vetme për zgjidhje të çështjeve të hapura dhe për respektim të ligjit ndërkombëtar”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në Facebook.
Në postimet e tij në rrjetet sociale, Vuçiç nuk ka ofruar hollësi nëse ka diskutuar me zyrtarin amerikan për deklaratat e fundit të presidentes Osmani apo ato të presidentit Trump.
Qeveria në detyrë e Kosovës dhe as Ministria në detyrë për Punë të Brendshme nuk u janë përgjigjur kërkesave të Radios Evropa e Lirë për të treguar më në hollësi për rrezikun e sigurisë nga Serbia dhe se për çfarë përshkallëzimi të situatës bëhet fjalë.
Beogradi zyrtar ka thënë se deklaratat e Osmanit janë “të rreme”.
Pretendimet e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ka parandaluar një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë, kanë tërhequr vëmendje, por edhe kanë krijuar konfuzion, pasi në opinionin publik mungojnë detaje - të tilla si periudha kohore në të cilën ka mundur të ndodhte një përshkallëzim i tillë.
Çfarë tha Trump?
Presidenti Trump, shkroi në rrjetin Social Truth më 15 qershor se gjatë mandatit të tij të parë presidencial, Kosova dhe Serbia po “shkonin drejt një konflikti serioz” dhe se lufta ishte në prag të shpërthimit, por se ai e ndaloi atë.
Ai e akuzoi pasardhësin e tij të atëhershëm, ish-presidentin Joe Biden, se “ka dëmtuar perspektivën afatgjate me disa vendime shumë të pakuptimta”, por se ai “do ta rregullojë sërish”.
“Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova po luftonin ashpër, siç kishin bërë për dekada të tëra, dhe ky konflikt i gjatë kërcënonte të përshkallëzohej në luftë. Unë e ndalova atë”, shkroi Trump.
Pastaj, në një konferencë për mediat në Shtëpinë e Bardhë më 29 qershor, ai tha se, në muajt e fundit, SHBA-ja ka ndaluar ose parandaluar konflikte midis disa palëve, përfshirë Serbinë dhe Kosovën.
“Serbia, e dini, po përgatitej për luftë, me një grup që as nuk do ta përmend, sepse nuk ndodhi. Ne arritëm ta parandalonim, por kam një mik në Serbi që tha se do të shkojë përsëri në luftë. Nuk do të them se është Kosova, por është Kosova. Ata po përgatiteshin për një luftë serioze, ne e parandaluam. E parandaluam për tregti. Ata donin të tregtonin me Shtetet e Bashkuara. Unë thashë: ne nuk tregtojmë me ata që luftojnë”, tha Trump.
Pastaj, më 9 korrik, ai përsëriti se e kishte ndaluar luftën në rajon, duke kërcënuar se do ta pezullonte tregtinë.
“Kam arritur të zgjidh shumë situata, si ajo me Indinë dhe Pakistanin, Kosovën dhe Serbinë. Thashë: a do të luftoni? Ne nuk do të bëjmë tregti. Dhe, duket se kjo ka qenë mjaft e suksesshme”, tha Trump.
Këto deklarata vijnë në një kohë kur tensionet mes Kosovës dhe Serbisë mbeten të larta, sidomos në veri të Kosovës, ku shumica e popullsisë është serbe.
Përshkallëzimi i situatës në veri të Kosovës kulmoi në shtator të vitit 2023 kur një grup i armatosur serbësh, i udhëhequr nga Millan Radoiçiq - ish-nënkryetar i Listës Serbe - sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë dhe vrau një rreshter policie.
Kosova e përshkroi sulmin si terrorist dhe e akuzoi Serbinë se qëndron pas tij - gjë të cilën Beogradi zyrtar e mohoi.
Osmani e përmendi këtë sulm në Uashington, duke thënë se ngjarjet e tilla konfirmojnë se ekziston një rrezik real për incidente të ngjashme në të ardhmen, prandaj, tha ajo, është e rëndësishme që të ketë jo vetëm frenim ushtarak, por edhe politik të Serbisë nga planet e tilla./ Rel
Sipas të dhënave të OHCHR-së, gjatë 10 javëve të fundit në...
Uji më i ngrohtë në bregdet mund të duket i këndshëm për j...
Negociatat midis Izraelit dhe Hamasit në Katar për një arm...
Një raport paraprak mbi rrëzimin e Air India në qershor ka...
Presidenti amerikan Donald Trump vizitoi vendin e shkatërr...
Të paktën tre persona janë vrarë në sulmet ajrore të kryer...
Moska ka shkatërruar ose dëmtuar më shumë se 500 vende kul...
Parlamenti portugez e riklasifikoi sot përdhunimin si krim...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se Uashingtoni...
Presidenti amerikan Donald Trump dhe Zonja e Parë Melania ...
Parlamenti i Greqisë miratoi të premten një pezullim tremu...
Sipas vlerësimeve të Kievit pas përfundimit të luftës Ukra...
A është afruar marrëveshja tregtare me SHBA-në? Parlamen...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha sot se SHBA...
Këtë të enjte, në Romë, u zhvillua Konferenca e Rimëkëmbje...
Më shumë se 500 persona u transferuan në portin e Lavriosp...
Komisioni Europian ka bërë të ditur se do t'i ndajë 2.3 mi...
Ligjvënësit e Bashkimit Europian organizojnë të enjten vot...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u takua sot me të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po zhvillon një vizitë...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...